E Enjte, 23 Maj 2013E Enjte, 23 Maj 2013

Facebook teston opsionin ‘Ruaj pėr mė vonė’

Nga Express | 02 Gusht 2012 17:43
Madhësia e tekstit:

Rrjeti social ėshtė duke testuar njė opsion tė ri si pėr faqen nė versionin desktop ashtu edhe pėr atė mobile. Ai quhet ‘Ruaj pėr mė vonė’ (Save for later) dhe ju lejon tė ruani postime nė njė folder ruajtjeje (Saved folder).

Kjo karakteristikė ngjan me atė nė Twitter, kur shtohet njė cicėrimė nė ‘Tė preferuarat’ (Favorites).

Ky folder gjendet nė Apps tek Facebook pėr iOS si dhe tek versioni desktop. Pėr tė ruajtur njė postim, mbani tė shtypur opsionin dhe do tė shfaqet njė mesazh ‘Save’. Nė Facebook desktop, opsioni Save mund tė gjendet nėn postimet, ngjitur me Shpėrndaj, Komento dhe Pėlqej.

“Po testojmė kėtė karakteristikė tė re pėr tė ruajtur postimet me njė pėrqindje tė vogėl pėrdoruesish”, u shpreh kompania.

Sipas iMore, miqtė nuk do tė vihen nė dijeni nėse i ruani postimet e tyre, njė veēori kjo qė e dallon nga ‘Tė preferuarat’ e Twitter.

Deri tani nuk dihet ende nėse ky opsion do tė jetė i gatshėm gjerėsisht. Psh. Facebook e la vetėm njė ditė opsionin ‘Find Friends Nearby’ para disa kohėsh.

Qė nga e marta, ky opsion i ri ėshtė i disponueshėm vetėm pėr disa iPhone, iPad dhe pėrdorues desktopi. iMore shkruan se kjo karakteristikė nuk ka nevojė pėr pėrditėsim, pasi do tė shfaqet vetė automatikisht. (PCWorld Albanian)