Konsistencė Patetizmi
25 Korrik 2009 09:32Gjenerata shqiptarėsh janė rritur me bindjen se Europa nuk ka zgjedhur mjete pėr tiu bėrė padrejtėsi. Kėto ditė u rishfaqen argumentet e tilla patetike, ndonėse BEja ėshtė garant i pavarėsisė sė Kosovės dhe pėrkundėr faktit se integrimi europian po i kushton Serbisė me pranim tė shtetit tonė.
Pas presioneve diplomatike nė bisedimet disamujore me diplomatėt europianė dhe amerikanė nė vjeshtėn e vitit 2008, Serbia kishte pranuar shtrirjen e Misionit EULEX nė gjithė territorin e Kosovės.
Ideja iniciale e misionit buron nga pakoja e Emisarit Martti Ahtisaari, e cila e rregullon Kosovėn si shtet tė pavarur. UNMIKu ėshtė tėrhequr nga pėrgjegjėsia nė terren, kurse EULEXi monitoron drejtėsinė, policinė dhe doganat kosovare.
Mė herėt gjatė kėtij muaji, Qeveria e Serbisė u pajtua me kushtet e Komisionit Europian pėr liberalizimin e regjimit tė vizave. Beogradi firmosi njė dokument qė, pėrkundėr beneficioneve tė mėdha, ndante fatin e popullit serb me serbėt kosovarė. Kėta tė fundit, do tė mund tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e Bashkimit Europian atėherė kur kjo mundėsi do tu jepet edhe mė shumė se 90 pėr qind tė qytetarėve tjerė tė Kosovės.
Pothuajse paralelisht ndodhėn edhe disa zhvillime nė terren - nė veri tė Kosovės. Policėt e revoltuar me Deklaratėn e Pavarėsisė u kthyen nė punė; punonjėsit e parė serbė u rishfaqen nė Gjykatėn nė veri tė Mitrovicės; lideri bandit Milan Ivanovic u paraqit pėr intervistė hetimore nė polici nėn dyshimet e njė prokurori tė EULEXit pėr vepra serioze, kurse niveli i kontrabandės sė mallrave ėshtė zvogėluar radikalisht.
Kėto janė episode tė njė procesi tė vetėm. Qeveria serbe kurrė nuk do ta kishte pranuar misionin EULEX, kriteret specifike pėr liberalizimin e vizave e as aksionet nė veri tė Kosovės po tė mos ishin ambiciet dhe nevojat e saj pėr tiu bashkuar BEsė.
Serbia po vė laps nė pranimin indirekt tė realitetit tė pavarėsisė sė Kosovės dhe po pėrshtatet me realitetin nė terren, duke lėvizur drejt procesit tė integrimit europian.
Nga aspekti i trajtimit moral, ose atij tė drejtėsisė, shtrohet pyetja si serbėt e Bosnjės u favorizuan pėrpara myslimanėve, pra xhelati pėrpara viktimės. Gjithnjė mbi parimin e moralit dhe tė drejtės historike, edhe shqiptarėt e Kosovės kishin tė drejtė qė u hidhėruan me progresin e serbėve tė cilėt pikėrisht kanė qenė ndėr faktorėt e prapambetjes sonė pėr dekada me radhė. Nė fund tė fundit, ky rajon ka mundur tė ketė qenė brenda BEsė ndoshta edhe para Polonisė dhe Ēekisė, po tė mos kishte qenė Serbia njė distributore e tensioneve, dhunės dhe luftėrave.
Megjithatė, nė zhurmėn kosovare, kishte njė dominim patetizmi. Edhe njė herė i dėgjuam argumentet pėr Europėn plakė me shpirtin e saj tė ēeliktė, qė i shpėrblen vetėm miqtė e djallit. Dhe prapė sollėm ndėrmend gjithė kalendarin e padrejtėsive tė saj kundėr shqiptarėve pėr shekuj me radhė.
Parlamenti i Kosovės ėshtė ndoshta njė reflektim perfekt i asaj ēfarė ofron shoqėria kosovare aktualisht. Me argumente tė tilla patetike nė ambiente elitare intelektuale, nuk ėshtė larg mendsh qė njė ditė tė shohim edhe liderė qė janė prodhim i tyre - duke institucionalizuar politika zyrtare patetike.
Argumentet antieuropiane u pėrsėritėn, ndonėse, ta zėmė, Franca dhe Gjermania i patėn dhėnė njė legjitimitet tė fuqishėm pavarėsisė sė Kosovės duke e njohur me shpejtėsi Deklaratėn e 17 shkurtit 2008. Si ėshtė e mundshme tė harrohet momenti kur Nicholas Sarkozy, Presidenti i Francės, teksa vizitonte njė shkollė nė Paris disa ditė para pavarėsisė sonė u tregonte nxėnėsve se nė hartėn e Europės njė shtet i ri do tė figuronte nė Ballkan.
Ah, kėto dy shtete bėjnė sikur thotė Amerika, do tė thoshin! Franca dhe Gjermania janė aleatė tė SHBAsė, por nuk e kishin pėrkrahur kur ajo ndėrhyri nė Irak.
Ēfarė do tė ndodhte po qė se Franca, qė ėshtė lidere e Bashkimit Europian dhe themeluese e kėtij unioni 50 vjet mė parė, do tė bėhej hezituese?
Jo se duhet ti gėzohemi mbetjes jashtė hapėsirės sė liberalizuar tė vizave pėr njė periudhė tė shkurtė, por nėse e duam suksesin e kėtij shteti, duhet ti shfrytėzojmė shanset tona historike. Bashkimi Europian, pėr shkak tė raportit qė ka ndaj Serbisė, ėshtė arma mė e fuqishme. Pėr mė shumė, ky bllok, 81 pėr qind e sė cilit e ka njohur vendin tonė, ėshtė faktikisht garant i pavarėsisė sė Kosovės.
Serbia nuk ėshtė tėrhequr nga qėllimet e saj ndaj Kosovės.
Muajin e kaluar Presidenti serb Boris Tadic u bėri thirrje tė hapur serbėve tė Kosovės tė mos marrin pjesė nė zgjedhjet lokale tė 17 nėntorit. Me veprime tė ngjashme, ai dėshiron ti ruajė pozicionet aktuale mes serbėve dhe shqiptarėve, pėrderisa vazhdon procesi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Liderėt serbė e kuptojnė se ēdo sinjal pozitivi integrimit pas pavarėsisė do tė mund tė shkonte nė dėm tė kauzės sė tyre nė Gjykatėn e Hagės.
Sikurse tregoi debati i kohės sė fundit nė Serbi, liderėt nė Beograd do tė pėrpiqen me ēdo kusht ta kthejnė Kosovėn nė tavolinėn e bisedimeve nėse Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tu hapė ndonjė shteg. Ata do tė tentojnė ti joshin qendrat vendimmarrėse qoftė edhe me propozimin pėr ndarjen territoriale, pėr shkėmbimet territoriale etj.
Pėrball kėtyre qėllimeve tė Serbisė, tė cilat duhet tė merren seriozisht, Kosova do tė lėvizė e patrazuar vetėm me marrėdhėnie tė fuqishme me Brukselin, tė vendosura nė njė strategji tė menduar mirė.
Njė strategji e tillė do tė pėrbėhej prej tri elementeve bazė: shfrytėzimin mė tė mirė tė pranisė sė BEsė dhe fondeve tė saj nė vend; qeverisjen mė tė mirė tė mundshme pėr realitetin tonė brenda territorit dhe investimin masiv, pa u dorėzuar, nė integrimin e serbėve, pėrmes mjeteve politike, ekonomike dhe arsimore.
Komentet ()