Shenja njerėzore
25 Janar 2012 12:08, Nga Ilir MirenaDy fjalė pėr Facebookun, lėndimin dhe kėrkimfaljen si natyrė njerėzore, si dhe refuzimin pėr ndjesė ndaj atyre qė janė tė gatshėm ta ēojnė vendin nė humnerė pėr teket e tyre personale.
Ēfarė pėrbėrėsish tė kombinohen, qė nė rrethana tė volitshme tė nxisim njė reaksion tė cilin e dėshirojmė?
Kjo ėshtė ajo pyetja, qė ma merr mendja, secili ia parashtron vetes, para se tė ulet e tė nisė tė shkruajė diēka.
Dhe, mundėsisht ti pėrmbahet deri nė fund kėtij rregulli fantom.
Pėr mė shumė se njė dekadė kam qenė i angazhuar nė media tė ndryshme nė Kosovė. Kohė jo ndoshta edhe aq e gjatė, por e mjaftueshme sa pėr ti lėnė do shenja, qė rėndom quhen defekte profesionale, qė shpesh edhe ske si i kontrollon. Jo pak herė ato dinė tė bėhen edhe tė zararshme. Defekti shkon e pėshtillet mė dėshirėn qė kur do tė shkruash dhe publikosh diēka, pėrpiqesh ta thuash tė ambalazhuar pak me agresivitet, pak me sensacion, pak cinizėm, e nėse mbetet vend, i shton edhe pak humor. Dhe, esenciale janė emrat. Pa emra tė pėrveēėm, njė shkrim ėshtė gjella me kripėn e harruar. Meqė shkruajm pėr njerėz dhe jo pėr peshq, brenda tij duhet tė ketė emra. Them se sa pėr fenomene, lexuesit para se tė humbin kohė me mua ose me cilindo qė shkruan nė mediat tona, do tė zgjedhin tė lexojnė Kantin ose Hegelin. Dhe kur mbesim te emrat, sa mė irritues nė mendjen tuaj ai tė cilit ia keni pėrgatitur kanonaden tuaj, gjithēka ndaj tij rritet me progresion gjeometrik - me synimin e qartė qė tė paktėn pėr disa ditė ajo qė thuhet tė zė pak vend diku.
Pjesė e hijes sė gjatė tė gazetarisė, qė ende me ndjek, duhet tė ketė qenė edhe statusi im i para njė jave nė rrjetin social Facebook, pėrdorues i tė cilit jam prej vitit 2007. I shkruar pėr tu ndarė mes miqsh qė i kam brenda faqes sime, me njė shpejtėsi marramendėse brenda disa ditėsh ai u bė statusi mė i famshėm i Facebookut qė dikush e ka shkruar deri mė sot nė Kosovė. Kjo, falė edhe sforcimit tė qėllimshėm tė disa mediave, por kjo mbetet pėr tu sqaruar pas konsultave qė jemi duke bėrė mė njė grup juristėsh pėr tė parė se deri ku shtrihet kufiri mes privates dhe publikes nga ajo qė thuhet e bėhet nė Facebook.
Ėshtė pjesė e natyrės sė njeriut, qė shpesh dhe pa dashje tė lėndojė tė tjerėt. Nė njė ēast dobėsie, mėllefi. Por, po ashtu, duhet tė jetė pjesė e natyrės njerėzore edhe kėrkimfalja, kur tjetrin e kemi bėrė tė ndjehet keq. Falje i kėrkojnė popujt njėri-tjetrit, politikanėt pėr gafat a skandalet e tyre, pop-ikonat e deri tek kėrkimfaljet brenda familjes kur mė tė dashurve u shkaktojmė telashe.
Duke krahasuar vizuelisht njė situatė tė tanishme, unė padashje kam lėnduar dhe prekur ndjenjat e atyre kosovarėve tė cilėt nė vitin 1999 kanė qenė refugjatė nė Bllacė. Ėshtė e vėrtetė, qė as unė e as familja ime e ngushtė nuk kemi qenė nė kampin e Bllaces. Kemi qenė nė Kosovė. Pėr njė vit rresht, unė kam qenė nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, si vullnetar qė kisha ardhur nga diaspora. Kryesisht nė Brigadėn Fehmi Lladrovci. Ndėrsa, familja ime e ngushtė gjatė bombardimeve tė NATOsė kanė qenė tė strehuar nė fshatin Marefc, tek familja e patriotit Bislim Makolli.
Para se tė kthehesha nė Kosovė, nė maj tė vitit 1998, gjatė viteve nė diasporė e kam parė dhe ndjerė personalisht se sa fyese dhe poshtėruese ėshtė pėr njė qenie njerėzore tė jesh refugjat. Tė pakėt janė ata kosovarė qė nuk e kanė pėrjetuar nė lėkurėn e tyre kėtė fyerje.
Prandaj me gjithė rrezikun qė nė kėtė vend kėrkimfalja tė keqkuptohet - duke ndjerė me ta, tė gjithė atyre kosovarėve tė cilėt kanė pėrjetuar kampin e Bllacės, u kėrkoj ndjesė tė sinqertė dhe shpreh keqardhjen time tė thellė qė pa dashje i kam bėrė tė ndjehen tė ofenduar me reminishencat e asaj qė kishin pėrjetuar nė vitin1999.
Por, as nuk e kam ndėrmend tu kėrkojė ndjesė atyre qė pėrfaqėsojnė partinė politike tė Vetėvendosjes.
Ngase, ata sot nė vendin tonė kanė marrė nė dorė flamurin e ringjalljes se ideve tė cilat diku tjetėr mėsohen vetėm nė tekste tė historisė.
Jo ndjesė pėr ata tė cilėt janė tė gatshėm qė vendin tonė ta shpien nė humnerė pėr teket e tyre personale. E, kėto teke nuk shkojnė pėrtej atij obsesionit pėr marrjen e pushtetit me ēdo kusht dhe me tė gjitha mjetet.
Fatmirėsisht, ata kanė mbetur tė braktisur nga qytetarėt e kėtij vendi. Qytetarėt nuk do tu shkojnė pas atyre tė cilėt ditėn mbajnė nė dorė flamujt kuq e zi, e natėn timonin e mauneve. Edhe pse assesi tė binden, pėr dy herė sa provuan tė marrin nėn kontroll Doganat e Kosovės, qytetarėt ua dėshmuan se nuk e kanė ndėrmend tė bėhen pasues tė halucinacioneve tė tyre kundėr mullinjėve tė erės. Duke mos pranuar kėshillėn e askujt, as tė atyre pa ndihmėn e tė cilėve nuk do tė ktheheshim kurrė nga Bllaca, kėta privatizues tė patriotizmit, vendosėn qė sėrish anėtarėsin e vet ta nxjerrrin pranė dy pikave kufitare.
Herėn e dytė, ditėn kur tashmė shfaqja e tyre po merrte karakter komik, ata nuk qenė nė gjendje qė simpatizuesve tė tyre tė paktėn tu siguronin nga njė batanije dhe karrige autobusi, sa pėr ti kthyer nė ngrohtėsinė e shtėpive tė tyre.
Kryeneqėsia nuk i la tė pranojnė rekomandimin as tė opozitės, tė krejt miqėve ndėrkombėtarė, e as tė kritikuesve dhe opinionshkruesve mė tė ashpėr ndaj Qeverisė sė Kosovės pėr tė hequr dorė nga bllokimi i kufijve.
Tani kur po shkruaj kėtė shkrim ndodhem nė ndėrtesėn e Parlamentit Europian. Aty po debatohet njė Rezolutė pėr Kosovėn, e propozuar nga mikja e vendit tonė, Ulrike Lunacek. Edhe kėtu po dėgjohen kritikat mė tė ashpra pėr qasjen qė kjo parti politike ka zgjedhur duke mos zgjidhur asgjė.
Prandaj, tė tillė ēfarė janė sot, nuk u kėrkoj ndjesė pėr asgjė. Dhe nuk heq asnjė presje nga ajo qė gjithmonė kam thėnė pėr ta.
Sepse, elementė tė domosdoshėm tė mbijetesės politike, kjo parti ka zgjedhur krijimin e armiqėsive dhe tensionit nė Kosovė.
Ndryshe edhe nuk dinė.
P.S: Nė kėtė shkrim pėr Express, i kam kėrkuar redaksisė qė nė publikimin online tė tij tė mos lejojė komentimin nga lexues qė fshihen prapa emrave tė rrejshėm. Nuk ndiej nevojė qė tė bėhem pjesė e kėtyre forumeve, tė cilat fatkeqėsisht janė shėndrruar nė teatėr tė jo tolerancės, ekstremizmit, padijes, racizimit tė shprehura pėrmes njė gjuhe pornografike.