Aventurat e Vetėvendosjes
12 Janar 2012 12:44, Nga Ilir Mirena Pėr aksionet e tyre politike, Vetėvendosje, ka huazuar recetat e Zvonko Veselinoviqit.
Vetėvendosje, si parti qė nuk ofron shpresė pėr kėtė vend, por servon tė kaluarėn, ndodhet nė vlugun e punėve pėr tė mashtruar sa mė shumė qytetarė qė mė 14 janar tė jenė nė Merdare.
Mendoj se shamata e partizanėve tė Vetėvendosjes pėr bllokimin e kufijve tė Kosovės me Serbinė duhet vlerėsuar nė tri rrafshe: sė pari sa i panevojshėm ėshtė ky aksion, sė dyti sa i dėmshėm ėshtė pėr imazhin e vendit, dhe nė fund, sa i rrezikshėm mund tė jetė pėr stabilitetin e brendshėm tė vendit.
Sdo shumė mend, e as shumė mund pėr tu sqaruar se sa i panevojshėm ėshtė i gjithė ky aksion. I panevojshėm, ngase masat e reciprocitetit me Serbinė janė duke u zbatuar nė tėrėsi, sipas asaj qė ėshtė arritur nė negociatat nė Bruksel. Nė tė dy anėt e vendit mallrat dhe njerėzit janė duke qarkulluar pa probleme tė mėdha dhe lirshėm. Benifitet nga hapja e kėtyre kufijve janė tė mėdha, si pėr prodhuesit ashtu edhe qytetarėt tanė. Se sa ėshtė i nevojshėm qarkullimi nė kėto pika kufitare e kemi parė kėto ditė. Bllokada njėditore krijoi kolonat e kosovarėve disa kilometra tė gjata dhe deri 20 orė pritjeje. Ato kolona tė veturave janė mesazh pėr tė gjithė ithtarėt e modelit koreano-verior tė izolimit tė vendit, dhe barometėr i qartė se sa pėrkrahen tek qytetarėt jakobinėt e Vetėvendosjes.
Fanatikėt e VVsė, si gardianė tė zgjidhjeve ekstreme, si pėr asgjė tjetėr, nuk kanė asnjė alternativė tu ofrojnė qytetarėve qė nevojat dhe hallet i shtynė tė pėrdorin territorin e Serbisė.
Prandaj, ky aksion ėshtė plotėsisht i panevojshėm, por me zarar tė madh pėr imazhin e vendit.
Me barrikadat nė kufi, njė parti politike po kopjon tėrėsisht mėnyrat e presionit politik tė cilat i pėrdorėn pėr disa muaj rresht bandat e kriminelėve serbė tė veriut pėr tė luftuar kundėr njė parimi fundamental human siē ėshtė lėvizja e lirė. Tė dehur nga lakmia pėr pushtet, besoj pa vetėdije, liderėt e VVsė kanė vendosur qė pėr veprimet e tyre politike tė huazojnė mėnyrat e shantazhit sipas recetave tė kriminelit Zvonko Veselinoviq. Edhe ikonografia qė do tu pėrcillet mediave tė vendit dhe tė huaja ėshtė pak a shumė e njėjtė. Mbi tė gjitha e shėmtuar.
Do tė shohim trushpėrlarė nė pėrpjekje pėr tė mbyllur kufirin, njėkohėsisht duke u ankuar se jemi vendi i fundit nė Ballkan qė nuk mund tė lėvizim pa viza. Entuziastė tė vonuar tė revolucionit kombėtar, tė grumbulluar rreth zjarreve do tė lėshojnė hijet e njė kohe tė cilėn besuam se pėr tė fundit herė e pamė duke dhėnė shpirt nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Veprimet e tilla tė papėrgjegjshme tė njė partie politike, fatkeqėsisht me sjellje fashiste, ndodhin bash nė kohėn kur Kosova pritet tė nisė dialogun pėr heqjen e vizave me BEnė. Dalldia pėr pushtet e drejtuesve tė Vetėvendosjes i vė pikėpyetje aspiratės sė gjithė qytetarėve tanė tė cilėt duan tė dalin e tė kthehen nė kėtė vend pa ndjenjėn pėrulėse qė tė krijon procesi i marrjes sė njė vize. Uzurpatorėt e njė patriotizmi primitiv, duke u tallur me ne, kanė vendosur tu vėnė flakėn ėndrrave tona - qė kurrė nuk i kemi pasur aq afėr sa tani.
Nė kohėn kur kufijtė nė veri tė vendit na i ruajnė ushtarėt e KFORit, nė kohėn kur dridhemi nga frika se mos rastėsisht ushtarėt amerikanė largohen nga vendi, qytetarėve tė vendit tonė, fqinjėve, Europės, SHBAsė dhe gjithė atyre qė na janė gjendur nė ditėt mė tė rėnda, nga kazani i politikės sė Vetėvendosjes u ofrohet fyerje, izolim, ksenofobi, urrejtje, injorancė, dhunė dhe retorikė e neveritshme populiste - material ky qė dikur nė rajonin tonė ndizte luftėra.
Ky do tė jetė mesazhi i gatuar prej Vetėvendosjes tė cilin do tia ofrojmė Europės. Dhe nga kush? Nga ne, deri dje tė poshtėruar e tė robėruar. Nuk di tė gjej ilustrim tjetėr.
Nėse skenarėt e VVsė realizohen, ēka dyshoj shumė, aksioni i bllokimit tė kufijve mund tė jetė edhe i rrezikshėm pėr stabilitetin e vendit.
Vetėvendosja nė qershor tė vitit qė e lamė, pati provuar tė organizojė njė protestė. Ishte njė dėshtim spektakular qė shpėrfaqi groteskėn e njė partie liliputiane me ambicie gulivereske. Tė kujdesshėm qė sėrish tė mos bėhen horė, e duke e ditur se pak qytetarėt nga Kosova do tė sakrifikojnė fundjavėn pėr teket e drejtuesve tė VVsė, kėtė herė janė nė pėrpjekje qė bllokadės ti japin njė karakter gjithėkombėtar. Ata kanė paralajmėruar dhe propaganduar pėrforcime me shqiptarė nga Maqedonia, dhe sidomos nga Shqipėria.
Nuk e di a ėshtė koincidencė, por protesta e VVsė mbahet bash nė pėrvjetorin e protestės sė janarit tė vitit tė kaluar tė socialistėve nė Tiranė. Ajo protestė e pėrgjakshme kishte dėmtuar rėndė imazhin dhe tė ardhmen europiane tė Shqipėrisė. Pasoja e parė: Shqipėria mbeti pas statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė BE, njėsojė siē mbeti Serbia pa kandidaturė shkaku i barrikadave tė Zvonkos nė veri tė Kosovės.
Me ftesėn dhe organizimin e udhėtimit qė ka bėrė VV pėr shqiptarėt jashtė Kosovės, do tė provohet tė futen edhe cuba dhe aventurierė tė cilėt i patėn vėnė flakėn Shqipėrisė mė 1997, dhe qė tentuan edhe nė janarin e vitit tė kaluar. Kosova, nuk ka nevojė tė importojė piroman politikė tė 97ės, kur kemi mjaft tė tillė.
Sidoqoftė, diēka tė cilėn kurrė nuk kam arritur ta kuptoj se si funksionon, por i kam besuar, ėshtė ai sensi i arsyes sė qytetarėve tė kėtij vendi, qė fatmirėsisht gjithmonė kanė ditur ti ngrenė diga yryshit tė aventurierėve politikė. Pėrmes kėtij distancimi, qytetarėt periodikisht secilės partie politike ia tregojnė vendin nė skenėn politike.
Edhe VVsė ia kanė treguar, dhe do tia tregojnė vendin.
Thjesht, sepse nuk ėshtė mėnyra e vetme se si duhet vendi, ajo qė na ofron Vetėvendosje. A nuk e ka dashur vendin e vet edhe diaboliku Adolf Hitler? Njė dashuri mbi miliona kufoma, qė u vranė vetėm se nuk menduan dhe nuk ishin si ai.
Autori ėshtė:
Zėvendėsministėr i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor. Kjo kolumne ėshtė shkruar enkas pėr Gazetėn Express.
Komentet ()