E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Revolucioni i vonuar

15 Mars 2011 12:46, Nga Ilir Mirena

“A ėshtė rebelim?”, kishte pyetur Louis XVI njėrin prej kontėve qė e kishte informuar pėr rėnien e Bastijės. “Jo zotėri,” ishte pėrgjigjja. “Ėshtė revolucion”. Plani i Klubit pėr Politikė tė Jashtme nuk ėshtė as rebelim, e as revolucion. Ėshtė frustrim.

Tė hėnėn nė mėngjes mezi kam vendosur tė dal prej shtėpisė. S’mė pengoi kushedi ēka, pėrpos njė ankth i papritur qė mė pėrfshiu pas asaj qė lexova nėpėr media. M’u mbush mendja tė bėjė diēka qė e kemi bėrė historikisht: tė mos kalojė pragun e shtėpisė. Po tė mos mė bindte njė mik se situata ishte e qetė nėpėr qytet, nuk do tė kisha hequr dorė nga ngujimi.

Shkaktari i dilemės tė-dal-apo-tė-mos-dal, erdhi pasi mėsova pėr recetėn revolucionare tė pėrgatitur nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme. Kėshilla e artė nė kohė revolucionesh ėshtė tė rrish sa mė gjatė brenda shtėpisė. Ndryshe, ose pėrfundon nė trekėmbėsh, ose nė pushtet, varėsisht se nė cilėn anė tė barrikadave ndodhesh. Besoj e dini, se nė cilėn anė ėshtė autori i kėtyre fjalėve.

Mes kėsaj luhatjeje, i mbėshtetur edhe nė ato qė lexoja e dėgjoja, imagjinova se deri kah koha e drekės duhet tė ketė filluar edhe transferimi i pushtetit. Mė saktė, marrja e tij prej KPJ’sė. Betejat e mėdha nisin para agimit, edhe Garda Revolucionare e KPJ’istave sigurisht se shumė herėt duhet tė kanė sulmuar qendrėn e qytetit, duke iu afruar ngrehinave qeveritare.

Qė tė tria, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca janė nė njė oborr, e po arrite t’i rrethosh, tri pushtetet saora i ke nė grusht. Edhe televizioni publik, RTK, nuk ėshtė mė larg se njė minutė udhė prej aty. Gjeografi mė ideale pėr pėrmbysje pushteti s’ke ku gjen.

Nė mes tė kėtij ngacmimi tė pėrfytyrimeve tė mia, e pashė komisarin e KPJ’sė Ylli Hoxhėn, duke ngarendur poshtė e lartė, sipėr barrikadave me fjalime tė zjarrta mbi revolucionin e pėrhershėm. Tashmė Komisar Ylli ka shkurtuar distancėn mes KPJ’istave dhe ndėrtesave tė pushtetit. Njė pjesė tė kryengritėsve i ka mėsyer drejt televizionit publik. Nė njėrėn dorė armėn, nė tjetrėn telefonin mobil, njofton ideologun se vetėm pak hapa e ndajnė prej institucioneve. Teknika trockiste e revolucioneve – me pak njerėz tė vendosur nė vend dhe kohė tė duhur mund ta marrėsh shumė lehtė pushtetin – po tregohet e saktė.

Nė anėn tjetėr, disa televizione kanė filluar transmetimin e drejtpėrdrejtė tė zhvillimeve rreth ndėrtesave tė qeverisė. Analistė dhe agjitatorė puritanė tashmė kanė filluar paraskicimin e pushtetit ku edhe ata do kenė ofiqet e tyre. Krahas dekonsutruktimit tė pushteti qė po ikėn, qytetarėt ftohen dhe yshten tė mbėshtesin revolucionin. Motrat revolucionare mediale janė pėrherė aty pari duke ofruar shėrbimet e tyre me kokėfortėsinė besnike se do tė kenė vetėm njė tė dashur: revolucionin.

Gjithēka shkon sipas planit. Pas Qeverisė, Presidencės dhe Parlamentit, tashmė edhe televizioni publik ka rėnė nė duart e revolucionarėve. Pritet adresimi i parė publik pėr qytetarėt. Nuk vonon dhe nė ekrane shfaqet aspiranti presidencial, Veton Surroi.

Tregon se Republika ėshtė nė duar tė sigurta dhe garanton qytetarėt pėr diēka.

Fillon tė fashitet pluhuri i betejės. Vijnė edhe telegramet e para tė urimeve, njė nga Castro dhe tjetri nga Dick Marty, ndėrsa Hajrullah Ēeku e Komisar Ylli patrullojnė nėpėr shehėr me rroba militare, e, ēizmja e tyre shkelmon ashpėr secilin qė guxon tė nėpėrkėmb revolucionin. Vetėvendosja kanė mbetur tė shushatur. PDK’ja me krejt ithtarėt e tyre bashkė me Hashim Thaēin, ėshtė rrasur nė stadium. President Pacolli po mbahet i izoluar nė Hajvali. Renegati Ramadan Ilazi, qė ishte pėr njė tjetėr rrugė tė revolucionit, ka ikur nga vendi. LDK e AAK po nėnshkruajnė gjithēka qė u ofrohet. Shihet se kauza e madha ka bashkuar edhe tė pabashkuarėn, dhe magnati medial nga Rahoveci, Rexhep Hoti, ka ndėrruar anė, dhe tashmė ndodhet nė tė njėjtėn pasarelė tė mendimit me Veton Surroin. Kush do ta besonte!?

Por, definitivishtė, vendi po hyn nė njė etapė tė re politike tė paparė...

E vėshtirė tė trajtosh me seriozitet ndodhi politike tė cilat nuk meritojnė seriozitet.

Ideja e KPJ’sė dhe defilantėve rreth tyre ėshtė e tillė. E tėra ėshtė mbijetesė qesharake e njė debati qė pėrpiqet tė mobilizojė opinionin publikė kundėr institucioneve tė vendit tė cilat janė zgjedhur sipas rregullave tė lojės ku secili ka shansin tė jetė pjesėmarrės. Thėnė shkurt, janė zgjedhur me votėn e qytetarit. Shembulli i Vetėvendosjes ėshtė fotografia me e mirė pėr tė mbėshtetur kėtė pohim. Nga rruga, fal konsistencės sė tyre ata sot janė forca e tretė parlamentare nė Kosovė. Nėse shkalla e abuzimeve do tė ishte aq drastike siē pretendohet nga KPJ dhe satelitė tė tyre, ėshtė fare pak e besueshme qė Vetėvendosje, njė kritikuese e ashpėr dhe e pėrhershme e gjithēkaje nė kėtė vend, do t’i lejohej tė ishte forca e tretė parlamentare nė vend.

Por, krejt rrapėllima e KPJ’sė dhe komisarėve tė saj, nė radhė tė parė shfaq anarkinė e pasioneve, solidaritetin smirėzi mes individėve qė ēdo ditė rishpikin histori pėr njė shtet tė dėshtuar, pėr njė komb tė dėshtuar dhe pėr liderė tė dėshtuar. Por, duke krijuar njė spektakėl qė nuk ofron asgjė tjetėr pėrveēse rrapėllimė dhe egėrsi, ata vetėm mbushin vrimat e impotencės dhe dėshtimit tė tyre politike pėr tė cilėn askush s’u ka faj. Mė sė paku qytetarėt qė do tė duhej tė kurseheshin nga gjuha pervertuese e tė gjithė tė pakėnaqurve.

“A ėshtė rebelim?”, kishte pyetur Louis XVI njėrin prej kontėve qė e kishte informuar pėr rėnien e Bastijės. “Jo zotėri,” ishte pėrgjigjja. “Ėshtė revolucion”. Plani i KPJ nuk ishte as rebelim, e as revolucion. Ėshtė frustrim gjumashėsh politikė.

(Autori ėshtė: Anėtar i PDK’sė)

Komentet ()