E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Egjeli, ndryshe nė DigitAlb

Nga Ardian Jasiqi | 19 Dhjetor 2012 12:29
Madhësia e tekstit:

Filmi televiziv “Egjeli”, i zhanrit komedi, tashmė do tė shfaqet si serial nė kanalet T Channel dhe Plus HD tė paketės DigitAlb, qė nė Kosovė e sjell kompania IPKO. Regjisori Valter Lucaj premton se serialet do tė jenė plot humor. Seriali “Egjeli” fillon sė transmetuari nga dita e hėnė, pra mė 24 dhjetor.

Liki, Axha Shneqė, Coci, Teta Gjyle do tė jenė pėrsėri nė ekranet e tona, kėsaj radhe mė njė version ndryshe me filmin televiziv “Egjeli 1 dhe 2”, i cili tash do tė jepet nė njė version tjetėr si serial nė kanalet e DigitAlb, T Channel dhe Plus HD.

Filmi i takon zhanrit komedi, njė zhanėr ky qė praktikohet nga humoristėt e Stupcave, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safēiu, tė cilėt e praktikojnė pėr mė shumė sė 10 vite

Regjisori serialit, Valter Lucaj thotė pėr Express se xhirimet e episodeve tė parė kanė filluar.

“Ne jemi nė proces tė xhirimit tė pjesėve tė tjera, pėrderisa deri tani kemi xhiruar pesė episode tė serialit”, tha Lucaj pėr Express.

Sipas tij, episodet e serialit do tė transmetohen nė dy kanalet e DigitAlb, njėri T Channel dhe tjetri Plus HD.

Lucaj thotė se pėr momentin janė nė plan qė tė realizohen pesė episode, tė cilėt do tė fillojnė transmetimin nga data e hėnė, pra nga 24 dhjetori.

“Nuk na ėshtė lejuar qė tė flasim se sa episode do t’i realizojmė pėr momentin, por pritet qė tė ketė edhe mė shumė episode tė kėtij seriali”, thotė Lucaj.

Ajo qė dihet deri tani ėshtė se episodet do tė jenė vazhdimėsi e filmave televizivė, qė me parė janė shitur si videokaseta nė tregun kosovar.

Nė qendėr tė filmit janė personazhet tė cilėt thumbojnė jetėn nė fshat dhe atė nė qytet, me Likin (Vedat Bajrami) qė ėshtė njė djalė i rritur nė qytet, e qė luan njė “cooler” tė qytetit, kurse me Axhėn Shneqė (Mensur Safēiu), njė person i cili paraqet njė personazh qė ende jeton me traditat e vjetra fshatare.

Skenar i serialit ėshtė punuar kėsaj radhe nga Anton Ndrecaj, kurse regjisor ėshtė regjisori i disa serialeve dhe skeēeve humoristike tė Stupcave, Valter Lucaj.

Nė rolet kryesore prapė paraqiten: Vedat Bajrami, Osman Ozemi, Mensur Safēiu, Afrim Krasniqi, etj.

Disa vite me parė humoristėt e Stupcave kishin realizuar dy pjesė tė kėtij filmi.

I pari kishte tė bėnte me Likin, i cili shkon nė fshat pėr tė qėndruar tė axha i tij ku edhe njihet me jetėn nė katund, ndėrkaq nė pjesėn e dytė tė kėtij seriali ėshtė axha Shneqė ai i cili shihet mė shumė nė qytet, por qė assesi nuk pajtohet me jetėn e natės dhe jetėn e Likit qė bėhet nė Prishtinė, pavarėsisht se i pėlqen ajo.

Fundi i pjesės sė dytė pėrfundon edhe me vdekjen e Agjės Shneqė dhe Tetės Gjyle, pėrderisa Liki nė shenjė pėrkujtimi pėr ta, ia trashėgon emrat e tyre dy fėmijėve tė tij.

Filmi “Egjeli” ishte njėri prej filmave mė tė kėrkuar nė Kosovė dhe kishte shėnuar rekord nė shitje nė tregun kosovarė.

Kėsaj radhe ai vjen si serial dhe sigurisht vjen mė i plotėsuar dhe mė interesant.

Seriali pritet qė tė shfaqet nė dy kanale tė paketės DigitAlb, T Channel dhe Plus HD, qė nė Kosovė e sjell kompania IPKO.

Javė mė parė kėto dy seri filmi “Egjeli” teleshikuesit kanė pasur kėnaqėsi qė t’i shikojnė nė kanalin DigiGold.