Familja kanadeze Oldershaw mund tė konsiderohet lirisht si familje olimpike. Pesė anėtarė tė saj kanė marrė pjesė nė olimpiada tė ndryshme, derisa sė fundmi njė gjė tė tillė e bėri edhe Mark Oldershaw. Pėr dallim nga gjyshi, babai dhe dy xhaxhallarėt, 29-vjeēari i gjeneratės sė tretė tė kėsaj familjeje sportistėsh, ėshtė i pari qė arriti tė fitojė medalje. Ai u shpėrblye me tė bronztėn, nė garėn e lundrimit, njė fakt ky qė e bėn atė njeriun mė tė lumtur nė botė.
Kanadezi Mark Oldershaw e fitoi medaljen e bronztė olimpike nė lundrim (Canoe) nė ditėn e 12-tė tė Olimpiadės, duke e vazhduar kėshtu dinastinė e familjes Oldershaw nė kėtė eveniment. Gjyshi i tij, Bert Oldershaw, e nisi traditėn pikėrisht nė Londėr, nė Olimpiadėn e vitit 1948. Babai i Markut dhe dy xhaxhallarėt, po ashtu kanė marrė pjesė nė olimpiadat e kaluara.
29-vjeēari nga Burlingtoni, Ontario, e shkroi emrin e tij nė histori, duke e rrėmbyer njė medalje. Olimpisti i gjeneratės sė tretė, Mark, ėshtė personi i pestė nga familja Oldershaw qė merr pjesė nė Olimpiadė. Asnjėri nga ta, deri tash nuk kishte arritur ta shijonte ndonjė medalje.
E bronzta e tij arriti vetėm disa minuta pasi miku dhe partneri i ushtrimeve i Oldershawit, Adam van Koeverden, e fitoi tė argjendtėn nė garėn K-1 1000 metra, po ashtu nė lundrim. Jam shumė i lumtur, nuk di se ēfarė tė them, ka thėnė Oldershaw pas garės.
Oldershaw bėri njė garė tė fortė, duke qėndruar pėrkrah liderėve, pėr ta siguruar medaljen e parė tė marrė ndonjėherė nga familja Oldershaw, respektivisht medaljen e 13-tė pėr Kanadanė nė kėtė olimpiadė.
Nuk e prisja kėtė sukses. Kjo javė e tėrė ishte java mė e mirė e jetės sime dhe ta kap njė medalje tė bronztė ėshtė diēka e jashtėzakonshme, ka shtuar Mark.
Para Londra 2012, Oldershaw nuk kishte fituar kurrė medalje nė kampionate botėrore. Kjo ishte hera e dytė qė ai merr pjesė nė olimpiadė, pasi kishte marrė pjesė edhe nė Pekini 2008, por qė kishte dėshtuar tė avanconte nė gjysmėfinale.
Duke e pėrdorur kėtė si motivim, Oldershaw kishte njė nismė tė fuqishme nė Londra 2012. Ai pėrfundoi i dyti nė kualifikimet e ditės sė dhjetė, duke ia bashkuar kėsaj edhe njė pozitė tė dytė nė gjysmėfinale, prapa francezit Mathieu Goubel.
Detyra e ardhshme olimpike e Oldershawt ėshtė qė tė brohorasė pėr shokėt e tij, qė do tė marrin pjesėn ė garėn 200 metra, nė ditėn e 14-tė tė Olimpiadės. Unė nuk mendoj se jam Marku mė i shpejt i ekipit. Mark de Jonge nė K-1 (200m) dhe dy djelmosha nga K-2 (200m) dhe Jason Mc Coombs nė C1 (200m) janė tė tmerrshėm, pėrfundoi Oldershaw.