Sikurse vitin e kaluar, edhe kėtė vit, nga data 6 deri 10 qershor 2012, Federata Sportive e Punėtorėve tė Kosovės (FSPK) ka marrė pjesė nė garat ndėrkombėtare VARNA 2012.
Nė kėtė manifestim sportiv miniolipiadė e sportistėve punėtorė, ku kanė marrė pjesė sportistė nga 4 kontinente tė botės, me mbi 2000 garues, FSPK ėshtė prezantuar me dy pėrfaqėsueset e veta, nė disiplinėn e futbollit tė vogėl dhe basketbollit pėrkatėsisht streetball.
Nė futboll tė vogėl, ku kanė garuar gjithsej 72 ekipe, pėrfaqėsuesja kosovare ėshtė radhitur e gjashta. Nė streetball, ku kanė garuar 22 ekipe, pėrfaqėsuesja e Kosovės ėshtė radhitur e treta, me numėr tė barabartė tė pikėve me fituesin e vendit tė parė dhe tė dytė.
Meqenėse rregullat e kėtij evenimenti sportiv kanė pėrcaktuar qė 6 vendet e para tė shpėrblehen me kupa, rrjedhimisht tė dy pėrfaqėsueset tona janė kthyer nė vend me kupa tė fituara.
Gjatė muajit Janar12, jemi pėrpjekur tė vejmė kontakt me Harald Bauer, kryetar i CSIT (International Workers & Amateurs in Sports Confederation - Konfederatė Ndėrkombėtare e Punėtorėve pėr Sportistėt Amatorė), me qėllim tė shqyrtimit tė mundėsive pėr pranim tė FSPK nė CSIT. Meqenėse ky festival sportiv ishte jubilar, i dhjeti me radhė, dhe se nė zhvillimet e tij ėshtė paraparė tė merrė pjesė edhe kryetari i CSIT, z.Harald Bauer, u patėm pajtuar qė aty tė takohemi dhe tė shqyrtimit tė mundėsive pėr pranim tė FSPK nė CSIT, thuhet nė njoftimin e lėshuar nga kreu i FSPKsė Ismail Sadiku.
Konsiderojmė se takimi ishte i frytshėm. Na ėshtė thėnė se njė anėtarė i Komitetit Ekzekutiv tė CSIT do tė pėrcjell aktivitetet tona, dhe nė njė moment tė caktuar do tė shqyrtohet kėrkesa jonė pėr pranim, qoftė si anėtarė i rregullt apo nė fazėn fillestare edhe si anėtarė kandidat, thuhet ndėr tė tjera nė njoftim.
Federata Sportive e Punėtorėve tė Kosovės (FSPK), e themeluar nė Shtator tė vitit 2009, me qėllim tė grumbullimit dhe aktivizimit nė gara tė kapaciteteve garuese tė institucioneve dhe kompanive tė vendit, po vazhdon tė zhvilloj aktivitetin e saj nė forma tė ndryshme.
Kėshtu, nė formė tė Ligės, ka organizuar dhe po zhvillon gara nė disiplinėn e futbollit tė vogėl dhe tė basketbollit, kurse nė momente tė caktuara, po organizon turnire edhe nė disiplinat tjera sportive, si nė SHAH dhe PING-PONG. Federata synon qė nė tė ardhmen tė organizon gara nė formė tė Ligės edhe nė disiplina tjera sportive.