E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Pėr njė Prishtinė evropiane

Nga Moral Pozhegu | 03 Gusht 2012 09:59
Madhësia e tekstit:

Sigal Prishtina nga sezoni i ardhshėm do t’i ketė model klubet evropiane tė basketbollit. Kryetari Blerand Stavileci tregon se, krahas trofeve qė janė objektiv jetėsor i bardhekaltėrve, klubi kryeqytetas do tė punojė mė shumė dhe do tė ndajė buxhet tė veēantė pėr akademinė e vet. Gjithashtu ndeshjet miqėsore ndėrkombėtare do tė jenė ndėr prioritetet e klubit mė tė trofeshėm nė basketbollin e pasluftės.

Nga ky sezon, Sigal Prishtina do ta ndėrrojė qasjen. Tash e tutje, prioritet i bardhekaltėrve nuk do tė jenė vetėm trofetė. Nė fakt, klubi mė i trofeshėm kosovar i basketbollit nė vend nga ky moment do tė mundohet tė punojė sipas modelit tė klubeve evropiane, nė mėnyrė qė tė jetė sa mė i pėrgatitur kur basketbolli kosovar tė ndėrkombėtarizohet.

Kryetari i klubit nga kryeqyteti, Blerand Stavileci, e ka shpalosur idenė e re tė funksionimit tė kėtij ekipi, duke treguar se do tė ketė ndryshime nė tė gjitha aspektet. “Do ta nisim njė sezon me fizionomi tė re. Do ta bėjmė njė organizim model, do tė punojmė nė strukturėn e klubit, duke e pėrfshirė kėtu aspektin sportiv dhe atė ekonomik. Do tė mundohemi tė gjejmė sponsorė, qė janė tė gatshėm tė bashkėpunojnė me ne”, theksoi fillimisht ai nė konferencė pėr shtyp.

“Do tė krijojmė kuadro profesionale. Pikė referimi dhe model i kemi klubet evropiane. Pėr herė tė parė do ta ndajmė njė pjesė tė buxhetit pėr akademinė e klubit, respektivisht pėr U-16 e U-18. Po ashtu do tė bashkėpunojmė me klubet tjera dhe do tė mundohemi tė organizojmė ndeshje ndėrkombėtare”, shtoi Stavileci i cili njėherėsh ėshtė edhe ministėr i Bujqėsisė.

Natyrisht, ai nuk i harroi edhe objektivat sportive, ku ceku se Prishtina si gjithmonė e synon kulmoren, pra tė stoliset me titull tė kampionit dhe ta fitojė Kupėn e Kosovės. Ndėrkohė, i pranishėm nė konferencė ishte edhe drejtori i kompanisė sė sigurimeve Sigal, Avni Ponari. Ai premtoi se bashkėpunimi prej 9 vjetėsh me prishtinasit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.

Ponari tregoi se deri tash kompania qė ai e drejton ka shpenzuar 900 mijė euro, ndėrsa nė 10 vjetorin e bashkėpunimit me Prishtinėn do tė arrijė shifra e 1 milion eurove tė dhėna pėr nėnkampionin e Kosovės. Kurse, drejtori i Sigal Prishtinės, Artan Rugova, u shpreh se Prishtina pėrpos qė synon ta fitojė titullin nė Kosovė, objektiv i saj ėshtė tė shpallet edhe kampion mbarėkombėtar.

Krasniqi: Sezoni i ri, me freskime nė ekip

Shefi i shtabit teknik tė Sigal Prishtinės, Arben Krasniqi, ka folur pėr risitė nė ekipin e tij dhe pėr pėrgatitjet qė do t’i zhvillojė pėr sezonin e ri 2012/13. Sipas tij, prishtinasit do t’i nisin pėrgatitjet tė hėnėn qė vjen, mė 6 gusht, ndėrsa kėtė javė basketbollistėt do t’u nėnshtrohen testeve mjekėsore.

“Kemi bėrė ndryshime nė ekip, ku kanė ardhur disa lojtarė tė rinj. Do t’i kemi 6-7 javė stėrvitje, ku ndėrkohė do t’i zhvillojmė edhe 9-11 ndeshje miqėsore. Mė pas do ta shohim se cilėt prej lojtarėve e meritojnė ta veshin fanellėn e ekipit tonė e cilėt jo. Pres angazhim, disiplinė, punė dhe sakrificė. Nėse kėto nuk mungojnė, jam i bindur se nuk do tė mungojnė as sukseset”, theksoi trajneri qė ka fituar mė sė shumti trofe nė basketbollin e pasluftės.

Kuraja: Maksimumin pėr Prishtinėn

Sigal Prishtina i ka prezantuar zyrtarisht tė enjten katėr pėrforcimet pėr sezonin e ri, pėrfshirė kėtu Edis Kurajėn, Hekuran Binxhinė, Gazmend Sinanin dhe Mustafė Merovcin. Ndėrkohė, nga ekipi janė larguar Alban Veseli dhe Muhamet Hasani. Krah-qendra Kuraja, i cili rikthehet nė ekipin kryeqytetas pas njė periudhe tė gjatė, ndihet i lumtur qė iu dha mundėsia ta veshė sėrish fanellėn e ekipit ku e kishte nisur karrierėn.

“Gjithmonė mė ka pėrcjellė nostalgjia pėr t’u rikthyer nė Prishtinė, ku e kam nisur karrierėn. Synoj qė kėtu ta pėrfundoj karrierėn time. Do ta jap maksimumin pėr Prishtinėn dhe do tė jem pėrkrah klubit nė ēdo moment, duke i mbrojtur interesat e tij. Kam nėnshkruar kontratė njėvjeēare me mundėsi vazhdimi pėr njė tjetėr. Me kontributin tim besoj se do tė arrijmė suksese nė sezonet nė vazhdim”, deklaroi Kuraja i cili sė fundmi ka luajtur nė Pejė dhe Kolegjin Universi.