Uniteti nė Kryesinė e Sigal Prishtinės vazhdon tė mos jetė nė shkallėn e duhur. Kėtė e konfirmon edhe fakti se vetėm gjysma e anėtarėve tė udhėheqėsisė ishin tė pajtimit qė Edis Kuraja tė kthehet nė skuadrėn bardhekaltėr. Kurse, zyrtarėt tė tjerė tė klubit, duke pėrfshirė edhe trajnerėt, ishin kundėr ardhjes sė tij, me arsyetimin se Kuraja ishte fajtori kryesor qė Sigal Prishtinėn e kishte ēuar nė prag tė shuarjes.
Kryesia e Sigal Prishtinės vazhdon tė mos jetė unike sa duhet.
E, ky problem ka lėshuar rrėnjė qė para fillimit tė kampionatit tė kaluar, kur kryesia e saj ishte e ndarė nė dysh, pasi njėra palė, qė udhėhiqej nga Artan Rugova, kishin vendosur ta shuante klubin pėr shkak tė borxheve, kurse pala tjetėr, qė udhėhiqej nga Blerand Stavileci, e kundėrshtonte shuarjen e klubit bardhekaltėr.
Pas shumė hallakamave, tė dyja palėt kishin arritur marrėveshje qė mos tė shuhej klubi, por atė ta menaxhonin bashkėrisht. Sipas marrėveshjes, Bordi aktual i Sigal Prishtinės pėrbėhet prej tetė anėtarėve me tė drejt vote katėr nga krahu i Stavilecit, kurse katėr tė tjerė nga ai i Rugovės.
Gjatė gjithė edicionit tė fundit, palėt ia kanė dalė ta udhėhiqnin bashkėrisht dhe pa zhurmė skuadrėn e tyre. Por, qetėsia ėshtė prishur kohėve tė fundit. E shkak i kėsaj ėshtė bėrė basketbollisti Edis Kuraja, i cili pas disa vitesh, para pak ditėsh iu rikthye Sigal Prishtinės.
Sipas burimeve tė gazetės Express, brenda klubit bardhekaltėr, Edis Kuraja ėshtė transferuar nė Sigal Prishtinė me iniciativėn dhe insistimin e krahut tė Stavilecit. Kjo nismė e krahut tė Stavilecit kishte ngjallur reagim tė ashpėr tė krahut tė Rugovės, qė nuk e donte Kurajėn nė skuadėr.
Sipas burimeve, krahu i Rugovės nuk e donte Kurajėn, me arsyetimin se ai ishte njėri prej arsyeve kryesore qė para njė viti i kishte shtyrė tė vendosnin pėr ta shuar klubin. Siē thoshte krahu i Rugovės, klubi i kishte borxh Edis Kurajės. Kurse, Kuraja ia bllokonte xhirollogaritė klubit dhe ia pamundėsonte tė funksiononte siē duhet. Kjo e kishte shtyrė Rugovėn me shokė qė ta shuanin klubin. Prandaj, krahu i Rugovės nuk e donte Kurajėn, ka thėnė burimi i afėrt me zhvillimet.
Madje, sipas kėtij burimi, kundėr ardhjes sė Edis Kurajės ishte edhe vetė trajneri i Sigal Prishtinės, Arben Krasniqi.
Por, me insistimin e tė tjerėve, krahu i Rugovės dhe trajneri lėshuan pe dhe pranuan qė Edis Kuraja tė vijė nė skuadėr. Kėta njerėz lėshuan pe vetėm pėr hir tė asaj qė mos tė pėrkeqėsohen raportet me zyrtarė tė tjerė pėr hir tė klubit, pėrfundoi ai.
Express ka provuar tė kontaktojė tė dielėn me Kurajėn, por kjo ka qenė e pamundur. Duhet theksuar se, sipas njė marrėveshje mes krahut tė Rugovės dhe krahut tė Stavilecit, tė ndėrmjetėsuar nga Federata e Basketbollit e Kosovės nė tetorin e vitit tė kaluar, Sigal Prishtina do tė udhėhiqet nga kryesia e pėrkohshme e formuar nga tė dy taborėt deri nė fund tė edicionit 2012/2013, kur do tė mbahet Kuvendi Zgjedhor.