Londra 2012 rrezikon tė jetė Olimpiada e fundit ku Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė marrin pjesė me basketbollistė profesionistė nga NBA.
Ky kėrcėnim arrin nga komisari i ligės, David Stern, i cili u doli nė krah pronarėve tė klubeve, tė cilėt nuk dėshirojnė ti rrezikojnė yjet e tyre, tė cilėt mund tė pėsojnė lėndime nė kėtė eveniment.
Por, edhe aspekti financiar e bėn tė veten, nė kėto ditė krize.
I kemi dhėnė shumė Olimpiadės, e kemi ndihmuar rritjen e basketbollit nė nivelin botėror, por mendoj se tash ėshtė momenti ta bėjmė njė hap prapa, ka thėnė Stern, i cili ka propozuar qė tė pėrdoret stili i futbollit, ku pėrfaqėsueset marrin pjesė me ekipet U-23.
I menjėhershėm ka qenė reagimi i yllit tė Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, i cili mendon krejt ndryshe. Lojtari amerikan thotė se Olimpiada nuk do tė kishte kuptim pa yjet amerikane tė basketbollit.
Olimpiada duhet tė vazhdojė kėshtu. Duhet tė jetė njė turne ku pėrballen tė gjithė lojtarėt mė tė mirė tė botės. Vizioni i Stern ėshtė i gabuar. Nėse do tė isha pronar i njė klubi, do tė isha i kėnaqur qė lojtarėt e mi marrin pjesė nė Olimpiadė, tha Kobe.
Sepse, nėse nuk do ta bėnin, do tė luanin megjithatė basketboll gjatė verės dhe nuk mund ti kontrollosh. Ndoshta do tė luanin nė rrugė dhe rreziqet janė evidente. Kurse, nė Olimpiadė mund tė ushtrojnė, ka staf kualitativ, ndiqen rregullisht dhe marrin eksperiencė duke luajtur ndaj mė tė fortėve tė botės, pėrfundoi Bryant.