Nė sezonin e ri Vėllaznimi do tė luftoj pėr mesin e tabelės, por jo edhe pėr titull tė kampionit, siē bėri nė edicionin e kaluar. Kėshtu thotė trajneri i kuqezinjve, Skėnder Shengyli. Sipas kėtij tė fundit, Vėllaznimi nuk mund tė kėrkoj diēka mė shumė kur dihet se ėshtė ekipi i fundit qė i ka nis pėrgatitjet pėr sezonin e ri, edhe atė pa disa lojtarė kyē, e me vetėm pak pėrforcime.
Nė edicionin e kaluar, Vėllaznimi e luajti njė rrol tė rėndėsishėm nė Superligė, duke luftuar pėr titull tė kampionit, por kah fundi i kampionatit u dorėzua dhe pėrfundoi sezonin nė vendin e tretė, pas Prishtinės e Trepēės 89.
Mirėpo, vėshtirė se gjakovarėt do tė mund ta luajnė njė rrol tė ngjashėm edhe nė edicionin e ri. Nė fakt, me tė pėrfunduar kampionati i fundit, si zakonisht klubi kuq e zi u zhyt sėrish nė krizė financiare. Kjo bėri qė gjatė kėsaj vere skuadrėn ta braktiset disa futbollistė tė rėndėsishėm, si: Kushtrim Mushica, Fatih Karahoda, Agron Skeraj, Rafet Mullallari, Ardian Thaēi, etj.
Mirėpo, para pak kohėsh ky klub nisi tė zgjohet nga gjumi, falė intervenimit tė Komunės sė Gjakovės, dhe i nisi pėrgatitjet pėr edicionin e ri, me mė sė shumti vonesė nė dallim prej ekipeve tjera.
Fillimisht kuqezinjtė nisėn ti blindojnė disa lojtarė qė ende nuk u kishin ikur, e mė pas e emėruan trajner Skėnder Shengylin, e njėkohėsisht i siguruan shėrbimet e Dardan Rugovės, Valon Kasapit, Feim Statovcit e Alban Gucit. Ndėrsa, tani janė nė kėrkim tė dy sulmuesve tė rinj, eventualisht edhe tė ndonjė lojtari tjetėr, por kokėn e kanė kthyer edhe kah juniorėt e tyre. Por, gjithė kėto zhvillime, sipas Skėnder Shengylit, mund tė ndikojnė negativisht nė paraqitjet e ekipit tė tij nė edicionin e ri.
Jemi ekipi i fundit qė i kemi nis pėrgatitjet, pa disa lojtarė tė rėndėsishėm, ndėrsa tre katėr lojtarė tė mbetur, nė tė cilėt shpresohet se do tė jenė bartės, i kanė nisur me vonesė edhe mė tė madhe stėrvitjet, kėshtu qė pėrgatitja fizike nė ekipin tonė ėshtė nė nivelin ndoshta zero, kur kanė mbet edhe dy-tri javė deri nė fillim tė kampionatit, ka thėnė Shengyli. Andaj Shengyli thotė se nuk do ti takoj faji atij, nėse Vėllaznimi paraqitet mė zbehtė nė edicionin e ri, nė dallim prej kampionatit tė kaluar.
Varėt shumė nga ata lojtarė se a do tia dalin apo jo tė pėrgatiten siē duhet brenda kėtyre pak javėve deri nė fillim tė kampionatit. Varėt se a do tė mund tė komponohen shpejt mes veti, unė shpresoj qė kjo tė ndodh, theksoi ai.
Megjithatė, trajneri prizrenas bėhet real dhe pranon se nė edicionin e ri, apo tė paktėn nė sezonin vjeshtor, vėshtirė do tė jetė pėr Vėllaznimin tė paraqitet si nė kampionatin e kaluar.
Objektiv i joni duhet tė jetė mesi i tabelės, aty diku afėr pozitave tė pjesės sė epėrme tė tabelės, pėrfundoi Shengyli, i cili Vėllaznimin e pati udhėheq edhe nė pjesėn mė tė madhe tė sezonit vjeshtor nė kampionatin kaluar.