Erton Fejzullahu do tė rikthehet nė NEC Nijmegen, sė paku deri nė gjetjen e ndonjė ekipi tė ri. Sulmuesi kosovar nuk e ka gjetur gjuhėn e pėrbashkėt me Mjallbyn, ku e kaloi sezonin e fundit nė formė huazimi. 24-vjeēari ka mbetur i zhgėnjyer nga oferta e ekipit suedez, pasi qė nė Holandė merr shumėfish mė shumė para.
Mjallby e ka bėrė njė propozim tė kontratės, pėr tė cilin nuk jam dakord, ėshtė mėkat. Projekti i kontratės nuk ishte interesant as tė shihej. Pėr atė se sa kam bėrė unė pėr kėtė klub, ėshtė dashur tė vlerėsohesha nė njė mėnyrė mė tė mirė. Kam dėgjuar se janė futur disa sponsorė, por unė nuk e meritoj kėtė ofertė, ka thėnė i zhgėnjyer futbollisti kosovar pėr tė pėrditshmen suedeze, Sport-Expressen.
Me gjasė, Mjallby e NEC Nijmegen kanė arritur marrėveshje, por futbollisti nuk e ka ndėrmend tė luajė nė Suedi, tė paktėn jo me kėtė propozim. Nuk jam dėgjuar ende me klubet e tjera, por automatikisht do tė rikthehem nė Holandė, shtoi Fejzullahu, i cili dėshiron tė vlerėsohet mė shumė nga Mjallby, pasi qė ka dhėnė shumė pėr kėtė ekip.