Pėrveē logos, qė tashmė ėshtė zgjedhur, monumenteve qė pritet tė ngrihen, 100-vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė do tė ketė edhe njė sigėl muzikore.
Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka shpallur konkursin mbarėkombėtar pėr siglėn muzikore nė kuadėr tė festimeve tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Sigla muzikore duhet tė jetė nė formė orkestrale, me ose pa vokal. Gjithashtu mund tė jetė krijimtari e re ose pėrshtatje e stilizuar qė tė pėrkojė me tematikėn e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Nė kėtė konkurs kanė tė drejtė tė marrin pjesė tė gjithė muzikantėt shqiptarė, tė diplomuar ose jo pėr kompozicion, me banim nė Shqipėri ose jashtė saj. Ēdo muzikant lejohet tė marrė pjesė me jo mė shumė se dy sigla tė ndryshme muzikore. Afati i fundit pėr dorėzimin e veprave ėshtė data 28 shtator 2012.
Qėllimi i kėtij konkursi ėshtė mbėshtetja e krijimtarisė artistike kombėtare nė fushėn e muzikės me temė 100 vjetorin e pavarėsisė sė vendit (1912-2012), duke nxitur krijuesit mbarėshqiptarė tė muzikės pėr tė shkruar vepra tė reja muzikore tė frymėzuara nga kjo ngjarje historike shumė e rėndėsishme pėr kombin shqiptar.
Pėr vlerėsimin e veprave do tė ngrihet njė juri profesionistėsh prej 5 personash, e cila do tė pėrbėhet nga personalitete tė muzikės si: kompozitorė, dirigjentė, muzikologė. Ēmimet do tė jepen nė njė ceremoni publike, e cila organizohet nga MTKRS nė muajin tetor 2012.
Komentet ()