Kush mund ta harrojė bashkėpunimin e madh nė muzikėn xhaz mes Miles Davis dhe Gil Evans ose Charlie Parker-it dhe Dizzy Gillespie-it? Kjo traditė vazhdon me bashkėpunimin e muzikantėve tė tanishėm tė xhazit Gerald Albright dhe Norman Brown.
Ėshtė njė duet i pėrkryer qė krijon muzikė tė bukur xhazi. Nė bashkėpunimin e tyre tė parė me kėngėn Keep It Moving, tė albumit tė tyre 24/7 Gerald Albright i bie saksofonit kurse Norman Brown luan nė kitarė.
Ata u takuan pėr herė tė parė nė vitin 1980 nė njė klub xhazi nė Redlands tė Kalifornisė. Gerald Albright i cili ėshtė14 vjet mė i madh se Norman Brown, kishte njė pėrvojė mė tė madhe muzikore dhe mė 1987 ai nxorri nė shitje albumin e tij tė parė.
Pėrveē aftėsive tė tij nėsaksofon, ai ėshtė po aq i mirė nė piano, nė flaut, dhe nė instrumentat me perkusion dhe kitarė bas. Sipas muzikantit Albright, titulli 24/7 buron nga pėrkushtimi i tyre pėr muzikėn. Ai thotė se madje edhe kur jemi nė gjumė nė mendojmė pėr meloditė, regjistrimet, koncertet dhe projektet e radhės.
Ky vit shėnon 20 vjetorin e albumit debutues tė Norman Brown-it, qė ka titullin Just Between Us. Nė vitin 2003, ai fitoi ēmimin Grammy Awards nė kategorinė albumi mė i mirė i muzikės instrumentale pop pėr albumin e tij Just Chillin .
Komentet ()