Ajo qė mė bėnė tė kontaktojė me pikturat e krijuesit Omer kaleshi ėshtė ngjyra, ideja, koncepti dhe mesazhi. Kokat janė njė emėr kuptimplotė, ngaqė ēdo gjė rrjedh nga kokat, vėrtitet e shėrbehet me ndihmėn e kokės.
A thua pse kėto koka janė pa veshė, enigmatike, melankolike, tė heshtura, pa zhurmė, pa zė? Ngaqė janė ngopur me zhurmė dhe nuk duan asgjė tė dėgjojnė.
Gjenialiteti qėndron pikėrisht nė kryqėzimin e realizmit dhe idesė; tek lėvizja e ngjyrės, kufizimit tė figuracionit, dhe psikologjisė ballkanike - duke identifikuar popujt, por jo edhe psikologjitė; duke unifikuar mendimet qė ēojnė nė njė globalizim efektiv , egocentrik, kalamendės, me plotė shpresė e magmė poetike. Krejt kjo kėrkon pjekuri nė perceptim dhe konkretizim. Ky ėshtė Kaleshi. I sinqertė, si njė fėmijė qė shpreh tėrė realitetin objektiv e subjektiv.
Ne pranojmė, dėgjojmė, ngacmohemi, prekemi nga arti i tij, por e vėrteta sillet rreth kokave qė na vėshtrojnė me sy tė padefinuar. Si duket, krijuesi gjymtoi shpirtin eskilian tragjik dhe e shndėrroi nė njė qetėsi absolute, qė bredh mes galaksisė enigmatike. Kokat e piktorit Kaleshi zbrazen nga njė kokė qiellore e njė universi, qė shtrydhet nga ngjyrat e ngrohta dhe neutrale, qė vėrshohen dhe aterojnė mbi pėlhurė. Punimet e ekspozuara nė Kolegjin Iliria janė njė meritė e madhe e kėtij kolegji, ngaqė nė emėr tė mjeshtrit aty u inaugurua galeria e pėrhershme Omer Kaleshi, dhe u pėrurua monografia e Jordan Plevnesh dedikuar atij.
Pse janė kėto koka? Ēfarė pėrmbajtje kanė ato nė thelb? A mos shpalosin forcėn morale dhe historike, meloditė antike, apo tragjeditė e Sofokliut? Gjymtimi i tyre, i krijuar nė treshe - si apostujt e Jezu Krishtit, edhe pse mes tyre mungon Juda - paraqesin realitetin ballkanik. Gjėrat qė i shohim janė po ato qė ekzistojnė brenda nesh. Ska asnjė realitet jashtė asaj qė kemi brenda vetes. Portretet nuk jetojnė jashtė nesh, por e rrokullisin realitetin e botės sė dukshme dhe tė padukshme. Nuk duhet tė jemi kundėr kėrkimeve tė thelluara e tė pėrparuara, qė puqen mbi egon tonė.
Arti shpesh provon thelbėsoren brenda nesh, qė nuk lidhet me botėn e jashtme. Tė ngjanė rrezatimet e brendshme qė projektohen jashtė. Pra, nuk ka rėndėsi tė madhe objektive nėse e ndėrtojmė nė formė miteash, kėnaqėsish, zotash, dervishėsh, tė humburish, tė gjykuarish... sepse, kjo ėshtė mimika dhe pantomima e heshtur e kokave tė Kaleshit. Ato kanė kujt ti binden, kanė njė e pavarėsi artistike tė bindjes. Pavarėsia e tyre nuk i nėnshtrohet ligjeve objektive, por subjektive, ndėrsa bindja e tyre i bindet ligjeve tė unit. Arti i tyre ėshtė shpirt i gjakut, dhe krijohet nga diēka e prekshme qė nuk na ēon nė abstraksion, por ateron nė rrėnjėt e realizmit shpirtėror dhe nė pėrkthimin ideor tė ndjenjės. Kokat nuk buzėqeshin rrezikshėm, por vėshtrojnė si engjėjt mbi mishėrimin ballkanik kohor tė njė globalizmi postmodern.
Gjėja mė qetėsuese ėshtė bukuria e tyre. Tė gjithė qė jemi tė dhėnė pas kėsaj dukurie, arrijmė ta harrojmė vetveten, dhe mbi tė gjitha dhimbjen pėrvėluese tė njė bote artistike. Lumturia kthehet tek vetėdija e njė uni tė dhimbjes, kokat shpėrthejnė nga paqja - por tė kapluara nga njė trishtim, e qielli i tyre vezullues ngjanė nė njė luginė tė humbur e tė errėt, qė ekziston vetėm nė hapėsirėn dy dimensionale tė figuracionit.
Tingujt nuk janė belbėzues, e as gjestet nuk janė tė reja, sepse u ka ardhur nė maje tė hundės. Sepse, gjuha e sė shkuarės pėrpėlitet mbi sytė e padefinuar, dhe shprehė njė melodi vallėzuese me kapelė tė mbrapshtė ballkanike tė njė kulture tė vjetėr. Ne luajmė muzikėn tonė moraliste dhe intelektuale me monedha mbi kapele. Ēdo rrugė qė krijohet mes hapėsirės sė madhe, tė ēon tek arti i qetė i njė nevoje dhe lėvizjeje qė sjell siguri artistike. Ashtu si ylli dritėn, ta sjellė ndėrmend idenė e rregullit, harmonisė, orientimit tė njė kaosi, pa peshė e gravitet.
Ne ballkanasit sjemi aq tė zotė qė tė depėrtojmė nė misterin e bashkėsisė. Aftėsia jonė bazohet nė aftėsinė e vlerėsimit subjektiv, duke pohuar gjithnjė se ska art, por Kaleshi artin e bashkon dhe e krijon nė bashkėsi, jo nė individualitet figurativ. Pra, individualiteti - vetmia e Nietzches - dominon prapa syve tė tij, dhe dhurohet pa definim e kuptim.
Shpirti i piktori Kaleshi ėshtė fisnik, ngaqė i bindet sė vėrtetės subjektive. Krijon rregull nė parregullsinė galaktike.
Komentet ()