E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

Serbizimi i kalasė sė Preshevės

Nga Express | 31 Korrik 2012 13:39
Madhësia e tekstit:

Kalaja e Preshevės, edhe pse i takon tė kaluarės shqiptare, nga serbėt e sotėm quhet Kalaja e Marko’s. Dy vjet mė parė, nga Bashkia e Preshevės thuhej se, meqė Kalaja e Preshevės ėshtė njė lokalitet jashtėzakonisht i ēmueshėm arkeologjiko-historik, hulumtimi i saj do tė jetė prioritet i institucioneve arsimore e kulturore lokale, ndėrkaq dimensioni ekonomik i projektit do varej nga vizitorėt e mundshėm. Por, deri mė sot s'ėshtė bėrė gjė nė kėtė drejtim.

Nė njė kodėr mbi Preshevė ndodhet Kalaja e Preshevės. Nga qendra e qytetit nuk e vėren me sy, e pėr tė shkuar deri lart s’ka rrugė tė asfaltuar. Nuk ka as rrugė kėmbėsorėsh, andaj tė duhen afro 30 minuta ecje normale qė tė ngjitesh nėpėr shtigjet e rrethuara me shkurre, bari tė thatė, e herė-herė edhe me thera, shkruan BW.

Arsimtari i historisė nė gjimnazin e qytetit, Qenan Ferati, ėshtė i pari qė flet pėr tė. Mė shumė se dy a tri herė nė vit, ai i ngjitet pėrpjetė kodrės deri nė kala.

I nxehti pėrvėlues i korrikut e bėn rrugėn edhe mė tė gjatė, megjithėse ia vlen tė kėrkosh gjurmėt shqiptare tė njė toke qė prej dekadash ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė serbizimit tė trashėgimisė. Kėtij synimi nuk i ka shpėtuar as ky objekt i rėndėsishėm iliro-dardan. Banorėt e Luginės e quajnė kalaja e qytetit, ndėrsa serbė ka kohė qė e kanė bėrė shprehi t'i thonė Kalaja e Marko’s. Jo rastėsisht. Meqė shumica e shqiptarėve tė Luginės janė myslimanė, emri Marko i jep kalasė njė orientim ortodoks serb. Asnjė shqiptar nuk e pėrdor termin Kalaja e Marko’s. Kur pyeten pėr emrin e kalasė, tregojnė se janė serbėt qė pėrdorin kėtė formė.

Kalaja ka sigurisht rreth 1,000 metra katrorė hapėsirė, ndoshta edhe mė shumė. Meqė nuk ėshtė bėrė ndonjė studimi i plotė, dhe nuk ėshtė gėrmuar rreth saj ose nė "oborret" e brendshme, ėshtė e pamundur tė pėrcaktohet se deri ku shkonin muret rrethuese. Dy vite mė parė ėshtė hapur njėlloj shtegu qė tė ēon nė kala, ndonėse sot ai mezi duket. Kalaja ka njė mur rrethues, me lartėsi rreth 30 metra nga toka. Brenda saj ka njė strukturė muri mbi tre metra tė lartė, ndonėse ėshtė e paqartė se pėr ēfarė shėrbente. Vihen re edhe dy puse uji. Vende-vende muret janė rrėnuar dhe gurėt tė hedhur.

Sipas banorėve dhe arsimtarėve tė historisė, Lugina e Preshevės dikur u sundua nga romakėt. Gjatė dyndjeve sllave, nė shekujt VI dhe VII, nė Luginė u ndėrtuan disa kala pėr t'u mbrojtur nga barbarėt sllavė. Nuk ka njė datė tė saktė tė ndėrtimit tė Kalasė sė Preshevės, por nga studimet e pakta pėr tė cilat flasin banorėt, ajo ėshtė mė e hershme se shekulli VI-VII, kur nė Ballkan erdhėn sllavėt, gjegjėsisht serbėt. Mė herėt Presheva shtrihej rreth e rrotull kalasė, e sot ėshtė shtyrė nė njė pjesė tjetėr tė Luginės. Vendbanimi tani ka zbritur nė fushė dhe ėshtė zgjeruar. Gjatė rrugės pėr nė kala syri tė has nė copėza qeramike, qė shtrihen kodrės pa shpresė se arkeologė do t’i studiojnė. Mbetjet e mureve mbrojtėse tė kėshtjellės qėndrojnė aty, pėr tė treguar madhėshtinė e dikurshme dhe mjerimin e sotėm, edhe pse, tė pastudiuara dhe pa mundėsi studimi, mbase fshehin thesare.

Institucionet serbe s’janė marrė kurrė as me studimin e as me restaurimin e kalasė, thekson arsimtari i historisė, Qenan Ferati. Serbisė s’i ka interesuar kurrė as ndriēimi i historisė ilire, as i trashėgimisė sė popullit nga i cili kemi gjenezėn. Kjo gjė vetėm sa e rivėrteton para tyre hershmėrinė tonė nė trojet ku ata janė tė ardhur nė shekujt VI-VII. Unaza e stoli tjera filigrani qė janė gjetur nė fshatin Zhunicė i takojnė kohės sė perandorit August. Nė Zhunicė e Preshevė janė gjetur edhe monedha tė kėsaj periudhe (viti i 35 pas Krishtit). Janė zbuluar edhe objekte e pajisje tė ndryshme qeramike qė i takojnė periudhės sė lashtė parahistorike tė vitit 3500 vjet p.e.s.

Komentet ()