E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Dy karikaturistė kosovarė nė Qipro

Nga Express | 17 Gusht 2012 12:21
Madhësia e tekstit:

Strip artisti kosovar Gani Sunduri dhe karikaturisti Agim Krasniqi-Kragi prezantojnė Kosovėn nė Qipro.

Me ftesėn e bėrė nga Arif Albayrak, kryetar i Shoqatės sė Karikaturistėve tė Qipros, dy artistėt kosovarė, prej datės 17 deri mė 26 gusht, do tė marrin pjesė nė festivalin e 5-tė ndėrkombėtar tė takimeve tė karikaturistėve botėrorė nė Qipro.

Pėrgjatė ditėve tė festivalit artistėt kosovarė do tė prezantojnė stripin dhe karikaturėn me nga 15 punimet e tyre, ku edhe do tė jenė pjesėmarrės nė tė gjitha aktivitetet e punėtorive dhe do tė kenė njė panel tė posaēėm pėr prezantimin e Shoqatės sė Strip Artistėve Kosovarė `Xhennet comics` dhe tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Stripit dhe Karikaturės `Prizreni 2012`, qė do tė mbahet mė 8 shtator nė Prizren.

Nė festivalin e 5`tė ndėrkombėtar tė takimeve tė karikaturistėve nė Qipro, sipas organizatorėve, pėrveē artistėve kosovarė do tė jenė prezentė rreth 180 artistė nga 41 vende botėrore.

Sipas Sundurit, kjo ftesė pasqyron edhe suksesin e festivalit qė mbahet nė Prizren dhe kjo ėshtė njė nga mundėsitė e njohjes tė shumė artistėve botėrorė si dhe tė bashkėpunimit pėr njė tė ardhme mė tė suksesshme.

“Do tė jemi me mese 180 artistė nga 41 shtete botėrorė, do tė kemi mundėsi qė tė krijojmė ura lidhėse dhe prezantuese. Kėtė vit Shoqata e Strip Artistėve Kosovarė `Xhennet comics` ishte pjesėmarrėse nė katėr festivale botėrore tė stripit dhe karikaturės dhe pas organizimit tė festivalit qė do tė mbahet nė shtator nė Prizren, organizatorėt janė tė ftuar edhe ne dy festivale botėrore”, tha Sunduri, i cili ėshtė kryetar i `Xhennet comics`.

Komentet ()