E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Aplikoni nė DokuFest

Nga Express | 16 Shtator 2012 09:05
Madhësia e tekstit:

Festivali Ndėrkombėtar i Filmit Dokumentar dhe tė Shkurtėr ‘DokuFest’ ka hapur thirrjen pėr aplikim pėr edicionin e 12-tė tė festivalit.

“DokuFest fton tė gjithė autorėt e dokumentarėve, filmave tė shkurtėr dhe animacioneve tė paraqesin filmat e tyre pėr edicionin e 12-tė tė festivalit, i cili do tė mbahet nga data 17 deri mė 25 gusht 2013 nė Prizren, Kosovė. Afati i fundit pėr aplikim ėshtė e premte, 15 shkurt, 2013”, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė dėrguar nga organizatorėt e festivalit.

Pėr tė aplikuar duhet tė shfrytėzohet forma e aplikimt online e cila gjendet nė ueb faqen e DokuFest dhe e cila mund tė qaset nė linkun: www.dokufest.com

"Ne jemi nė kėrkim tė veprave tė reja tė cilat eksplorojnė kufijtė, e sfidojnė publikun, eksperimentojnė me stil dhe teknikė apo frymėzojnė me kreativitet. Ne i konsiderojmė tė gjitha zhanret, gjatėsitė, stilet dhe formatet, duke pėrfshirė 16mm, 35mm, super-8mm video dhe HD video", thuhet po aty.

Statistikat nga edicioni i sivjetshėm i DokuFest tregojnė se festivali është në rritje të vazhdueshme. Mbi 8500 njerëz morën pjesë në shfaqjet e filmave gjatë nëntë ditëve të festivalit në gjashtë kinema. Rreth 30,000 njerëz kanë vizituar të gjitha aktivitetet e festivalit, duke përfshirë DokuNights programin argëtues. Përmbajtja e programit të festivalit, për të cilat Dokufest u vlerësua ndërkombëtarisht, ishte zgjedhur me kujdes në mënyrë që të sjellë jo vetëm më të mirë të dokumentarëve kryesore, por edhe një shumëllojshmëri të prodhimeve alternative nga e gjithë bota.

Komentet ()