E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Trajneri Pacino

Nga Express | 11 Shtator 2012 16:29
Madhësia e tekstit:

Ylli i njohur filmik, Al Pacino, ėshtė shprehur i interesuar pėr rolin e Joe Paterno, nė filmin qė do tė flas pėr trajnerin e njohur, tashmė ndjerė futbollistik, nga Pensilvania.

Filmi bazohet nė biografinė e Paterno’s, nė tė cilėn autori Joe Posnanski shkruan pėr dy vitet e fundit tė jetės sė njėrit nga trajnerėt mė tė njohur tė futbollit amerikan.

Paterno, i cili vdiq nė janar tė kėtij viti, me ekipet e kolegjeve tė ndryshėm ka fituar plot 409 herė, para se tė shpėrthente skandali i keqtrajtimit seksual tė fėmijėve nga ana e ndihmėsit tė tij, Jerry Sandusky. Kjo ngjarje ndihkoi nė largimin e turpshėm tė Paternos nga ky sport.

Keqtrajtimin seksual, qė kishte ndodhur gjatė gjithė karrierės sė dy trajnerėve, Paterno e kishte fshehur pėr tė mbrojtur reputacionin e shkollės.

Pas pėrfundimit tė procesit gjyqėsor, tė iniciuar nga shoqata kombėtare e programeve atletike kombėtare (NCAA), nė muajin korrik Sandusky ėshtė shpallur fajtor pėr keqtrajtimin seksual tė 10 tė rinjve. Ai mund tė dėnohet me burg tė pėrjetshėm.

Ende nuk dihet kush do ta bėjė regjinė e filmit. Pacino ėshtė shfaqur njėherė nė rolin e trajnerit futbollistik, nė filmin e Oliver Stone “Secila Javė e Zotit”.

Komentet ()