E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Jeremy Renner nė gjurmėt e Matt Damon

Nga Express | 28 Qershor 2012 08:43
Madhësia e tekstit:

Ėshtė bėrė i famshėm kohėt e fundit me pjesėmarrjen si aktor joprotagonist nė filma si ‘Mission Impossible – Ghost Protocol’ dhe ‘Avengers’, por tashmė Jeremy Renner do tė dalė nga hija e Tom Cruise dhe Robert Downey Jr, duke qenė protagonisti kryesor nė filmin e tij mė tė fundit ‘The Bourne Legacy’.

Aktori 41-vjeēar ka thėnė nė njė intervistė pėr revistėn ‘Empire’ se roli qė mė parė ėshtė interpretuar nga Matt Damon dhe qė i dha kėtij tė fundit famėn ndėrkombėtare, do i ndryshojė jetėn. “Ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe pėr mua. Do tė ndryshojė krejtėsisht jetėn time. Marrėdhėnia qė kam me familjen, miqtė dhe me kėdo tjetėr do tė ndryshojė. Nuk do tė kem mė mundėsinė tė dal pėr tė pirė njė kafe nė qetėsi.”

Edhe pse i di mirė pasojat e famės qė do tė fitojė nga filmi ‘The Bourne Legacy’, Renner deklaroi se nuk u mendua gjatė pėr tė pranuar ofertėn: “E pranova brenda 10 sekondash.”

Aktori ka shpjeguar edhe ndryshimet qė personazhi i tij (Aaron Cross) do tė ketė nga ai i Matt Damon (Jason Bourne): “Kanė njė tė kaluar krejt tė ndryshme. Aaron e di shumė mirė se kush ėshtė dhe ka dashur gjithmonė tė jetė pjesė e skuadrės.”

Jeremy Renner ėshtė bėrė i famshėm me filmin ‘The Hurt Locker’ ku mori edhe njė nominim pėr ēmim Oscar.

Filmi ‘The Bourne Legacy’ do tė shfaqet nė kinematė botėrore mė 13 gusht tė kėtij viti.

Komentet ()