E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Presidenti Nishani: Betohem! Zoti mė ndihmoftė!

Nga Express | 24 Korrik 2012 18:20
Madhësia e tekstit:

(E plotėsuar) Betohet me dorė mbi Kushtetutėn e Shqipėrisė, Presidenti i ri i Republikes Bujar Nishani.

"Betohem! Zoti mė ndihmoftė!", ishin fjalet e para te Nishanit si kreu i ri i Shqipėrisė.

Presidenti i Shqipėrisė, Bujar Nishani, ne fjalėn e rastit ne podiumin e Kuvendit shprehu kėnaqėsinė pėr marrjen e postit pikėrisht ne 100-vjetorin e Pavarėsisė.

"Shqiperia ka mjaft sfida qe duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u perket institucioneve tona. Presidenti i Republikes ka nje angazhim te rendesishem per te realizuar reformen ne fushen e drejtesise. Per fat te keq nje raport te theksuar mosbesimi mes qytetareve dhe sistemit te drejtesise. Vendosja e ketij besimi do te jete hapi me i mire", tha Nishani.

Presidenti i ri, Bujar Nishani sot merr detyrėn

I votuar mė 11 Qershor nga parlamenti si president i Republikės sė Shqiperise, Bujar Nishani sot do tė marrė detyrėn pėr tė drejtuar shtetin nė 5 vitet e ardhshme.

Tashmė gjithēka ėshtė gati pėr ceremoninė e organizuar nga Protokolli i Shtetit, nė presidencė dhe jo nė Pallatin e Brigadave, ku janė ftuar 600 persona, tė cilėt do tė qėndrojnė nė tre tribuna tė ngritura pėrpara derės kryesore tė presidencės dhe anash saj.

Nė tribunėn A ėshtė parashikuar tė zėnė vend diplomatėt e akredituar nė Tiranė ndėrsa tė dy tė tjerat B dhe C janė rezervuar pėr personalitete shtetėrore dhe tė ftuarit e tjerė.

Nė ora 18:30 Bujar Nishani do tė mbėrrije nė Parlament nga ku do tė zhvillohet ceremonia e betimit, e cila ėshtė parashikuar tė zgjasė 15 minuta.

Mė pas Bujar Nishani do t'i drejtohet Presidencės pėr t'u takuar me Presidentin nė detyrė Bamir Topi. Takim qė do tė zgjasė disa minuta nė zyrėn e kėtij tė fundit, pėr tė dalė sė bashku dejt hyrjes kryesore tė presidencės.

Rreth orės 19:30 tė dy presidentėt do tė zėnė vėnd nė krye tė shkallėve tė presidencės tė shoqėruar nga kreu Protokollit tė Shtetit. Pas dėgjimit tė himnit kombėtar, dhe 21 tė shtėnave me top, kryetari i Gjykatės Kushtetuese Bashkim Dedja lėviz nė drejtim tė presidentit Nishani pėr t'i dorėzuar nė mėnyrė simbolike Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

Protokolli i Shtetit nuk ka pėrfshirė nė ceremoni njė fjalim lamtumire pėr presidentin Topi, ndėrsa fjalimi i parė si president i Republikės nga Bujar Nishani pritet tė mbahet nė orėn 19:44 minuta.

11 minuta mė vonė Bamir Topi do tė shtėrngojė duart me Bujar Nishanin, duke u pėrcjellė deri nė fund tė shkallėve tė Presidencės nga kreu i Protokollit tė Shtetit. Momenti largimit tė Bamir Topit nga Presidenca do tė kryhet nėn shoqėrimin e 4 motorēkletave dhe nga makina me xhama tė hapur ai do tė pėrshėndesė me dorė tė ftuarit nė tribunėn A. Dhe nė fund presidenti Nishani sėbashku me bashkėshorten dhe fėmijėt do tė qėndrojnė pėr pak minuta pėrpara hyrjes Presidencės pėr tė kryer fotot e rastit. Sa kaq pėrgatitje po kryhen edhe nė bulevardin pėrpara presidencės ku gjatė kohės sė kryerje sė sė ceremonisė nėn masa tė rrepta sigurie do tė ndalohet lėvizja e automjeteve. /tch/

Komentet ()