E Shtunë, 18 Maj 2013E Shtunë, 18 Maj 2013

Serbia, qendėr e tregtisė me organe

Nga Express | 04 Qershor 2012 10:57
Madhësia e tekstit:

Tregtia me organe nė Serbi, sikur edhe nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tjera tė botės, ėshtė ilegale dhe dėnohet deri nė 10 vjet burg. Por kushtet e mjera ekonomike, tė ndėrlidhura me listat e gjata tė pritjes pėr transplantim tė veshkave-vitin e kaluar nė Serbi ka pasur vetėm nga njė veshkė nė tre njerėz ne nevojė-po krijojnė njė treg pėr njerėzit e dėshpėruar dhe nė hall, tė cilėt janė tė gatshėm tė shesin organet pėr tė mbijetuar.

Pavle Mircov dhe partnerja e tij, Daniela, shikojnė me nervozė ēdo 15 minuta e-mailin e tyre, duke pritur me dėshpėrim shpėtimin ekonomik: njė blerės, i cili ėshtė i gatshėm tė paguaj 30 mijė euro pėr njė veshkė tė tyre.

Prindėrit e dy adoleshentėve kanė vendosur organet nė shitje nė njė faqe lokale tė klasifikuar online para gjashtė muajve, pasi qė Mircov, 50 vjeē, humbi vendin e tij tė punės nė njė fabrikė tė mishit. Ai thotė se madje edhe lutjet e tij pėr tė punuar si kamerier janė refuzuar.

Kur i vdiq i ati para ca kohėsh, ai nuk ishte nė gjendje t’i blej njė gur pėr varr. Telefoni i ėshtė ndėrprerė, ndėrsa familja jeton nė terr, pėr tė kursyer rrymė. Njė racion nė ditė, i pėrbėrė nga buka dhe sallami, ėshtė luksi i tyre i vetėm. “Kur duhesh tė vendosėsh ushqimin mbi tavolinė, shitja e njė veshke nuk duket ndonjė sakrificė e madhe”, thotė Mircov.

Me Evropėn e cila po pėrballet me telashe financiare, ekspertėt theksojnė se tregu i zi i organeve tė njeriut-tradicionalisht me bazė nė Kinė, Indi, Brazil dhe Filipine, po zgjerohet nė shtetet perėndimore tė goditura nga kriza, siē janė Greqia, Spanja, Italia dhe shtetet e varfra tė Ballkanit, si Serbia. Personat e varfėr, tė lėndueshėm dhe tė dėshpėruar, po synojnė tė shesin veshkat, mushkėritė dhe organet e tjera trupore tė tyre, tė nxitur nga Interneti, nga trafikuesit e paskrupullt tė organeve dhe mungesa globale e organeve pėr transplantim.

Nė Greqinė e zhytur nė borxhe, njė biznesmen 46 vjeēar nga Pireu theksoi sė fundi se e vetmja mėnyrė qė tė parandaloi pėrfundimin e familjes sė tij nė rrugė ėshtė qė tė shes njė veshkė, pėr 100 mijė euro. Ai i tha medieve greke se ka angazhuar edhe njė detektiv privat, pėr t’ia gjetur njė blerės.

“Falė krizės globale financiare, trafiku me organe ėshtė njė industri nė rritje”, thotė Jonathan Ratel, njė prokuror special i BE-sė, i cili kryeson rastin kundėr shtatė personave, tė akuzuar se kanė joshur njerėz tė varfėr nga Turqia dhe ish-shtetet komuniste nė Kosovė, nė vitin 2008, pėr tė shitur veshkat e tyre, me premtimin e rremė se do tė paguhen deri nė 20 mijė dollarė.

Tregtia me organe nė Serbi, sikur edhe nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tjera tė botės, ėshtė ilegale dhe dėnohet deri nė 10 vjet burg. Por kushtet e mjera ekonomike, tė ndėrlidhura me listat e gjata tė pritjes pėr transplantim tė veshkave-vitin e kaluar nė Serbi ka pasur vetėm nga njė veshkė nė tre njerėz ne nevojė-po krijojnė njė treg pėr njerėzit e dėshpėruar.

Pacientėt nė nevojė dhe donatorėt e varfėr po bashkohen nėpėrmjet rrjetit apo ndėrmjetėsuesve, tė cilėt kėrkojnė nga blerėsit deri nė 100 mijė euro pėr njė veshkė, plus shpenzimet e operacionit dhe biletat kthyese.

Nė Doljevac, nė njė komunė tė varfėr me 19 mijė banorė nė jug tė Serbisė, banorėt sė fundi tentuan tė regjistrojnė njė agjenci lokale, pėr tė shitur organet dhe gjakun jashtė vendit me qėllim pėrfitimi, por ata u refuzuan nga qeveria.

Violeta Cavac, njė amvise qė ėshtė angazhuar pėr kėtė rrjet, tha se niveli i papunėsisė nė Doljevac ėshtė 50 pėr qind dhe se mė shumė se 3 mijė njerėz kanė qenė tė gatshėm qė tė pėrfshihen. Nė mungesė tė kanaleve legale pėr tė shitur organet, ajo tha se banorėt tani po pėrpiqen qė tė shesin organet e tyre nė Bullgari apo nė Kosovė.

“Do tė shes veshkėn time, mėlēinė, do tė bėj ēmos pėr tė mbijetuar”, tha ajo.

Ajo nuk ėshtė vetėm. Mircov i tregoi sė fundi njė gazetari ofertėn e tij pėr shitjen e veshkės, me ē’rast nė pėrshkrim ishte edhe lloji i tij i gjakut dhe numri i telefonit. “Mė duhet tė shes veshkėn, grupi i gjakut A”, thuhej nė ofertė. “Situata ime financiare ėshtė tejet e vėshtirė, kam humbur punėn dhe me nevojiten para pėr tė financuar shkollimin e fėmijėve tė mi”, theksoi ai.

Pas gjashtė muajve tė reklamimit, Mircov thotė se ditėt e tij janė karakterizuar nga shpresa dhe dėshpėrimi. Ai thotė se njė person nga Mannheimi, nė Gjermani, sė fundi i ka ofruar atij qė t’ia paguaj fluturimin pėr nė Gjermani dhe tė mbulojė shpenzimet e transplantimit. Por kur ka bėrė pėrpjekje tė zbulojė gjurmėt e tij, ky person ėshtė zhdukur.

Mircov thotė se nuk ka frikė nga operacioni dhe se nuk turpėrohet pėr faktin se po shkel ligjin. “Mė shumė frikėsohem nga mungesa e parave pėr t’u kujdesur pėr fėmijėt. Wshtė trupi im dhe duhet tė jem nė gjendje tė bėjė ēfarė tė dėshirojė me tė”, shton ai.

Zyrtarėt qeveritar insistojnė se Serbia nuk ėshtė aq e varfėr, sa qė njerėzit tė detyrohen tė shesin organet e tyre, ndėrsa zyrtarėt e policisė nėnvizojnė se asnjė rast i vetėm i shitjes sė organeve nuk ėshtė pėrndjekur nė Serbi gjatė 10 viteve tė fundit. Por ekspertėt tė cilėt studiojnė trafikimin thonė se pėrndjekja ėshtė e rrallė, pasi qė kjo praktikė zhvillohet ilegalisht.

Djoko Maksic, nefrolog i cili kryeson programin e transplantimit nė Akademinė Mjekėsore Ushtarake nė Beograd, nuk beson se shitja ilegale e organeve po lėshon rrėnjė nė Serbi, duke nėnvizuar se ēdo donator potencial ėshtė kontrolluar njė njė Komitet i spitalit, i pėrbėrė nga mjekėt dhe avokatėt.

Por Milovani, njė punėtor 52 vjeēar nė njė fabrikė nė njė fshat rural nė jug tė Serbisė, thotė se veshkėn e tij ja ka dhėnė njė politikani tė pasur lokal, i cili nė shkėmbim e ka punėsuar nė kompaninė e tij dhe i ka ofruar qė t’i bleje ilaēe. Veshka i ėshtė nxjerrė nė njė spital publik nė Beograd, me ē’rast qė tė dy pėrdoren dokumente tė falsifikuara, pėr tė dėshmuar se kinse janė vėllezėr.

Disa serbė, tė cilėt kanė tentuar tė shesin organet e tyre, thonė se ėshtė dėshmuar se kjo praktikė ėshtė shpėtim ekonomik, por nganjėherė jo pėr shkak tė shitjes.

Ervin Balo, njė 26 vjeēar nga Kikinda dhe baba i dy fėmijėve, ishte i papunė pėr mė shumė se njė vit, kur vendosi tė shkojė nė njė televizion lokal sė bashku me vajzėn e tij katėrvjeēare, pėr tė bėrė njė lutje qė dikush tė blejė veshkėn e tij.

Nė vend tė kėsaj, ai mori njė ofertė pėr punė nga Milosh Pajakov, drejtor i njė shkolle fillore, i cili pa paraqitjen e tij nė televizor dhe i ofroi punėn me pagė prej 190 euro nė muaj, si vozitės nė shkollė dhe shkollim pa pagesė pėr fėmijėt e tij.

Mircov thotė se kriza ekonomike ka forcuar nostalgjinė e tij pėr ish-Jugosllavinė, kur ky shtet socialist ofronte edukim pa pagesė dhe punėsim jetėsor dhe kur as qė flitej pėr shitje tė veshkave.

“Ėshtė turp qė populli ynė ka ardhur nė kėtė gjendje pėr tė shitur veshkat. Kurrė nuk kam menduar se kjo do tė ishte e mundur, madje edhe atėherė kur kohėrat ishin mė tė kėqija”, thotė Mircov.

(International Herald Tribune)

Komentet ()