E Enjte, 20 Qershor 2013E Enjte, 20 Qershor 2013

Pritet dimėr ekstrem i ftohtė

Nga Express | 17 Shtator 2012 10:20
Madhësia e tekstit:

Ekspertėt e klimės paralajmėrojnė se shkrirja e akullit nė Arktik me shpejtėsi rekord, tashmė ka arritur nė nivelin mė tė ulėt pėr tridhjetė vitet e fundit.

Ekspertėt po ashtu parashikojnė se kjo shkrirje pėr njė kohė rekord e akullit nė Arktik, mund tė ketė pasoja serioze nė kushtet klimatike tė Evropės dhe Shteteve tė Bashkuara. Sipas tyre, e gjithė kjo mund tė rezultojė me dimėr shumė tė ftohtė nė vitet e ardhshme. Reduktimi i sipėrfaqes sė akullit nė Arktik pritet tė ndikojė nė erėrat qė arrijnė nė Evropė.

Moti i ftohtė qė ėshtė vėrejtur gjatė dy viteve tė fundit nė Evropė dhe SHBA ėshtė njė fakt konkret pėr tė. Ekspertėt parashikojnė qė deri nė vitin 2080, shtresat e akullit nė Arktik tė shkrihen deri nė pikėn e fundit.

“Ndryshimi ėshtė shumė mė i madh se sa e kemi paramenduar para 10 ose 20 viteve”, deklaroi drejtori i institutit polarė tė Norvegjisė, Kim Holmen.

Kolegu i tij Edmond Hansen beson se akulli i shkrirė kėtė vit nė Arktik ėshtė mė i madhi i 1.500 viteve tė fundit.

Komentet ()