(E plotėsuar) Pafajėsia e Myslimanėve quhet filmi qė ėshtė prodhuar nga disa egjiptianė tė krishterė (koptė) me banim nė SHBA, e qė ėshtė bėrė shkak mobilizimesh anti-amerikane nė disa vende tė Lindjes sė Mesme (ėshtė njė film 120 minutėsh, nė tė cilin profeti Muhamet pėrshkruhet si njė i ēmendur, mashtrues, i dhėnė pas femrave e pedofil).
Nė njėrėn prej protestave, nė atė tė Libisė, kanė vrarė ambasadorin amerikan, dhe diplomatė tė tjerė, gjė qė ka provokuar shqetėsim e alarm nė SHBA. Ėshtė njė ngjarje qė mund tė ketė ndikim dhe nė fushatėn elektorale, gjė qė u vu re menjėherė pasi u mor vesh ajo qė kish ndodhur nė Bengasi.
Stafi i kandidatit Romney doli me njė deklaratė, ku thuhej: Nė reagimin e parė tė administratės sė Obama-s, nė vend qė tė dėnohej sulmi i bėrė mbi ambasadėn amerikane, u shpreh simpati ndaj agresorėve, dhe kjo ėshtė e padenjė.
Shtėpia e Bardhė ka shprehur simpati pėr agresorėt? Nė fakt, ky ėshtė njė lexim qė grupi i Romney-t i bėn asaj pjese tė deklaratės sė Obama-s, ku pasi dėnohej sulmi, kėrkohej respekt pėr fetė e besimet fetare. Duket i sforcuar si lexim, apo jo? Dhe kemi tė bėjmė me impaktin mė tė parė tė kėsaj ngjarjeje nė fushatė. (respublica.al)
Vritet ambasadori amerikan nė Libi
Ambasadori Amerikan nė Libi, Chris Stevens dhe 3 funksionarė tė lartė tė Konsullatės Amerikane humbėn jetėn nė sulmin qė iu bė selisė diplomatikė tė SHBA-sė nė Bengazi.
Lajmi u pėrhap nga televizioni Al Jazeera.
Qindra manifestues sulmuan tė martėn nė mbrėmje, me armė e granata, Konsullatėn Amerikane nė qytetin lindor tė Libisė, Bengazi, pėr tė kundėrshtuar njė film, qė sipas tyre ofendon Islamin. Filmi i realizuar nga Sam Bacile titullohet Pafajėsia e Myslimanėve dhe tregon jetėn e Profetit Muhamed.
Demonstrata antiamerikane kundėr filmit u zhvilluan edhe jashtė Ambasadės Amerikane nė kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. Protestuesit nė tė dy vendet thonė se filmi i prodhuar nė Shtetet e Bashkuara ėshtė fyes pėr profetin Muhamed.
Tė paktėn 2.000 demonstrues u mblodhėn jashtė ambasadės nė kryeqytetin egjiptian. Disa protestues hipėn mbi mur, ulėn flamurin amerikan dhe e zėvendėsuan atė me njė flamur islamik.
Raportet e medieve thonė se filmi rreth profetit Muhamed u financua nga anėtarėt e grupit tė mėrgimtarėve kopt tė krishterė tė Egjiptit. Nuk ėshtė ende e qartė nėse tė dyja sulmet kanė qenė tė koordinuara.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, konfirmoi se njė oficer i Departamentit Amerikan tė Shtetit ėshtė vrarė gjatė dhunės, duke shtuar se disa kanė dashur qė tė justifikojnė kėtė sjellje si njė pėrgjigje ndaj njė materiali ofendues tė postuar nė internet.
Nė njė deklaratė, Clinton tha se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhjen pėr ēdo pėrpjekje tė qėllimshme pėr denigrimin e besimit fetar tė tė tjerėve", por shtoi se nuk ka ndonjė justifikim pėr veprimet e dhunshme tė kėtij lloji.
Ndėrsa, zėdhėnėsja e Departamentit Amerikan tė Shtetit, Viktoria Nuland, tha se SHBA e dėnon ashpėr sulmin, dhe po punon me forcat libiane tė sigurisė pėr tė siguruar ndėrtesėn.
Banorėt e Bengazit tė intervistuar afėr konsullatės sė shkatėrruar amerikane, kanė thėnė se sulmi ėshtė rezultat i zemėrimit nė lidhje me filmin.
Libianėt nuk duan qė dikush tė thotė diēka tė keqe mbi profetin e tyre. Profeti Muhamed nuk ėshtė Osama bin Laden. Ai nuk ėshtė kushdo qoftė. Ai ėshtė profeti ynė, ka thėnė njė qytetar i Bengazit.
Edhe protestuesit nė Kajro dėnuan filmin. Njė protestues, Hosam Jusef Ismail, e ka dėnuar poshtėrimin e profetit islamik nėn pretekstin e lirisė sė shprehjes.
Nuk ėshtė e drejtė qė njė njeri tė ketė tė drejtė tė bėjė ēka do. Kjo do tė ishte kundėr interesave tė njė personi tjetėr. Nuk ekziston njė gjė e tillė si liria e pakufizuar. Edhe liria ka kufij. Bindjet themelore fetare duhet tė respektohen nga tė gjithė nė botė. Ne jemi kundėr kėtij filmi, ne kemi dėgjuar se e fyen profetin, paqja qoftė mbi tė, edhe pse unė personalisht nuk e kam parė atė. Por, ne jemi duke u pėrpjekur qė tė dėrgojmė njė mesazh nė tėrė botėn se ne, si myslimanė, i kemi vijat e kuqe, dhe se ne kemi besimet themelore. Nėse mediat pėrpiqen qė tė na bėjnė tė devijojmė nga besimet tona thelbėsore, ne kurrė nuk do ta bėjmė njė gjė tė tillė, tha Ismail.
Ambasada e SHBA-sė lėshoi njė deklaratė qė dėnon pėrpjekjet e vazhdueshme nga individė tė kėshilluar keq, qė lėndojnė ndjenjat fetare tė myslimanėve.
Nė deklaratė thuhet se Ambasada fuqimisht kundėrshton veprimet e atyre qė abuzojnė me tė drejtėn universale tė fjalės sė lirė pėr tė lėnduar besimet fetare tė tė tjerėve.
Sam Basil, njė izraelito-amerikan qė merret me patundshmėri nga Kalifornia, tha se ai e ka prodhuar dhe drejtuar filmin.
Agjencia e lajmeve Associated Press citon Basilin tė ketė pėrshkruar se si tė krishterėt koptė janė shtypur nė Egjipt.
Ministri Hoxhaj dėnon sulmin mbi misionin amerikan nė Bengazi tė Libisė
Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, pėrmes njė telegrami ka ngushėlluar Sekretaren Amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton, pas sulmit mbi misionin amerikan nė Bengazi tė Libisė, ku bėhet e ditur se kanė mbetur tė vdekur Ambasadori amerikan Christopher Stevens, Zyrtari i Shėrbimit tė Jashtėm, Sean Smith dhe dy njerėz tė tjerė.
Nė telegram, Ministri Hoxhaj shpreh pikėllimin e qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė lajm, duke theksuar solidaritetin e plotė tė institucioneve dhe popullit tė Kosovės me popullin dhe autoritetet amerikane si dhe me familjarėt e viktimave tė kėtij sulmi terrorist.
Nė telegram, Ministri Hoxhaj e dėnon nė mėnyrėn mė tė ashpėr tė mundshme kėtė sulm tė tmerrshėm tė kryer mbi misionin amerikan, duke shprehur besimin se kryerėsit e tij do tė gjenden dhe tė marrin ndėshkimin e merituar.
Komentet ()