Pėrderisa Evropa ka kthyer shikimin kah Siria apo Egjipti, presidenti i Bjellorusisė, Aleksandėr Lukashenko, vetėm sa po forcon pushtetin e tij dhe atė me ndihmėn e Vladimir Putinit.
Edhe ditėlindjen e tij tė 21-tė, javėn e kaluar, Zmitser Dashkjevic, e kaloi nė burg. Kryetari i organizatės sė rinisė, Malady Front, gjendet nė burg qė nga dhjetori i vitit 2010 dhe organizatat pėr tė drejta tė njeriut, Amnesty International dhe Viasna e konsiderojnė atė si njė tė burgosur politik.
Pasi Dashkjevic tė lirohet dikur nga burgu, atėherė ai me gjasė do tė jetė njė njeri tjetėr. Ata qė arrestohen si opozitarė nė Bjellorusi nė burg pėrballen me fyerje, poshtėrim dhe torturė. Shumė prej tyre, tė cilėt kanė dalė nga burgu, kanė probleme shėndetėsore dhe janė njerėz tė thyer.
Andrej Klimov, dikur njė politikan tejet luftarak i opozitės, ėshtė tėrhequr, pasi qė ka vuajtur disa dėnime me burg. Andrej Sanikov, nė vitin 2010 njėri nga rivalėt e presidentit Aleksandėr Lukashenko, i cili u arrestua njė ditė para zgjedhjeve, raportoi pas lirimit tė tij:Tentonin tė mė detyronin qė tė bėjė vetėvrasje. Rreth 2200 persona, vlerėson gazetari Andrej Dynko, janė arrestuar pėr shkak tė aktiviteteve opozitare qė nga viti 2010. Dynko, sikur edhe shumė opozitarė tjerė, nuk lejohen tė largohen nga Bjellorusia.
Viasna thotė se aktualisht nė Bjellorusi janė 13 tė burgosur politik. Por pothuajse pėr ēdo ditė ka arrestime tė aktivistėve, tė cilėve ju jipen dėnime tė shkurta me burg-nė pjesėn mė tė madhe aktivitete kėto tė pavėrejtura nga opinioni evropian. Pėrderisa perėndimi ka kthyer shikimin kah Siria dhe Egjipti, situata nė diktaturėn e fundit nė Evropė ka rėnė nė harresė.
Pėr tė raportuar ka mjaft qė nga viti 2010, kur Lukashenko vendosi qė tė ndėrpret kontaktet me Perėndimin dhe qė tė vazhdojė politikėn e tij represive.
Frika dhe vetėcensura nė ndėrkohė janė aq tė fuqishme nė shoqėri, sa qė gjithnjė e mė pak njerėz po janė tė gatshėm qė tė luftojnė pėr ndryshime dhe qė tė rrezikojnė, pėr tė arritur kėtė qėllim. Por sjelljet e ashpra kundėr kritikėve dhe disidentėve janė gjithashtu njė shenjė edhe pėr nervat e tendosura tė regjimit, theksojnė ekspertėt. Anketat dėshmojnė se gjatė viteve tė fundit ka rėnė dukshėm pėrkrahja pėr Lukashenkon dhe pėr kėtė arsye parlamenti i Bjellorusisė nė fund tė qershorit ka miratuar ligjin, me tė cilin dėnohet publikimi i rezultateve tė anketave, tė cilat nuk janė aprovuar nga regjimi.
Nė prill dukej se Bjellorusia ishte e gatshme tė afrohej me BE-nė. Por mė pas, nė Rusi president u zgjodh Vladimir Putini dhe marrėdhėniet mes dy vendeve, tė cilat ishin ftohur nė vitin 2010, papritmas u forcuan sėrish. Nė vitin 2012, Rusia do tė subvencionojė fqinjin e saj me rreth 4 miliardė dollarė. Krahas kėsaj, Lukashenko do tė marrė kredi edhe nga Unioni i Euroazisė. Javėn e kaluar, kryeministri rus, Dimitri Medvedev, qėndroi pėr vizitė nė Minsk, pėr tė nėnshkruar kontratėn pėr ndėrtimin e njė reaktori bėrthamor nė Bjellorusi.
Por e gjithė kjo ndihmė mund ti kontribuojė vetėm forcimit tė pėrkohshėm tė ekonomisė, e me kėtė edhe tė pushtetit tė Lukashenkos.
Regjimi nė Bjellorusi e di fare mirė se reformat janė tė pashmangshme, shkroi George Plashinsky, nga Qendra e Minskut pėr Transformim Evropian. Megjithatė, ajo i frikėsohet ndryshimeve radikale, ngase nė kėtė mėnyrė do tė mund tė dėmtoheshin shtyllat e pushtetit. Nga kjo situatė do tė pėrfitonte para se gjithash Rusia. Ndėrmarrjet ruse me gjasė do tė siguronin copat mė tė mira, gjatė procesit tė privatizimit tė kompanive bjelloruse.
Nuk ėshtė vetėm Plashinsky qė beson se ndikimi i shtuar i Rusisė nė Bjellorusi do tė nėnkuptonte fundin e zhvillimit evropian tė vendit.
Nė situatėn aktuale, BE-ja nuk mund tė bėjė shumė, pasi qė nuk ka mjete politike pėr tė ushtruar trysni, pėrveē qė tė kėrkojė lirimin e tė burgosurve politik dhe tė mbajė sanksionet nė jetė.
Vetėm dėshtimi i modelit tė Putinit mund tė hap shtegun pėr Pranverėn nė Euroazi, thotė Dynko.
Por Bjellorusia ėshtė ende shumė larg nga aty. Kur Lukashenko shkoi sė fundi pėr vizitė nė Venezuelė, ai si pasardhės potencial e pozicionoi djalin e tij, Kolja. Djali i tij ka vetėm shtatė vjet. (Die Zeit)
Komentet ()