Nė margjina tė samitit G20 nė Meksikė, kryeministri i Britanisė, David Cameron dhe presidentja e Argjentinės, Christina Fernandez, kanė pasur njė grindje pėr Ishujt Falkland.
Cameron i ėshtė afruar Fernandezit, pėr tė biseduar me tė pėr reformat bankare, duke kėrkuar me kėtė rast qė Argjentina tė respektojė qėndrimet e banorėve tė ishullit, deklaroi ministri i Jashtėm i Argjentinės, Hector Timerman.
Me kėtė rast, Fernandez desh ti jap Cameronit njė zarf. Megjithatė, Cameron ngurroi qė tė pranojė zarfin dhe u largua.
Nė kėtė zarf, sipas BBC-sė, ishte teksti i rezolutės sė OKB-sė pėr Ishujt Falkland. Me kėtė rezolutė, OKB-ja qysh nė vitin 1985 kėrkoi nga dy shtetet qė tė fillojnė bisedimet paqėsore pėr Ishujt Falkland.
Britania kundėrshton fillimin e kėtyre negociatave. Cameron sėrish nėnvizoi vullnetin e 3 mijė banorėve tė Ishullit. Pjesa mė e madhe prej tyre dėshirojnė tė mbesin pjesė e Britanisė.
Megjithatė, njė zėdhėnės i ministrisė sė Jashtme theksoi se Cameron nuk ka refuzuar qė tė pranojė zarfin, por nuk e ka pasur tė qartė se a kishte dashur Fernandez vėrtetė tia dorėzonte zarfin.
Komentet ()