E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Mubarak: Duan tė mė vrasin

Nga Express | 11 Qershor 2012 23:18
Madhësia e tekstit:

Ish presidenti i sėmurė i Egjiptit Hosni Mubarak, qė po vuan dėnimin me burg tė pėrjetshėm nė njė burg Kairo, tha se autoritetet "duan ta vrasin" nė burg, ka pėrcjellė pėr AFP-nė deklaratėn e tij avokati Farid al-Deeb.

"Ata duan tė mė vrasin. Mė ruaj mua, zoti Farid, ma gjej njė zgjidhje," ka cituar Mubarakun, avokati i tij Farid al-Deeb.

Mė herėt u raportua se gjendja shėndetėsore e Mubarakut ėshtė pėrkeqėsuar shumė. 84-vjeēari, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm nė 2 qershor pėr rolin e luajtur nė vrasjen e 860 protestuesve gjatė muajit tė trazirave qė sollėn fundin e regjimit tė tij 32-vjeēar nė shkurt 2011, vuan nga probleme tė frymėmarrjes dhe presionit tė gjakut.

Megjithatė, njė zėdhėnės i Ministrisė sė Brendshme pėrcaktoi se ai nuk ėshtė nė koma.

Familjarėt e Mubarak kanė bėrė thirrje tė vazhdueshme pėrballė kėsaj situate qė tė rikthehet nė njė spital ushtarak, ku ka marrė njė trajtim mė tė specializuar pėrpara se tė dėrgohej nė njė burg tė sigurisė sė lartė.

Sipas burimeve tė pakonfirmuara, Mubarak ėshtė duke vuajtur edhe nga disa probleme psikologjike.

Zyrtarė tė burgut tė Torės, duke folur me kushtin e anonimitetit, thanė se Mubarak ėshtė duke luftuar pėr jetėn e tij, ndėrsa nė dy raste i ka pushuar zemra dhe ėshtė rikthyer nė jetė falė goditjeve elektrike.

Megjithatė, ata nuk konfirmuan nėse 84-vjeēari kishte pėsuar apo jo njė infarkt.

Mė parė, agjencia "Reuters" konfirmoi se Mubarak i ishte dhėnė frymėmarrje artificiale pesė herė brenda njė dite tė vetme, gjatė javės sė shkuar.

Komentet ()