Nė fshatin Mushtisht tė Komunės sė Suharekės ėshtė pėruruar shkolla e re fillore dhe e mesme e ulėt Edit Durham. Nė kėtė pėrurim morėn pjesė ministri i Arsimit Ramė Buja, kryetari i Komunės sė Suharekės, Blerim Kuqi, si dhe personalitete tė tjera tė jetės politike e kulturore tė vendit tonė.
Me kėtė rast, ministri i Arsimit Ramė Buja tha se prezenca nė kėtė pėrurim krijon ndjenjėn e madhėshtisė dhe tė diturisė.
Unė sot kam edhe kėnaqėsi, edhe nder, edhe privilegj, tė jem kėtu nė pėrurimin e kėsaj shkolle qė krijon ndjenjėn e madhėshtisė nė kėtė fshat, krijon ndjenjėn e diturisė, krijon ndjenjėn e hapėsirės dhe frymėmarrjes mė tė mirė, dhe siē tha kryetari krijon edhe njė ndjesi tjetėr qė ta rrisim cilėsinė edhe mė shumė nė arsim, ka thėnė Buja.
Buja ka bėrė tė ditur se duhet tė ruhet kjo shkollė, sepse nė tė ėshtė bėrė njė investim shumė i madh.
Mos tė harrojmė se ėshtė bėrė investim i madh dhe ky investim shkon nė dy milion e njėqind e nėntėdhjetė ė nėntė mijė, kėshtu qė duhet ta kemi ndjesinė tjetėr qė ta kemi dhe do tė duhej ta ruajmė qė ta kemi, ėshtė shprehur Buja.
Sipas tij, pėrveē dukjes sė mrekullueshme tė shkollės, njė tjetėr e mirė ėshtė se zhvillohet mėsimi nė njė ndėrrim, kėshtu qė, sipas tij, hapėsirat nė kėtė shkollė, laboratorėt, klasat, krijojnė mundėsinė qė cilėsia mėsimore qė ėshtė ėndrra dhe synimi i Ministrisė sė Arsimit dhe Qeverisė sė Kosovės.
Kryetari i Komunės sė Suharekės Blerim Kuqi ka thėnė se qė nga tani kėrkesat pėr kualitet nė mėsime nė kėtė shkollė janė edhe mė tė mėdha
Edhe pse shkolla e Mushtishtit ka qenė e njohur pėr kualitet nė mėsime, por kėrkesat prej sot e kėsaj dite janė edhe mė tė mėdha, ėshtė shprehur Kuqi.
Ndėrkaq drejtori i shkollės, Xhavit Durmishi ka thėnė se nuk ėshtė thėnė kot se aty ku hapet njė shkollė hapet njė dritare e re.
Nuk ėshtė thėnė kot se aty ku ėshtė ndėrtuar njė shkollė hapet njė dritare e jetės nga e cila hyn drita e jetės, e mirėsisė, dashurisė dhe diturisė.
Ai ėshtė shprehur se ndėrtimi i kėsaj shkolle pėrveē se i bėn tė lumtur nxėnėsit e kėsaj shkolle, i bėnė edhe qė ta ruajnė si sytė e ballit.
Pas pėrurimit tė shkollės sė re, tė pranishmit u argėtuan edhe me njė program tė pasur artistik me kėngėtarėt Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Motrat Mustafa, Remzije Osmani.
Komentet ()