E Enjte, 23 Maj 2013E Enjte, 23 Maj 2013

Prishtina dhe Zagrebi forcojnė bashkėpunimin

Nga Express | 14 Shtator 2012 16:05
Madhësia e tekstit:

Kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa ka pritur nė takim njė delegacion nga kryeqyteti i Kroacisė, Zagreb, i kryesuar nga nėnkryetarja, Jelena Paviēiē-Vukiēeviē, ku u theksuar gatishmėria e pėrbashkėt e dy palėve pėr fillimin, forcimin dhe intensifikimin e bashkėpunimit nė disa sfera pėrkatėse.

Nė kėtė takim, janė prezantuar planet dhe vėshtirėsitė aktuale dhe ėshtė arritur qė nė fushėn e transportit publik dhe atė tė urbanizimit, kėto dy vende tė shkėmbejnė pėrvojat e tyre dhe se ky shkėmbim tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen

Tė dy palėt theksuan se nė mes tė dy kryeqyteteve, Prishtinės dhe Zagrebit, ėshtė duke vendosur njė bashkėpunim i mirė, nė tė gjitha fushat e interesit tė pėrbashkėt. Ndėrsa me theks tė veēantė ėshtė diskutuar pėr bashkėpunimin nė fushėn e planifikimit, urbanizmit dhe arsimit.

Po ashtu, tė dy palėt u dakorduan qė tė shkėmbejnė pėrvojat e tyre nė kėto fusha, dhe pėrmes kėsaj tė arrijnė planifikimet qofshin nė fushėn e urbanizmit, planifikimi apo edhe arsimit tė pėrkasin me standardet evropiane.

Ndryshe, Komuna e Prishtinės dhe Zagrebi, nė mars tė kėtij viti, kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr miqėsi dhe bashkėpunim, pėrmes tė cilės synohet nxitja e programeve ekologjike mė theks tė veēante nė mbrojtjen e mjedisit, nxitja e bashkėpunimit nė fushėn e infrastrukturės, urbanizmit dhe trashėgimisė kulturore nė mes dy qyteteve.

Komentet ()