E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Digjen mbi 100 hektarė nė Bjeshkėt e Nemuna

Nga Express | 24 Korrik 2012 18:14
Madhësia e tekstit:

Zjarri i pėrhapur nė bjeshkėt e Deēanit, pėrkatėsisht nė vendin e quajtur Jedovė, nė pjesėn e regjionit tė Vokshit tash e pesė ditė mė radhė ende nuk ėshtė lokalizuar nė tėrėsi.

Kjo me vetė faktin se bjeshkėt janė aq tė larta dhe tė thepisura saqė e pamundėson mbėrritjen deri nė afėrsi njėkohėsisht njė pjesė e kėtyre bjeshkėve ende janė tė minuarat qė nga pėrfundimi i luftės sė fundit.

Zjarri nė kėto anė ka pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 100 hektarė pyje dhe perimetri i vijės sė zjarrit ėshtė rreth 15 km.

Pėrveē dėmeve tė shkaktuara nga ky zjarr qė nuk po arrin tė lokalizohet nė tėrėsi janė rrezikuar edhe banorėt tė cilėt kanė dalė pėr verime nė kėto bjeshkė, me ē’rast ekipi i zjarrfikėsve janė evakuuar edhe disa banorė, ndėr ta edhe disa fėmijė mė aftėsi tė kufizuara.

Pėr tė parė pėr sė afėrmi gjendjen nė bjeshkėn e Jedovės, rajonin e ka vizituar edhe kryetari i komunės Rasim Selmanaj, i shoqėruar edhe nga komandanti i stacionit tė policisė nė Deēan, toger Sejdi Dobraj.

Nga banorėt tė cilėt tashmė ishin evakuuar mėsuam se tashmė stanet janė boshatisur nga qytetarėt nga frika se mund tė pėsojnė nga zjarri. Kurse zjarrfikėsve tė Komunės sė Deēanit iu kanė dalė nė ndihmė edhe zjarrfikėsit e Junikut, tė Pejės e tė Gjakovės .

Drejtori i Shėrbimeve Publike dhe Emergjencave, Admir Hasanaj ka pohuar se tashmė nė Judovė ėshtė lokalizuar zjarri, mirėpo rreziku pėr pėrhapje vazhdon tė mbetet, kjo varet edhe nga faktori kohė.

Gjithsesi Hasanaj ka deklaruar se sot gjendja ėshtė mė e qetė dhe dy ekipe tė zjarrfikėsve tė Deēanit dhe njė i Junikut po vazhdojnė tė shuajnė zjarret. Sa i pėrket zjarrit nė vendin e quajtur Belle, nė afėrsi tė bjeshkėve tė Strellcit, aty ėshtė pėrfshirė njė sipėrfaqe shkėmbore gjė qė ka qenė e pamundur tė intervenohet nga zjarrfikėsit.

Hasanaj bėri tė ditur se kanė kėrkuar edhe ndihmėn e KFOR-it, por deri mė tani nuk kanė marrė ndonjė pėrgjigje nga ana e tyre.

Komentet ()