Ambasada Amerikane nė Kosovė ka mohuar deklaratat nga Kryeministria dhe Ministria e Administratės Publike (MAP), qė ajo tė ketė dhėnė donacion pėr projektin E-kabineti dedikuar Qeverisė sė Kosovės. Gjithashtu mbetet e paqartė se sa nė tė vėrtetė do tė kushtojė E-kabineti. (Fotoja ėshtė marrė nga faqja zyrtare e MAP-it)
Mė datė 20 maj Kosovapress ka raportuar me njė shkrim se ka mjaftuar njė kėrkesė e drejtorit tė Departamentit tė E-qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), z. Driart Elshani dhe brenda jo mė shumė se dy javėve sekretari i Ministrisė sė Administratės Publike (MAP), Fitim Sadiku, ia ka aprovuar projektin E-kabineti nė vlerė prej 330.000 euro, dhe se MAP-i i pat deklaruar Kosovapress-it se kjo shumė ėshtė dhėnė duke e marrė parasysh njė donacion tė dhėnė nga ICITAP pėr E-kabinet.
Nė pėrgjigjen dėrguar Kosovapress-it, Ambasada Amerikane nė Kosovė mohon tė ketė dhėnė donacion tė tillė, por cekė se qysh nė shtator tė vitit tė kaluar ka pėrfunduar njė projekt tjetėr pėr Zyrėn e Kryeministrit nė vlerė prej 250 mijė dollarėsh.
As ambasada e SHBA-ve dhe as ICITAP-i (Programi Ndėrkombėtar i Asistencės Trajnuese pėr Hetime tė Krimit i Departamentit tė Drejtėsisė tė SHBA-ve) nuk kanė siguruar financim apo asistencė tjetėr pėr projektin e e-Kabinetit tė Qeverisė sė Kosovės. Por, nė shtator tė vitit 2011, Ambasada (pėrmes ICITAP-it) ka pėrfunduar njė projekt tjetėr nė vlerė prej 250,000 dollarėve tė SHBA-ve pėr trajnim dhe instalim tė harduerit tė teknologjisė informative pėr Zyrėn e Kryeministrit. ICITAP nuk ėshtė pėrgjegjės pėr planifikimin, financimin, apo zbatimin e projektit tė E-kabinet-it, thuhet nė pėrgjigjen elektronike tė Ambasadės Amerikane nė Kosovė.
Kurse nė pėrgjigjen e MAP-it dhėnė Kosovapress-it thuhet se ėshtė pranuar njė donacion pėr E-kabinet nga Ambasada Amerikane.
Pas kontaktimit me zyrtarė tė ZKM-sė konfirmohet se ėshtė pranuar njė donacion nga ICITAP-i nė vlerė prej 250 mijė dollarėsh pėr trajnim dhe furnizim me pajisje harduerike pėr kėtė projekt. Ndėrsa, MAP-i ka qenė pėrgjegjės pėr zbatimin e projektit tė softuerit pėr projektin E-kabineti, thuhet nė pėrgjigjen e MAP-it.
Jo vetėm MAP-i, por edhe Zyra e Kryeministrit e pohon se SHBA-ja pėrmes institucioneve tė saj nė Kosovė ka dhėnė donacion pėr E-kabinetin, duke rėnė kėshtu nė kundėrshtim me pėrgjigjen e Ambasadės Amerikane dhėnė mė lartė.
Meqenėse projekti pėrfshinė pjesėn harduerike dhe softuerike tė kėtij sistemi, Zyra e Kryeministrit ka pranuar donacion pajisje harduerike (server, voip telefoni) pėr avancimin e infrastrukturės sė IT-sė nė pėrgjithėsi dhe njė pjesė e kėtyre pajisjeve janė pėrdorur pėr implementimin e projektit tė E-kabinetit. Donacioni ėshtė dhėnė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrmes institucioneve pėrkatėse tė tyre tė vendosura nė Kosovė, thuhet nė pėrgjigjen elektronike tė ZKM-sė dhėnė Kosovapress-it.
Kosovapress i ka kėrkuar Zyrės sė Kryeministrit edhe kopje tė dokumentit pėr donacionin e dhėnė, por nuk na ėshtė siguruar asgjė.
Shpėrputhje tjetėr lidhur me donacionin ėshtė edhe deklarata e MAP-i, qė thotė se pėr E-kabinetin ėshtė pėrfshirė Ambasada Amerikane, pėrmes ICITAP-it.
Nė kėtė projekt kanė qenė tė pėrfshirė edhe donatorė tjerė, nė kėtė rast, Ambasada Amerikane pėrmes ICITAP, thuhet nė pėrgjigjen e MAP-it.
Por kėtė e mohon Ambasada Amerikane, duke thėnė se ICITAP-i nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė projekt.
ICITAP nuk ėshtė pėrgjegjės pėr planifikimin, financimin, apo zbatimin e projektit tė E-kabinetit, thuhet nė pėrgjigjen elektronike tė Ambasadės Amerikane nė Kosovė.
Shpėrputhje tjetėr ndodh edhe sa i pėrket ndarjes sė mjeteve nga MAP-i pėr implementimin e E-kabinetit, ku nė dosjen zyrtare shkruan se kjo ministri ka zotuar 321.146 mijė euro, kurse nė kėrkesėn e saj dėrguar Agjencionit tė Prokurimit Publik (APP) pėr miratim tė procedurės sė nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr ndarje tė mjeteve pėr E-kabinet figuron shuma 300 mijė euro, ndėrsa nė pėrgjigjen elektronike dhėnė Kosovapressit, MAP shkruan se Pjesa qė e financon MAP ėshtė 320,000 . Ndėrkohė qė MAP-i thotė se njė shumė prej 300.000 eurove ėshtė siguruar nga donatorėt, si Ambasada Amerikane, ku pėrmendet njė shumė prej 250.000 dollarėsh qė edhe sikur tė jetė e dedikuar pėr E-kabinet nuk e ka vlerėn e 300.000 eurove, por sipas kursit ditorė vlera e 250.000 dollarėve sillet rreth 200.000 euro.
Gjithashtu mbetėt shumė e paqartė shuma pėr implementimin e E-kabinetit. Pėrderisa drejtori i DeQPA-sė, Driart Elshani, nė letrėn e dėrguar sekretarit Fitim Sadiku, letėr e cila menjėherė miratohet nga sekretari, shkruan se Sipas analizave tė bėra dhe planit tė detaizuar pėr implementimin e projektit nevojitet njė kosto pėr rreth 300.000 euro, tani na del se shuma pėr implementimin e E-kabinetit ėshtė shumė mė e madhe se rreth 300.000 eurot e kėrkuara. Shuma e pėrgjithshme sipas MAP-it na del rreth 620.000 euro.
Nė pėrgjigjen e mėhershme tė MAP-it lidhur me mjetet qė janė dedikuar pėr kėtė projekt, pėrmenden donatorė, por nuk specifikohet donacioni prej 50 mijė dollarėve, i cili sipas asaj qė ka thėnė Driart Elshani nė kėrkesė ėshtė pranuar fillimisht nga Microsoft. Nė pėrgjigjen pėrmes postės elektronike tė MAP-it thuhet se Pjesa qė e financon MAP ėshtė 320,000 , ndėrsa pjesėn tjetėr prej 300,000 e kane siguruar donatoret, thuhet nė pėrgjigjen e MAP-it.
Tani mund tė bėhet njė pyetje e thjeshtė: Sa ne tė vėrtetė do tė kushtojė E-kabineti dhe a ėshtė e pėrfshirė nė ketė shumė e gjitha vlera e projektit. Kjo behėt edhe pėr njė arsye, se sipas disa burimeve tani po kėrkohet nga MAP-i, edhe ndarje e njė shume shtesė pėr implementimin projektit, e konkretisht pėr blerjen e kompjuterėve laptop dhe pajisje shtesė pėr E-kabinet.
Gjithashtu ne kemi raportuar nė shkrimin e kaluar se pėr kėtė projekt nuk ka pasur fare tender publik, e qė bien nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi, ku procedurat e prokurimit parashohin qė pėr ndarjen e mjeteve pėr ēfarėdo projekti me vlerė mbi 10 mijė euro, duhet tė hapet tender publik.
Njohėsit e fushės sė IT-sė thonė se nė rastet e implementimit tė projekteve, siē janė ato pėr E-kabinet, pajisjet si hardueri dhe softueri kushtojnė pothuajse nė vlerė tė njėjtė.
Profesori i IT-sė nė universitetin UBT, Petrit Shala, i ka thėnė Kosovapress-it pėrmes telefonit se pėr implementimin e projekteve pėr E-kabinet apo E-qeverisje, hardueri dhe softueri kushtojnė 50 me 50.
Rast konkret pėr implementimin e projekteve nė E-qeverisje lirisht mund ta them se kėto shkojnė 50 me 50, sepse ka involvim edhe harduerik dhe softuerik. Pra kėto shkojnė paralel, nė kėtė rast pėr projekte tė tilla, ku bėhet ruajtja e tė gjitha tė dhėnave, ruajtja e tyre. Domethėnė, edhe nga ana financiare shkojnė 50 me 50, ka thėnė ai pėr Kosovapress.
Lidhur me implementimin e projekteve siē ėshtė E-kabineti, kompanitė nė Kosovė qė merren me projekte tė IT-ve i kanė thėnė Kosovapress-it pėrmes telefonit nė kushte anonimiteti, se projektin siē ėshtė E-kabineti do ta implementonin me njė kosto shumė mė tė ulėt, duke e quajtur shumėn qė e ka ndarė MAP-i si tė fryrė./Kosovapress/
Komentet ()