E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

VV: Isa Mustafa s’mund t’i ikė pėrgjegjėsisė pėr dėshtimet

Nga Express | 16 Qershor 2012 14:59
Madhësia e tekstit:

Lėvizja Vetėvendosje ka reaguar sot ndaj zyrtarėve komunal tė Prishtinės tė cilėt kanė thėnė se Vetėvendosje e ka huq adresėn e kritikave pėr mos furnizim tė kryeqytetit me ujė.

Sipas Vetėvendosjes, neni 15 i Statutit Komunės sė Prishtinės flet qartė pėr obligimin e Komunės pėr furnizim tė qytetarėve me ujė.

Vetėvendosje pėrmes njė kumtese pėr media theksoi se komuna e Prishtinės po mundohet t’i ikė pėrgjegjėsisė pėr dėshtimin e tyre 13-vjeēar pėr furnizim me ujė tė qytetarėve.

“Pas aksionit tonė simbolik tė 15 qershorit, ‘Kryetar na thajte!’, pushteti i Kryetarit tė komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, reagoi. Na thanė se paskemi gabuar adresėn e protestės dhe se kinse pasi e paskemi marrė vesh kėtė ‘fakt’, qenkemi larguar nga oborri i komunės. Nė tė njėjtėn kohė u munduan tė tregojnė para kamerave se po i njihkan aktet ligjore tė Republikės sė Kosovės. Thjeshtė ata po mundohen qė t’i ikin pėrgjegjėsisė pėr dėshtimin e tyre 13-vjeēar pėr furnizim me ujė tė qytetarėve tė Prishtinės”, thuhet nė kumtesė.

Sipas VV-sė, pushtetarėt komunalė tė LDK-sė nė Prishtinė duhet tė japin llogari pėr 13 vitet e reduktimeve tė ujit, pėr shkak se neni 15 i Statutit Komunės sė Prishtinės si akti mė i lartė juridik pėrcakton qartė kompetencat vetanake tė Komunės.

“Pika f) e kėtij neni flet decidivisht pėr obligimin e Komunės pėr furnizim tė qytetarėve me ujė: Ofrimin dhe mirėmbajtjen e shėrbimeve publike dhe shėrbimeve komunale, duke pėrfshirė: furnizimin me ujė, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujėrave tė zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugėve lokale, transportit lokal dhe skemave tė nxehjes lokale”, thuhet nė kumtesė.

“Statuti e obligon pushtetin komunal qė t’ua sigurojė qytetarėve furnizimin me ujė. Isa Mustafa u bė kryetar edhe nė sajė tė premtimit ‘24 orė ujė’! Ndėrsa sot ai nuk po ka kohė as qė t’i numėrojė premtimet e tij tė parealizuara, pėr shkak se angazhim kryesor tė tijin i ka pazaret politike me Hashim Thaēin, e jo hallet e shumta tė qytetarėve tė Prishtinės. Thaēi e Mustafa nėpėrmjet tė ashtuquajturės Reformė Zgjedhore, po tentojnė ta fuqizojnė pushtetin e tyre tė padrejtė nė kurriz tė vuajtjeve tė qytetarėve”, vlerėson Vetėvendosje.

Komentet ()