E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Telashe me paraqitjen online tė provimeve

Nga Express | 29 Janar 2013 11:33
Madhësia e tekstit:

Paraqitja e provimeve nė mėnyrėn elektronike, disa studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, ėshtė duke u shkaktuar telashe tė shumta. Sipas tyre, ka mjaftė raste qė ata nuk ia dalin t’i paraqesin provimet, kėshtu qė edhe humbin afatet e provimeve, pėrkundėr se janė tė pėrgatitur pėr to. Ndėrsa, drejtori i Teknologjisė dhe Informacionit, Isak Shabani pohon tė kundėrtėn e kėsaj, pasi, sipas tij, sistemi elektronik ėshtė nė rregull dhe se ata qė ankohen janė studentė qė nuk po dinė tė punojnė nė mėnyrėn elektronike.

Arbnor Gashi, student i Psikologjisė thotė se ka shumė probleme me kur ka dashur t’i paraqes provimet nė mėnyrė elektronike, pasi, disa herė, ka provuar mė kot paraqitjen e tyre, duke humbur kėshtu edhe afatin e provimeve.

“Unė sot provova prapė dhe prapė nuk mė bėri tamam me i paraqit provimet. Kam dėgjuar dhe prej kolegėve tjerė qė probleme po ka ende por nuk e di pritet me i rregullu. I kem pa disa lajmėrime qė na kanė premtuar qė ka mu zgjedh kjo ēėshtje shumė shpejt edhe na kanė thėnė qė nuk do tė shtyhen afatet e provimeve por do tė provohet te opsioni i dytė nuk e di ēfarė ėshtė ai opsion mirėpo kėshtu na kanė premtuar sipas lajmėrimeve”, ka thėnė Gashi.

Ndėrsa, Merita Gjini, studente nė fakultetin Filozofik ėshtė shprehur se ka disa ditė qė nuk po funksion sistemi elektronik, pėr tė paraqitur provimet, andaj pėr disa provime edhe ėshtė shtyrė afati.

“Po nė fillim ka qenė pak mė e mirė pėr me muajt mi paraqit provimet mirėpo pas disa kohėsh ėshtė paraqit problemi. Sistemi elektronik pėr paraqitje tė provimeve ka vazhduar njė kohė por po mė dukėt qe tash prapė ėshtė leshu. Munden mi paraqit ata qė kanė mbet pa i paraqit provimet. Kjo ka ndikuar qė edhe me i shty provimet pėr njė kohė. Ka raste qė nuk bėn ama duhet me shku me fol tek referentet ku kėta po mundohen me e zgjedh kėtė problem”, ka thėnė Gjini.

Edhe pėr Haxhi Vasajn, student nė Fakultetin Filozofik, paraqitja elektronike e provimeve ėshtė e mundimshme dhe i merr disa ditė kohė.

“Paraqitja e provimeve nuk ėshtė nė mėnyre perfektė. Duhet sigurisht njė ditė, dy dite pėr me nejt gjithė kohėn pėr me i paraqit dy-tre provime. Kjo ėshtė pak bajate pėr studentėt me prit. Kanė me shku nė bibliotekė mė msu. D.m.th sistemi elektronik dhe administrativ janė tė ndėrlikuara tepėr. Shumė herė ka ndodh janė shty provimet s’kemi pas edhe lajmėrime, kėshtu qe s’kemi mujt me i paraqit provimet nė mėnyre elektronike me sistemin e kartelave ID-ve”, ka thėnė Vasaj.

Nga studentėt, drejtori i Teknologjisė dhe Informacionit, Isak Shabani ka thėnė se numri i atyre qė kanė bėrė ankesa, gjegjėsisht atyre qė nuk kanė mundur t’i paraqesin provimet e tyre nė mėnyrėn elektronike ka qenė i vogėl, nė krahasim mė ata qė i kanė paraqitur. Ai pohon se pėr paraqitje online tė provimeve afatet kanė qenė nga data 11 deri mė 15 janar nė Fakultetin Filozofik, Ekonomik, Teknik, tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės.

“Pėr studentėt tė cilėt kanė pasur probleme, ne nė kohė kemi plasu manuale. Ne rekomandojmė qė ata tė lexojnė paraprakisht manualin qė mund ta zbresin nga cila do faqe e njėsive akademike apo fakultetit pėrkatės si dhe i kemi vėnė njė e-mail adresė, nė dispozicion nė ēfarėdo kohe qė shkruajnė shumė shpejt marrin pėrgjigje pėr problemet e tyre qė kanė”, ka thėnė Shabani.

Sipas tij, ata kanė bėrė pėrgatitjet e duhura dhe se sistemi, ēdo herė, ėshtė funksional dhe se, si ēdo sistemit tjetėr, edhe kėtij elektronik, nuk mund t’i qasesh pa respektuar udhėzimet, tė cilat, edhe ata studentė qė kanė pasur probleme, duhet t’i mėsojnė, siē i kanė mėsuar shumica e studentėve tjerė. /Kosovapress/

Komentet ()