Mbi 20 organizata nė krye me BSPKnė janė bashkuar kundėr privatizimit tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės. Kėrcėnojnė se tė premten punėtorėt do ta bllokojnė procesin e punės nė PTK dhe KEK. Deri tani janė grumbulluar 50 mijė nėnshkrime kundėr privatizimit tė ndėrmarrjeve publike.
I bashkojnė forcat kundėr privatizimit tė ndėrmarrjeve publike. Mbi 20 organizata sindikale e joqeveritare, nė krye me Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, nuk e kanė ndėrmend tė rrinė duarkryq pėrballė shitjes se ndėrmarrjeve publike.
BSPK tė dielėn do ti drejtohet me njė rezolutė me kėrkesat e tyre Kuvendit tė Kosovės, duke kundėrshtuar mėnyrėn se si po bėhet privatizimi i ndėrmarrjeve publike si PTK, KEK dhe Trepēa. Ndėrkaq, punėtorėt e PTK-sė dhe distribucionit tė KEK-ut tė premten pėr gjysmė ore do tė protestojnė nė vendet e tyre tė punės pėr tė kundėrshtuar, siē thonė ata, privatizimin e egėr tė kėtyre ndėrmarrjeve.
Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-sė, nė njė konferencė pėr media ka thėnė se deri tė mėrkurėn janė grumbulluar 50 mijė nėnshkrime kundėr formės sė privatizimit tė ndėrmarrjeve publike dhe se ky peticion do ti dorėzohet presidentes, kryeministrit, kryekuvendarit dhe Ambasadės amerikane.
Sipas tij, peticioni me nėnshkrimet e mbledhura nė kundėrshtim tė privatizimit do tė vazhdojė deri tė dielėn dhe se tė hėnėn, sipas informatave qė Arifi posedon, do tė mbahet njė seancė e jashtėzakonshme nė Kuvendin e Kosovės, ku do tė debatohet mbi privatizimin nė Kosovė.
Ne kemi filluar tė grumbullojmė nėnshkrimet. Njė peticion qė do t ia dėrgojmė njė kopje Presidentes, njė kryekuvendarit, njė kopje kryeministrit dhe Ambasadės amerikane. Deri mė datėn 12 janė grumbulluar 50 mijė nėnshkrime. Ne presim qė deri tė dielėn ta vazhdojmė. Jam i bindur qė kjo mund tė dyfishohet dhe presim qė tė hėnėn, sipas informatave qė kemi, se do tė mbahet nė Kuvend njė seancė e jashtėzakonshme dhe si pikė e parė e rendit tė ditės, si i kemi informatat, do tė jetė privatizimi i ndėrmarrjeve publike, ka thėnė Arifi.
Arifi mė tej ka pohuar se ata nuk po e kundėrshtojnė privatizimin si proces, por formėn dhe mėnyrėn nė tė cilėn ai po bėhet.
Arifi ka mohuar qė BSPK tė jetė me ndonjė parti lidhur me kėtė ēėshtje, pavarėsisht se peticioni kundėr privatizimit po realizohet nga aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje.
Ne i kemi ftuar nė tri tryeza tė gjithė. Kushdo me u bashkėngjit, ja urdhėro. Por BSPK ėshtė i pavarur dhe me atė pavarėsi qė e ka, ka ec pėrpara. Ne kemi forca tek peticioni kush ka dashur ti bashkėngjitet me i kontribu dhe tė gjitha partive politike. Ne nuk kemi asgjė kundėr shtetit, ka thėnė ai.
Ndėrsa Milazim Alishiqi, kryetar i Sindikatės sė pavarur tė PTK-sė, ka thėnė se po e kundėrshtojnė privatizimin, pasi qė me kėtė formė po bėhet nėnvlerėsim i kėtyre ndėrmarrjeve.
Deputetėve tė nderuar tė Parlamentit tė Republikės sė Kosovės tu bėhet me dije nė takimin e radhės qė e kanė tė hėnėn, qė ta thėrrasin mendjen e shėndoshė dhe ti thonė stop kėtij privatizimi tė egėr. Kėtij privatizimi, i cili po zhvillohet me njė shpejtėsi marramendėse, ka pohuar ai.
Ai u ka bėrė apel deputetėve qė tė bėjnė diēka nė kėtė drejtim, pasi qė pas protestės sė paralajmėruar pėr nesėr nga punėtorėt e PTK-sė do tė vazhdojnė dhe me protesta tė tjera dhe greva. Edhe Fehmi Pajziti, kryetar i Sindikatės sė pavarur tė Elektrokosovės ka thėnė se mėnyra se si po privatizohen kėto ndėrmarrje ėshtė denigruese, injoruese dhe nėnēmuese.
Denigruese, injoruese dhe nėnēmuese pėr shtetin tonė tė sapoformuar, ėshtė ēmimi i ofruar nga ofertuesi. Me 26 milion tė shitet aseti i distribucionit nė nivel tė Kosovės, ėshtė ofendues pėr ne si shtet, ka thėnė ai.
Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, me mbėshtetjen e 26 organizatave tė tjera sindikale dhe jo sindikale, mė 6 shtator kanė nisur mbledhjen e nėnshkrimeve pėr peticionin kundėr privatizimit tė PTK-sė dhe Distribucionit tė KEK-ut si dhe likuidimit tė Trepēės.
Komentet ()