Synimi i Komunės sė Mitrovicės pėr tė ndėrtuar 30 shtėpi nė pjesėn veriore tė Kosovės ėshtė ende nė gjysmė tė rrugės. Deri tash janė ndėrtuar 12 shtėpi, nė kuadėr tė projektit pėr tė mundėsuar kthimin e tė zhvendosurve nė pjesėn veriore tė qytetit. Pėr tė realizuar kėtė projekt duhet afėrisht 1 milion euro, ndėrsa deri tash janė mbledhur 400 mijė euro.
Nė aksionin Ndihmo edhe ti, ndihmo Mitrovicėn i cili i dedikohej rindėrtimit tė shtėpive tė shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės ishin premtuar mbi 1 milion euro, por kjo shumė ende nuk ėshtė realizuar.
Ndėrkohė, edhe grupi i deputetėve tė PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės kishte premtuar se do ta japin nga njė pagė pėr kėtė aksion. Mirėpo deri me tani vetėm njė pjesė e kėtyre deputetėve e kanė mbajtur premtimin duke e dhėnė pagėn e tyre. Shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė Adem Grabovci ka thėnė se deputetėt e PDK-sė kanė premtuar pa pėrjashtim se tė gjithė do tė japin nga njė pagė pėr veriun, por sipas tij, duke pas parasysh kushtet dhe mundėsitė financiare tė kufizuara, deputetėt kanė bėrė kėrkesė qė tiu mundėsohet qė dhėnia e mjeteve tė bėhet pėr dy apo tre muaj.
Sipas Grabovcit me kėtė aksion deputetėt e PDK-sė sadopak po mundohen qė nė mėnyrė modeste tė kontribuojnė pėr pėrmirėsimin e jetės tė qytetarėve shqiptar nė veri tė Kosovės.
Askush nuk ka tė drejtė morale qė tė kėrkojė nga qytetarėt shqiptarė qė tė kthehen nė veri tė Kosovės, pa ju krijuar atyre kushtet elementare tė jetesės. Duke u nisė nga kjo, grupi i deputetėve tė PDK-sė ka ndėrmarrė njė aksion solid pėr ta ndihmuar procesin e kthimit tė qytetarėve kosovar nė trojet e tyre nė veri, ka thėnė Grabovci pėr Tribuna Shqiptare.
Ai ju ka bėrė thirrje qė edhe qytetarėt tė solidarizohen me veriun, pasi sipas tij, vetėm kėshtu me veprime konkrete mund tė zgjidhen problemet nė veri.
Nga ana tjetėr, Ahmet Jashari zėdhėnės i Komunės sė Mitrovicės, e cila ka qenė organizatore e aksionit Ndihmo Mitrovicėn, ka thėnė pėr gazetėn se deri mė tani janė mbledhur rreth 400 mijė euro nga ajo pjesa qė janė zotuar.
Komentet ()