E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Kosova e Re, sigurt drejt ritenderimit

Nga Zekirja Shabani | 17 Korrik 2012 08:04
Madhësia e tekstit:

Termocentrali Kosova B do tė hiqet nga pakoja tenderuese e projektit Kosova e Re. Kėshtu ka marrė vendim tė hėnėn Komiteti Drejtues pėr kėtė projekt. Burime tė Expressit tregojnė se kėtė e kanė kėrkuar vetė kompanitė e parakualifikuara. Qeveria, mė herėt, e pati futur me zor Kosovėn B nė pako tenderuese, tė cilėn tash pėrmes Parlamentit duhet ta heqė. Nėse deputetėt votojnė kundėr, gjithēka nis nga e para.

Ashtu siē kėrkuan investitorėt, ashtu edhe u bė. Termocentrali Kosova B nuk do tė jetė pjesė e pakos sė projektit energjetik, Kosova e Re.

Kėshtu ka vendosur tė hėnėn nė takimin e fundit tė tij, Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”, konfirmojnė pėr gazetėn Express, zyrtarė tė kėtij komiteti.

Kėtė propozim pritet ta miratojė Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e ardhshme qė do tė mbahet gjatė kėsaj jave.

Bashkė me miratimin e kėtij propozimi, mėsohet se do t’u jepet drita e gjelbėr edhe disa ndryshimeve sa i pėrket mihjes qė do ta furnizojė termocentralin e ri me thėngjill dhe komplet strategjisė sė energjisė.

Ndryshimet nė projektin e Kosovės sė Re i kanė konfirmuar edhe nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, pa pėrmendur se ēfarė do tė jenė ato.

Nė kėtė institucion nuk komentojnė pėr detajet e vendimit duke thėnė se i takon Qeverisė tė vendosė.

“Nė takimin e Komitetit Drejtues tė Projektit “Kosova e Re” ėshtė marrė vendimi pėr disa rekomandime lidhur me strukturėn e projektit. Ndėrsa vendimi pėrfundimtar do tė merret gjatė kėsaj jave, nė takimin e Qeverisė”, ka pohuar zėdhėnėsi i MZHE-sė, Naim Zeqiri.

Tėrheqja e termocentralit Kosova B nga pakoja tenderuese, burime tė gazetės thonė se po bėhet pėr shkak tė krizės ekonomike botėrore, e cila ka prekur vendet prej nga vijnė investitorėt potencialė nė projektin Kosova e Re.

Nė garė tashmė janė katėr konzorciumet e kualifikuara pėr tė marrė pjesė nė termocentralin Kosova e Re: Konzorciumi Adani Poėer/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, konzorciumi AES Electric lid/ Demir Export A.S nga SHBA-ja dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe konzorciumi PPC Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania.

Mėsohet se qė tė gjitha kompanitė kanė kėrkuar qė nga pakoja tė tėrhiqet Kosova B, tė cilėn Qeveria me shumė mund dhe kritika e pati futur atė nė pako pėr ta bėrė sa mė shumė tėrheqėse pėr investitorėt.

Protagonistėt kryesorė tė kėtij procesi thonė se hapi i radhės i Qeverisė ėshtė qė kėtė ēėshtje ta kthejė edhe njė herė nė Kuvend. Kjo thotė se do tė jetė sfiduese, pasi sipas numrave tė deputetėve, Kuvendi nuk mund ta miratojė, pasi qė thuajse shumica e tyre e kishin kritikuar Qeverinė pėr futjen e Kosovės B nė pakon tenderuese. Dhe nė rast tė mosmiratimit tė projektit nga ana e Kuvendit, gjithēka kthehet nė pikėn zero.

Kjo edhe mund tė ndodhė pasi qė edhe institucionet vendėse janė tė interesuara t’i rikthejnė investitorėt e mėhershėm nė garėn pėr projektin e termocentralit Kosova e Re.

Me ritenderim, sipas burimeve tė gazetės, u hapet rrugė edhe shumė investitorėve qė janė mė seriozė dhe ekspertė apo me pėrvojė tė gjatė nė eksploatimin e qymyrit.

Gazeta Express pati raportuar pėr kėtė plan, kohė mė parė.

“Kompanitė konkurruese, tė cilat janė tri turke dhe njė egjiptiane, duket se nuk janė edhe tė profesionalizuara nė eksploatimin e qymyrit”, patėn treguar burime tė gazetės.

Pėr eksploatimin e qymyrit dhe me pėrvojėn mė tė madhe nė botė, sipas ekspertėve tė energjisė, janė gjermanėt, tė cilėt Qeveria pretendon t’i fusė edhe njė herė nė garė pėr kėtė projekt.

Mė herėt, njė prej kompanive mė tė mėdha gjermane pėr eksploatimin e qymyrit, “RĖE Poėer” ishte konkurrente, por e cila iku mė vonė pėr shkak tė zvarritjes sė punėve tė Qeverisė.

Projekti i Kosovės sė Re ka filluar qe tetė vite dhe qė atėherė janė bėrė shumė ndryshime nė tė. Ndryshimet e para ishin ato tė reduktimit tė kapaciteteve prodhuese tė energjisė nga 2000 megavat nė 600 megavat.

Komentet ()