Ekzekutivi i vendit tashmė ėshtė pėrgatitur pėr fillimin e emetimit tė letrave me vlerė, dhe pritet qė nga janari i vitit 2012 tė emetohen nė letra me vlerė 74 milionė euro. Sipas drejtuesve tė Ministrisė sė Financave ėshtė bėrė gati infrastruktura ligjore pėr emetimin e kėtyre letrave, tė cilat kanė njė vlerė nominale, qė do tė pėrdoren pėr tu shndėrruar nė vlerė aksionesh. Shuma huamarrjeje prej 74 milionė euro ėshtė paraparė edhe me Projektligjin pėr buxhet tė vitit tė ardhshėm, ndėrsa interesim pėr tė investuar nė letrat me vlerė kanė treguar edhe bankat komerciale nė Kosovė. Letrat me vlerė automatikisht do ti hapnin rrugė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit pėr ta investuar njė pjesė tė fondit tė saj qė tash sa vite ėshtė kėrkuar tė investohet nė Kosovė.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vlerėsuar se emetimi i letrave me vlerė do tė jetė njė burim shtesė pėr financimin e nevojave pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, konkretisht nė projektet e rėndėsishme. Sipas tij, me kėtė vendi hyn nė njė fazė ku do tė fillohet me zhvillimin e tregjeve financiare.
Ėshtė nė fazėn finale pėrgatitja e bazės legale, duke pėrfshirė ligjin dhe aktet nėn ligjore. Gjithashtu, janė vendosur tė gjithė softuerėt e nevojshėm pėr kėtė ēėshtje nė Bankėn Qendrore, ndėrsa pėrgatitjet janė nė fazėn finale. Ne presim qė tė startojė nė fillim tė vitit tė ardhshėm. Fillimisht plani jonė origjinal ka qenė qė tė fillojė nė fund tė kėtij viti, mirėpo nė bazė tė rekomandimeve nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, jemi pajtuar qė tė jetė fillimi i vitit tė ardhshėm, ka thėnė Hamza.
Ai ka thėnė se tashmė ėshtė duke u bėrė testi i tregut, dhe presin qė emetimi i letrave me vlerė tė fillojė suksesshėm. Sipas tij, kjo punė ėshtė bėrė nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovės, dhe me mbėshtetje nga asistenca teknike e Thesarit nga SHBA-tė.
Sipas burimeve tė Kosovapress bėhet e ditur se pėr shumėn e letrave me vlerė tashmė janė gjetur edhe blerėsit potencialė. Pėrveē bankave komerciale qė veprojnė nė Kosovė qė tashmė kanė shprehur interesimin pėr investime nė letra me vlerė, janė edhe Fondi i Trustit tė Kursimeve Pensionale dhe Fondi i Privatizimit.
Nė rast se nuk ka investues tjerė nė letrat me vlerė tė Qeverisė, njė pjesė tė madhe pritet tė blihen edhe nga bankat komerciale, por janė tė sigurta qė mjetet e privatizimit dhe Trustit tė mund tė kthehen dhe tė investohen nė Kosovė, thonė kėto burime brenda Qeverisė.
Diturie Hoxha, kryetare e Shoqatave sė Bankave tė Kosovės, ka thėnė pėr Kosovapress se bankat komerciale nė Kosovė janė tė interesuara tė investojnė nė letrat me vlerė tė Qeverisė.
Interesimi i bankave ka qenė shumė i madh qysh prej fillimit. Rregullorja e parė, versioni i parė dhe iniciativa ėshtė marrė qysh nė shtator tė vitit tė kaluar, edhe menjėherė bankat kanė shprehur njė interesim, sepse ėshtė njė formė pėr ti plasuar mjetet rezervė dhe tė cilat njėherė pėrnjėherė nuk kanė mundėsi pėr ti plasuar nė kredi tė sigurta, atėherė iu mbesin atyre si likuiditet me tepricė. Ėshtė shumė me rėndėsi qė tregu i letrave me vlerė tė fillojė mė shpejt. Bankat kanė potencial tė investojnė nė kėto forma, por mbetet ende pėr tu diskutuar disa detaje, ka thėnė Hoxha.
Letrat me vlerė automatikisht do ti hapnin rrugė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit pėr ta investuar njė pjesė tė fondit tė saj nė Kosovė qė tash sa vite ėshtė kėrkuar tė kthehen dhe tė investohen nė Kosovė. Sipas Ligjit tė AKP-sė, pjesa e mbetur e fondit tė grumbulluar nga privatizimi i ndėrmarrjeve nė pėrputhje me kritere tė arsyeshme tė investimit, qė mbahet nė mirėbesim nga Agjencia do tė investohen nė letra me vlerė dhe instrumente tė tjera financiare tė klasifikuara nga agjenci ndėrkombėtare tė klasifikimit si letra me vlerė dhe instrumente financiare pėr investim.
Edhe Fondi i Trustit tė Kursimeve mund tė kthehet dhe tė investohet nė letrat me vlerė qė i emeton Qeveria e Kosovės.
Nė nenin 10 tė Ligjit pėr Fondin Pensional tė Kosovės thuhet se Pėrpjesėtimi maksimal i letrave me vlerė tė cilitdo emetues tė vetėm, duke pėrfshirė personat e tij tė anėtarėsuar qė mund ti mbajė Fondi i Kursimeve Pensionale tė Kosovės, ėshtė 5 pėr qind pėr aksione dhe 30 pėr qind pėr obligacione. Pėrpjesėtimi maksimal i mjeteve tė tėrėsishme tė pensionit, qė mund tė investohen nė mjetet e njė emetuesi, duke pėrfshirė llogaritjen e mjeteve tė partnerėve, ėshtė 5 pėr qind.
Ndėrkaq, njohės tė ekonomisė vlerėsojnė se emetimi i letrave me vlerė do tė ndihmojė ekzekutivin e vendit pėr realizimin e disa projekteve kapitale. Alban Zogaj, nga Instituti Riinvest thotė se pėrgatitjet nė kėtė drejtim kanė qenė tė vonuara. Megjithėkėtė, sipas tij, fillimi i emetimit tė letrave me vlerė nė fillim tė vitit tė ardhshėm, do tė jetė njė burim i ri i financimit pėr Qeverinė e Kosovės.
Qeveria do tė ketė mundėsi qė disa projekte tė veta kapitale, investive, nė tė ardhmen ti financojė pėrmes letrave me vlerė. Ky normalisht ėshtė njė element pozitiv, sepse do tė mund tė zhvillohen disa projekte, qė nė situata tjera nuk do tė kishin financim. Ēdo projekt i ri investim kapital, normalisht sjell zhvillim ekonomik nė vend. Ne e pėrkrahim kėtė burim tė ri tė financimit, ka thėnė Zogaj.
Pėrndryshe, Kosova ėshtė i vetmi vend nė rajon, tė cilit i mungon tregu i kapitalit.
Komentet ()