Zėvendėskryeministri i Parė, Behgjet Pacolli, ka deklaruar tė enjten se Astrit Haraqija ia ka kėrkuar 3.6 milionė euro pėr tė zgjidhur problemin e privatizimit tė hotelit Grand.
Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, Pacolli ka reaguar pas publikimit tė dėshmisė sė tij dhėnė nė polici, ku kishte implikuar edhe zyrtarė tė tjerė, tė cilėt, sipas tij, kanė kėrkuar miliona pėr ti pėrfunduar mė shpejt procedurat pėr pronėsinė e Grandit.
Nė mesin e tyre ishin edhe djali i Ibrahim Rugovės, Uka, deputeti i LDKsė, Naser Osmani dhe biznesmeni Gazmend Abrashi.
Nė deklaratėn me shkrim, Pacolli e ka pranuar se ai qė ka kėrkuar mė shumė se tre milionė euro ėshtė vetėm Haraqija e jo Uka, Osmani dhe Abrashi.
Ndėrkohė, Astrit Haraqija, Naser Osmani e Gazmend Abrashi janė deklaruar se nuk kanė lidhje me akuzat qė u janė bėrė nė adresė tė tyre pėr kėrkim tė milionave pėr ti kryer punė Pacollit.
I vetmi qė nuk ka reaguar ka qenė Ukė Rugova.
Haraqija nė njė prononcim pėr Express ka paralajmėruar padi ndaj Pacollit, duke thėnė se do ti kėrkojė tetė milionė euro dėmshpėrblim.
Kjo ėshtė vlerė e vogėl pėr mu dhe jam duke u konsultuar me avokatėt e mi nė Gjakovė dhe nė Berlin qė ti bahet njė padi me ua lyp tetė milionė. Edhe kur tė donė, qė ėshtė i zoti ai, ai plaku matuf dhe qė po kujton se po i blen ka pesė karrige Kryetarit tė Malit, e pesė kompjutera, por mua nuk mė blen as me pesė kompjutera e as me pese karrige kur tė donė ballafaqohna publikisht nė televizion edhe me atė mashtruesin Remzinė, kur do tė donė jam i gatshėm me u ballafaqu, ka thėnė ai.
Mos ma ulni ēmimin thuaju, ka qenė porosia e Haraqisė pėr Pacollin.
Express ka tentuar tė kontaktojė me Rugovėn, por ai nuk ėshtė lajmėruar nė telefon.
Megjithėkėtė, edhe Pacolli e ka konfirmuar se djali i Rugovės ka qenė nė shtėpinė e tij, kur Haraqija ka kėrkuar milionat, por se nė atė kohė, Uka kishte qenė duke biseduar nė telefon nė njė dhomė tjetėr.
"Unė u kam pėrshkruar ekzakt atė qė mė ėshtė kujtuar nga ajo bisedė. Jam pėrgjigjur po ashtu se Astrit Haraqija mė ka mė ka kėrkuar 3.6 milionė euro pėr tė zgjidhur problemin e Grandit nė favor tė sė drejtės...Dua ta sqaroj po ashtu se u kam thėnė hetuesve se nė momentin kur Astrit Haraqiu ka bėrė kėrkesėn pėr para, zoti Ukė Rugova ka qenė jashtė dhomės (mė duket i zėnė me njė telefonatė tjetėr). Po ashtu u kam thėnė se Ukė Rugova asnjėherė nuk ka kėrkuar asgjė nga unė dhe ai nuk ka biseduar asnjėherė me mua mbi ēėshtjen e hotelit Grand, ka shkruar Pacolli nė deklaratėn dėrguar mediave.
Ish-Presidenti ka treguar se Haraqija bashkė me Ukė Rugovėn kishin shkuar nė shtėpinė e tij nė Hajvali nė gjysmė tė natės.
Astrit Haraqija dhe z. Ukė Rugova kanė ardhur nė shtėpinė time diku pas orės 23.00 gjatė kohės sa unė isha me njė mysafir tjetėr. Ata kanė pritur nė njė sallon tjetėr derisa jam liruar dhe pas shkuarjes sė mysafirit i kam takuar. Hetuesit mė kanė pyetur se ēka ėshtė biseduar duke mė tėrhequr vėrejtjen se ata posedojnė regjistrimin e telefonatave, bisedave dhe sms.
Ndėrkohė, pėr Naser Osmanin, Pacolli ka thėnė se nuk i ka kėrkuar para pėr tė blerė Grandin, por se i ka kėrkuar vetėm kompletimin e dokumentacionit.
Nė anėn tjetėr, Pacolli ka thėnė se Naser Osmani vetėm ka propozuar takim me tashmė tė ndjerin Dino Asanaj.
Jam pėrgjigjur po ashtu se biseda ėshtė bėrė nė vend publik dhe se Naser Osmani nuk ka kėrkuar para pėr askėnd, por mė ka tėrhequr vėrejtjen disa herė gjatė bisedės se unė duhet tė bisedoj personalisht me Dino Asanajn. Jam pėrgjigjur se unė kam refuzuar ēdo takim me Dino Asanajn. Naser Osmani mua nuk mė ka kėrkuar para, ka thėnė Pacolli nė reagimin me shkrim.
Pacolli ka dhėnė versionin e tij edhe pėr biznesmenin Abrashi.
Nė pyetjen e hetuesve, pėr Gazmend Abrashin jam pėrgjigjur se i njėjti ka kontribuar nė pėrgatitjen e profesionale tė dokumentacionit qė nga ne ėshtė kėrkuar nga AKP-ja. Jam pėrgjigjur decidivisht se kam dėgjuar se z. Abrashi ka thėnė se pse nuk flisni me Dino Asanajn.
Lideri i AKRsė ka thėnė tė jetė habitur se si njė dokument del nė media ende pa u kryer hetimet dhe pėr kėtė e ka fajėsuar drejtėsinė.
Edhe njėherė, pra dėshmohet se ne nuk kemi njė sistem gjyqėsor efikas dhe tė sinqertė, ka thėnė ai.
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()