Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi i ėshtė pėrgjigjur deklaratave tė Presidentit serb, Tomisllav Nikolic, i cili ka thėnė se nuk e pėrjashton luftėn pėr t`a rikthyer Kosovėn nėn Serbi.
Shefi i Qeverisė sė Kosovės ka thėnė se ai do tė jetė nė krye tė betejės nė rast se Nikolic pretendon tė hyjė nė luftė me Kosovėn.
Unė sot i pėrgjigjem pėrsėri se nė rrethanat ēfarė ai pretendon pėrsėri unė do tė jem nė ballė tė betejės pėr t`u larguar Nikolic humbės dhe i turpėruar nga ēfarėdo aventurė e re e tij nė raport me Kosovėn, ka thėnė Thaēi, nė njė konferencė tė mbajtur sot nė aeroportin Adem Jashari
Ai ka thėnė se nė rast se Serbia hynė edhe njė herė nė luftė, atėherė krejt shteti serb do tė koncentrohet nė Beograd, duke mbetur vetėm si Pashallėku i Beogradit.
Por, ēdo aventurė e tij e re nė raport me Kosovėn nėnkupton se ai do ta harroj Kosovėn por duhet tė mendoj mė tepėr pėr Pashallėkun e Beogradit, ka shtuar ai.
Ai ka folur edhe pėr takimin qė ka pasur me Sekretarin e OKBsė nė aeroport dhe ka thėnė se i ka treguar pėr arritjet dhe sfidat qė e presin Kosovėn.
Kryeministri Thaēi nuk e ka mohuar njė dialog tė ri pėr Veriun, por ka pėrsėritur disa herė se njėherė duhet zbatuar marrėveshjet pėr tė ecur mė tutje nė ēėshtje tė tjera.
Implementim, implementim, implemetim, ka thėnė Thaēi, dhe ka thėnė se pastaj do tė vazhdoj dialogu me serbėt e Veriut.
Komentet ()