Njė grua pritet tė drejtoje njėrėn nga zyrat mė tė pėrfolura ditėve tė fundit nė Kosovė, Zyrėn Administrative qė do tė hapet nė veri tė Mitrovicės.
Kėshtu ka mėsuar Top Channel nga burime qeveritare, tė afėrta me procesin e rekrutimit tė stafit qė do tė punoje nė kėtė zyre.
Ajo qė konfirmojnė nė Ministrinė Administrimit tė Pushtetit Lokal ėshtė se emri i kandidatit tė propozuar pėr Drejtor tė Zyrės ėshtė dėrguar nė Qeverinė e Kosovės, e cila gjatė javės sė ardhshme pritet tė marrė vendim pėr kėtė.
Ne jemi nė fazėn intensive tė rekrutimit. Kemi pėrfunduar intervistat pėr zyrtarin kryesor tė zyrės dhe pėr zėvėndėsin e tij
Kemi menaxhuar me sukses dhe kemi kandidatėt e mjaftueshėm pėr tė vendosur njė person me profesionalizėm tė lartė diku gjatė fundit tė javės sė ardhshme, sepse pozitėn e zyrtarit kryesor administrativ (propozimin e ministrisė tonė) duhet ta miratojė Qeveria dhe ne besojmė nė mbledhjen e parė tė saj kjo do tė miratohet, thotė Besnik Osmani, Sekretar i Pėrgjithshėm, MAPL.
Sipas Osmanit, ofrimi i shėrbimeve pėr qytetarėt nė veri tė Mitrovicės pritet tė fillojė gjatė mesit tė muajit korrik.
Momentalisht jemi duke punuar qė ti sigurojmė gjithė dokumentacionin e nevojshėm zyrtarėve qė do tė vendosen nė kėtė zyrė, qė ka tė bėjė me pronat, kontratat, me dokumentacionin civil, me regjistrin e votuesve, etj., nė mėnyrė qė stafi i ri tė ketė mundėsinė nė mėnyrė praktike tė fillojė ofrimin e shėrbimeve publike atje. Orientimisht ėshtė synim i ynė qė mesi i muajit korrik do tė jetė njė moment i pėrshtatshėm qė qytetarėt ti kenė shėrbimet e para nga kjo zyrė, shton zoti Osmani.
Konkursi pėr 55 vende pune ėshtė mbyllur gjatė javės sė kaluar, dhe sipas zyrtarėve tė kėsaj nga mė shumė se 1 mijė aplikime, 250 vijnė nga komuniteti serb, qė tregon pėr njė interesim tė madh tė serbėve tė asaj pjese.
Hapja e Zyrės Administrative dhe ofrimi i shėrbimeve nė veri tė Mitrovicės ėshtė parė si njė mundėsi pėr tė shtrirė autoritetin nė atė pjesė. (tch)
Komentet ()