Tomislav Nikolic ka bėrė betimin si presidenti i ri i Serbisė, me njė fjalim ku mes tė tjerash ka spikatur citimi se do tė ruajė integritetin territorial tė Serbisė, duke iu referuar nė kėtė mėnyrė Kosovės.
Do tė mbroj Kushtetutėn, do tė respektoj dhe ruaj integritetin territorial tė Serbisė dhe do tė pėrpiqem qė ti bashkoj tė gjitha forcat politike nė vend, qė tė kenė njė politikė tė pėrbashkėt kundrejt Kosovės, ka deklaruar Nikolic.
Nga ana tjetėr ai ka premtuar se do tė ndjekė rrugėn evropiane pėr Serbinė dhe se do tė bashkėpunojė me vende tė ndryshme, qofshin ato nė Perėndim apo nė Lindje.
Ėshtė nė interes tė Serbisė qė tė bashkėpunojė me tė gjithė, edhe me Lindjen edhe me Perėndimin, pasi nė kėtė mėnyrė Serbia vetėm fiton dhe nuk humbet asgjė, ka vlerėsuar Nikolic.
Ceremonia e betimit tė presidentit serb, ashtu siē ishte paralajmėruar, ėshtė bojkotuar nga presidentėt e disa prej vendeve fqinje tė Serbisė.
Kanė qenė presidentėt e Sllovenisė, Bosnjės dhe Kroacisė qė e kanė bojkotuar kėtė inaugurim, pėr shkak tė deklaratave tė Nikolic se, masakra e Srebrenicės nuk ishte gjenocid dhe se qyteti i Vukovarit nė Kroaci ėshtė njė qytet serb.
Ministri i Brendshėm serb, Ivica Dacic deklaroi mė herėt se Serbia ndihej e ofenduar nga ky veprim, i cili sipas tij ka qenė i organizuar dhe jo i rastėsishėm. Ky ėshtė njė bojkot i organizuar dhe ėshtė njė ofendim pėr Serbinė dhe jo pėr Tomislav Nikolic, deklaroi ministri i Brendshėm.
Komentet ()