E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

Po kthej nė Shqipėri librin e Enver Hoxhės

Nga Express | 14 Shtator 2012 13:29
Madhësia e tekstit:

Libri “Les cent vues de Paris” i ishte dhuruar italianes Aurelia Poselli, nėnės sė Terrusit mė 21.08.1930 nga Enver Hoxha nė shenjė simpatie gjatė viteve qė jetonin nė Gjirokastėr. Ajo e refuzoi dashurinė e tij dhe kjo shkaktoi zemėrimin dhe hakmarrjen e tij ndaj familjes Terrusi. Libri mban njė dedikim tė Hoxhės pėr Aurelian dhe iu dorėzua Arkivit tė Shtetit.

Aldo Renato Terrusi rikthehet nė Shqipėri brenda pak muajsh. Kėtė herė jo pėr tė promovuar librin e tij “Rikthim nė vendin e shqiponjave”, por pėr tė dhuruar. Do t’i dorėzojė Arkivit tė Shtetit njė libėr qė Enver Hoxha ia kishte dhuruar nė vitin 1930 nėnės sė tij, Aurelias, me dedikim. Ceremonia u zhvillua tė enjten nė sallėn e leximit nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave nė bashkėpunim me Ambasadėn Italiane dhe Institutin e Krimeve tė Komunizmit. “Les cent vues de Paris” i ishte dhuruar znj.

Aurelia Poselli, nėnės sė Terrusit mė 21.08.1930 nga Enver Hoxha nė shenjė simpatie gjatė viteve qė jetonin nė Gjirokastėr. Refuzimi i Aurelias pėr t’iu pėrgjigjur dashurisė sė tij dhe martesa e saj me z. Giuseppe Terrusi, drejtor i bankės italo-shqiptare nė Vlorė, sipas Aldos, shkaktoi tragjedinė familjare nė vitet nė vazhdim. Hoxha u hakmor ndaj familjes Terrusi duke burgosur tė atin pa asnjė akuzė tė qenėsishme fillimisht nė Vlorė e mė pas nė Burgun e Burrelit, ku edhe ndėrroi jetė nė vitin 1952.

Terrusi e sheh tė natyrshme qė njė libėr i tillė tė qėndrojė nė Arkivin e Shtetit nė Shqipėri, ndonėse pėr tė ka pėrfaqėsuar njė lidhje tė vazhdueshme tė familjes sė tij me vendin tonė, nė tė cilin pėsuan dhimbje tė mėdha. Nė njoftimin pėr shtyp tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave thuhet se “Dhurimi i librit, pėr mė tepėr nė kėtė vit festimesh pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė, simbolizon vlerėsimin e rėndėsishėm tė kujtesės, ku disa dokumente mbeten nė kujtesėn kolektive dhe shėrbejnė si paralajmėrim pėr tė rinjtė, nė mėnyrė qė diktaturat mos tė pėrsėriten asnjėherė. Aldo Renato Terrusi u bė i njohur pėr publikun shqiptar me librin e tij “Rikthim nė vendin e shqiponjave”, i botuar italisht nga “Besa” e qė pritet tė pėrkthehet sė shpejti nė shqip nga Instituti i Krimeve tė Komunizmit.

Zoti Terrusi, riktheheni nė Shqipėri, por kėtė herė pėr tė dhuruar nė Arkivin e Shtetit librin “Les cent vues de Paris” qė Enver Hoxha ia ka dhuruar nėnės suaj. Pse vendosėt ta dhuroni?

Mė duket e drejtė qė njė dokument “historik” mbi ēėshtje tė Shqipėrisė tė kthehet atje ku ka vendin, ndaj edhe vendimi pėr mua nuk ka qenė i vėshtirė.

Cila ėshtė historia e kėtij libri?

Thjesht i ėshtė dhuruar nėnės sime nė vitin 1930 nga Enver Hoxha gjatė kohės qė janė njohur nė Gjirokastėr.

A ju ka folur nėna juaj pėr kėtė libėr, pėr bisedėn qė mund tė jetė bėrė?

Jo, nuk mė ka treguar asgjė mė shumė se faktit qė ia ka dhuruar Enver Hoxha gjatė kohės qė i vinte vėrdallė. Siē dihet tashmė, historinė e dashurisė sė tij pėr nėnėn time dhe mė pas hakmarrjen ndaj familjes sonė e kam treguar nė librin “Rikthim nė vendin e shqiponjave”, tė cilin e prezantova edhe nė Tiranė.

A ka njė dedikim nė faqet e tij?

Po, ėshtė shkruar: “Njė kujtim miqėsie, Enver Hoxha (ėshtė firmosur nga ai), student i mjekėsisė, Gjirokastėr, 21.VIII 1930″.

Ēfarė ka pėrfaqėsuar pėr ju ky libėr?

Ėshtė njė kujtim i lidhjes sė fortė qė ka pasur familja ime, nė tė mirė e nė tė keqe me Shqipėrinė.

A ka tė tjera dhurata tė Enver Hoxhės nė shtėpinė tuaj?

Jo, ishte vetėm ky libėr.

Mė parė libri “Rikthim nė vendin e shqiponjave” e tashmė ky akt dhurimi. Ju bėjnė tė gjitha kėto tė ndiheni mė afėr Shqipėrisė?

Sigurisht. Pėr mua Shqipėria ėshtė njė atdhe i dytė. Siē e dini unė kam lindur nė Vlorė e pikėrisht nė bankėn nė tė cilėn babai im ishte drejtor nė vitin 1945.

(Shqip)

Komentet ()