E Shtunë, 18 Maj 2013E Shtunë, 18 Maj 2013

Lėvrimi i kohės

Nga Ilir Muharremi | 14 Shtator 2012 12:29
Madhësia e tekstit:

Pikėnisjet, pikėsynimet, mėnyrat e ndryshme tė argumentit, kalimi nėpėr kohė apo lėvrimi i kohės, e harruara dhe e paharruara, e tashmja, ngritėn mbi konceptin teorik qė i vesh artit funksionin moralizues artisti Eshref Qahili.

Arti i tij ėshtė shteg qė kuptohet thjesht si njė jetė e nėnshtruar ndaj kohės, momentit, periudhės ballkanike, duke e shėruar me instrument gėzimi. Titujt janė mjaftė grishės, domethėnės, plot jetė qė ringjallin krizat shpirtėrore si: “Lėvrimi i moteve”, “Kėnga e fundit”, “Muzeu i fėmijėrisė”, “Legjenda e kullave” etj.

Them se piktura e Qahilit ėshtė njė vallėzim, dhe e para qė tė godet nė pikturat e kėtij krijuesi ėshtė lėnda e realitetit duke u gėrshetuar me atė ėndėrroren, mistiken, tė pėrtejmen, ekspresiven, ku bluja, e verdha, e bardha, e hirta, shprehin atė ftohtėsinė, zymtėsinė dhe shpresėn pėr njė parajsė pa gravitet, sikurse shpirti lirohet nga kthetra e trupit, dhe zgjon penelin nėpėrmjet vijės sė lakuar qėllimisht, funksionin ideor etik, dhe gjymton thelbin specifik estetik.

Kacafytjet ngjyrore janė tė pranishme edhe tek “L e kullave”, ku nga e ftohta ato spėrkaten me tė ngrohtėn dhe ėshtė njė kalim ėndėrror nga realja tek e madhėrishmja. E kornizuar me qėndrueshmėrinė e kullės duke shpalosur kuptimin, labirinti i krijuesit ėshtė madhėshtor, oqean ngjyrash qė shpėrfaq thellėsinė si fitore esenciale, duke goditur nė ndjenjė, nga e cila rrjedh magma krijuese.

Kullat janė tė mbuluara me vija tė drejta tė hirta, qė pėrplasen pa mėshirshėm mbi qėndrueshmėrinė e bukurisė dhe pėrsosmėrisė sė kohės. Tablotė kanė tension, njė tension Shekspirian qė nganjėherė tė qon edhe tek rrėnjėt e Kamysė. Mirėpo, Sizifi kėtu bart ngjyrėn si element shprese, duke e modernizuar situatėn, apo duke ju nėnshtruar tė vėrtetės. Ballkani, njė shushurimė, vullkan, barut, llavė , shpaloset tek tablotė e Qahilit.

Ėshtė njė gjeografi e lashtė, e kulturės, qėndrueshmėrisė, kafshimit nga e shkuara dhe pengesa e integrimit nė tė ardhmen. Ai sikur thėrret me veprėn artistike, pėr njė globalizim artistik duke e ndarė artin si qėllim estetik dhe rregullues i problemit. Idetė janė tė pllenuara, poetike, aspak fantazmagorike, tė buzėqeshura lehtėsisht, dhe nga e hirta nė tė ndezurėn. Loja e ngjyrave, si tė ngrohta dhe tė ftohta, e kuqja e gjakut, e bardha e pafajėsisė, ngritin lojėn e njė ekuilibri tė ftohjes dhe tė njė shqetėsimi poetik tė krijuesit. Kemi edhe botėn e thneglave, nga e padukshmja qė na duket e parėndėsishme, krijuesi e vė nė plan tė parė, duke na paralajmėruar se ēdo insekt bėnė jetė dhe ėshtė i rėndėsishėm pėr botėn. A thua vallė ēfarė insekti ėshtė bota pėr galaksin? Njė thnegėl e vogėl qė bėnė jetė ngjyrore, tė mundimshme dhe pėrpjeke pėr njė pėrjetėsi tė lehtė. Po tamam kėshtu, njė insekt i cili sillet rreth rregullave tė pėrkryera.

Vallja artistike ėshtė morale , por edhe imorale, e njė natyralizmi kohor qė shpėrthen nga krizat shoqėrore. Nė syrin tim krijohen realitetet piktorike, tė filtruara nga drita artistike, qė zgjojnė kontraste tė fuqishme. E madhėrishmja qėndron mu nė atė grishjen e njeriut ballkanik, i cili rrethohet me njė gjeografi tė vockėl, por traditė dhe kulturė tė madhe. Liria e hapėsirave, thneglat, bizonėt, shpėrfaqin karakterin ekzistencial tė njeriut, i cili pėrmes absurdit shndėrrohet nė insekt, kafshė, madje edhe pėrbindėsh.

Piktori, dukshėm liron njeriun nga historia, tendenca e tejkalimit tė njė kafshimi ekstrem kohor, vėrtitet me ngjyrėn gri dhe tė bardhė, tė cilat na japin shpresėn dhe fitoren, por edhe hapėsirat tė cilat pafundėsisht ngritėn nė pėlhurė, tregojnė atė lirinė e njeriut dhe mbinjeriut. Njeriu koordinon fatin, krijon tė ardhmen, bredh nė njė botė tė egėr ashtu si do, ėshtė mbret i lirisė dhe robėrisė, pėrcaktimin e bėnė nga dėshira e tė pushtuarit, kjo ngjan me ekzistencializmin e Sartrit, i cili shkrihet nė penelin abstrakt tė Qahilit. Arti gjithnjė do tė jetė i pėrafėrt me filozofinė ngase vėmendje kryesore i kushton njeriut. Dukuritė e realitetit natyror sado tė jenė tė pranishme, nė radhė tė parė ashtu si filozofia, problemet e njeriut si qenie sociale, mendimet pėr botėn shpirtėrore, vuajtjet, dėshirat, synimet, gjithnjė do tė jenė tė pranishme nė telajo tė artistėve.

Komentet ()