E. L. James
Pesėdhjetė hijet e Greit
Pėrktheu: Manushaqe Bako
Botoi: Dritan
Pak ditė pasi ka ardhur nė stendėn e titujve tė rinj, libri Pesėdhjetė hijet e Greit ka tėrhequr menjėherė interesin e lexuesve. Autorja e trilogjisė sė famshme erotike Pesėdhjetė hijet, britanikja E.L. James, ka mbėrritur nė gjuhėn shqipe me romanin e saj bestseller. Historia romantike dhe ēlodhėse nis me njė marrėdhėnie nė dukje tė pamundur mes njė studenteje tė re dhe njė biznesmeni tė famshėm, ku ajo zbulon dėshirat e saj, por edhe tė fshehtat e shumta tė tij. Anastasia Still shkon tė intervistojė biznesmenin e suksesshėm Kristian Grei, ajo gjen njė burrė tepėr tėrheqės dhe frikėsues. Teksa nisin njė histori dashurie pasionante, Ana zbulon mė shumė mbi dėshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errėta qė Grei mban tė fshehura.
Martin Camaj
Poezi
Pėrgatiti: Bardhyl Demiraj
Botoi: Onufri
Rruga e poezisė sė tij ėshtė rruga e mundimshme e kthimit nė atdhe tė njė autori tė penguar nga tė gjithė. Ai vjen vetėm, me gjuhėn e vet, me gegnishten e larguar nga vetė gegnishtja e ndaluar, me poetikėn e vet tė larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinė e tij moderne e vetjake, krejt tė huaj pėr poezinė vokalike, pėr tėrmetin verbal, me shumė epiqendra, pėr poetikėn kolektive tė realizmit socialist. Nė kėtė kėnd ajo ka karakteristikat e fisnikėrisė qė Montale i njeh poezisė, plotėsisht e padobishme, por asnjėherė e dėmshme, shkruan studiuesja Dhurata Shehri nė parathėnien e kėtij botimi.
Laura Shaine Cunningham
Shpirtra tė bukur
Pėrktheu: Mimoza Backa
Botoi: Max
Gjashtė shoqe rreth tė 30-ave qė jetojnė nė Nju Jork, takohen njė mbrėmje nė apartamentin e njėrės prej tyre pėr tė festuar paralindjen e njė bebeje. Janė gjashtė gra profesioniste, qė jetojnė nė njė qytet dhe luftojnė pėr pėrzgjedhjet e tyre femėrore. Nėn flakėn e qirinjve, ato tregojnė pėr pėrjetime tė historive, tė dashurive sekrete dhe miqėsive tė krijuara. Leximi i kėtij romani, tė bind tė kesh vlerėsim pėr veten, miqtė mė tė mirė, meshkujt, tė dashurit e njė nate dhe, pa diskutim, pėr dashurinė dhe partnerin e jetės.
Komentet ()