Studiuesi i letėrsisė Agron Y. Gashi, autor i librit studimor Autopoetika (2009), doli me romanin Talianka (Intermexo nga jeta e njė heroi). Ky roman ėshtė njė rrėfim fluid i pėrbėrė nga dy linja narrative: historike dhe erotike.
Romani, tė cilin autori e cilėson si fiksion tė vėrtetė strukturohet nė tri pjesė me nga gjashtė rrėfime, pėrfshirė edhe tregime tė cilat funksionojnė si minirrėfime fusnotash.
Nė vend tė prologut ka pėr titull In mortum, pasojnė tri pjesėt e librit si Talianka dhe dy dashuri me rrėfimet Marshi i vdekjes sė lehtė, Talianka dhe dy dashuri, Talianka dhe cubnia, Ardhja e papritur e Perrisė, Zjarri magjik, Dhjetė udhėzime dashnije. Ndėrsa, nė pjesėn e dytė me titull Talianka dhe librat pėrfshihen po ashtu gjashtė rrėfime si Groposja, Kumbulla e ferrit, Thana e gjarpinjve, Arra e breshanės, E premtja e zezė, Shtėpia e braktisur dhe, nė pjesėn e tretė tė titulluar Talianka dhe rrėfime tė tjera, pėrmblidhen rrėfimet Talianka, Minat dhe Maria, Njė parabolė nė Kishė, Zona e minuar, njė Flashback nė rrėfyestore, Kthimi dhe pėr epilog ka epitekstin Post Mortum.
Sipas studiuesit Ag Apolloni, romani Talianka i Agron Y. Gashit ėshtė njė rrėfim fluid i pėrbėrė nga dy linja narrative: historike dhe erotike. Rrėfimi ndėrtohet nga inserte tė ndryshme tė njė harku kohor nga pushtimi i Shqipėrisė nga Italia e deri te koha e pasluftės nė Kosovė, njė invencioni ideo-tematik ky i realizuar nėpėrmjet teknikave tė avancuara tė rrėfimit letrar, prandaj edhe dominon sasia e informacionit.
Sipas Apollonit, romani Talianka, i ndėrtuar sipas paradigmės postmoderne, ėshtė njė roman qė e konsolidon modelin, duke operuar me rrėfime nė formė paranteze, digresioni e kolazhi. Nė tė praktikohen shumė teknika pėr tė krijuar pluralizmin diskursiv, larminė tematike, peshėn ideore dhe mozaikun formal. Si i tillė, romani Talianka i Agron Y. Gashit ėshtė njė vepėr mjeshtėrore qė e pasuron letėrsinė bashkėkohore shqiptare.
Ndėrsa, studiuesi dhe prozatori Gėzim Aliu nė mes tė tjerash thotė se romani Talianka pėrmes rrėfimit tė rrjedhshėm paraqet ndėrlikimet e tradicionales me modernen, historikes dhe bashkėkohores, lokales dhe botėrores. Rrėfehet jeta e njė personazhi tė jashtėzakonshėm dhe njėkohėsisht tė zakonshėm.
Ky libėr nė tė vėrtetė, nė prozėn bashkėkohore shqiptare, e posaēėrisht prozėn shqipe tė Kosovės, paraqet rrėfimin e parė pa komplekse pėr ngjarje qė autori i tekstit i ka pėrjetuar vetė dhe kryesisht i ka dėgjuar nga dėshmitari qė edhe ėshtė personazhi kryesor i veprės sė tij.
Romanin e botoi shtėpia botuese OM, Prishtinė, 2012.
Komentet ()