E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Klikimet qė shkatėrrojnė trurin

Nga Express | 08 Gusht 2012 14:29
Madhësia e tekstit:

Rreth 99 pėrqind e tė rinjve tė sotėm qėndrojnė pėr ēdo ditė para kompjuterit, ose ‘lundrojnė’ nėpėr internet. Pėrkundėr mendimeve ndryshe, kjo shprehi nuk ėshtė aq e parrezikshme, konsideron neurologu gjerman, Manfred Spitzer, i cili kohė mė parė ka botuar librin me titull “Demenca Digjitale”.

Shumica e tė rinjve pėr ēdo ditė kalojnė – mesatarisht – nga tre orė nė internet, qoftė nėpėrmjet telefonave ‘tė menēur celularė’, apo nėpėrmjet kompjuterėve. Kjo gjė ėshtė shumė e rrezikshme, shkruan Manfred Spitzer nė librin e tij, nėntitulli i tė cilit ėshtė: “Si po e Humbim Mendjen Ne dhe Fėmijėt Tanė”. Me fjalė tė tjera, pse po e shkatėrrojmė trurin tonė nėpėrmjet klikimeve.

“Nė libėr, thjesht, jam munduar qė tė tregojė se pėrse edhe nė kėtė rast mund tė flasim pėr efekte dhe pėr rreziqe anėsore, siē preferojmė t’i quajmė ne mjekėt, e jo vetėm pėr anėt pozitive tė mediave tė reja. Natyrisht qė askush nuk dėshiron qė tė kthehet nė Mesjetė ose nė mal, por edhe populli kaherė e di se ‘nuk ėshtė ar gjithēka qė shkėlqen’”, thekson autori i librit.

Pse interneti ėshtė shkatėrrues pėr trurin e fėmijėve?

“Truri rritet paralelisht me detyrat qė i parashtrohen. Merreni, pėr shembull, navigacionin gjatė ngasjes sė automjetit. Po qe se ngisni me navigacion, pas njė kohe do ta keni problem qė tė arrini deri tek njė vend i caktuar pa tė. Do ta keni pra tė vėshtirė qė tė orientoheni. Pasojė e kėsaj gjėje ėshtė se truri po rikonstruohet gjithnjė e mė pak, kėshtu qė nė fund – gjegjėsisht, brenda njė afati pak mė tė gjatė – vije edhe deri te rėnia e aftėsive shpirtėrore”, nėnvizon Spitzer.

Ardhmėria nė duar tė tregut

Nė bazė tė rezultateve tė hulumtimit tė kryer, Spitzer erdhi nė pėrfundim se aspekti trupor ėshtė shumė i rėndėsishėm gjatė mėsimit, sepse, pėr shembull, fjalėt shkruhen me laps nė letėr e jo vetėm me prekjen e tastierit. “Tė shkruarit me dorė zgjatė mė shumė se sa shkrimi nė tastier. E, nga ana tjetėr, as Facebook nuk paraqet njė zėvendėsim teknologjik pėr shoqėrime tė njėmendta, thotė autori i librit “Demenca Digjitale”. „

“Shumėēka ėshtė duke ndryshuar, por nė kuptimin negativ tė fjalės. Kush kalon shumė kohė duke luajtur lojėra kompjuterike shndėrrohet nė person tė pandjenja ndaj dhunės reale. Madje, ėshtė vėrtetuar se ky person shumė mė lehtė do tė kryej akte tė dhunshme. Nė bazė tė rezultateve tė disa studimeve serioze tė kryera nga kolegėt, erdhėm nė pėrfundim se dhuna mediale njeriun e bėnė shumė mė tė dhunshėm. Dhe, pėr mė tepėr, as tė mėsuarit nėpėrmjet kompjuterit nuk ėshtė mė i mirė. Pėrkundrazi, ėshtė shumė mė i dobėt. As qė mund tė jetė ndryshe, meqenėse kompjuteri po na ‘e rrėmben’ punėn shpirtėrore. Tė gjitha tė tjerat pastaj janė vetėm interesa tė tregut. Sė kėndejmi, nėse na duhet qė gjithsesi tė parandalojmė diēka, atėherė gjithsesi duhet qė ardhmėrinė e gjeneratave tė ardhshme mos ta lėmė nė duar institucionit tė tregut...”, thekson, mes tjerash, Spitzer.

Por, problemi ėshtė se lundrimi nėpėr botėn digjitale gjithnjė e mė shumė po e zėvendėson tė mėsuarit e vėrtetė, shprehet doktor Spitzer.

“Po qe se nxėnėsve tė klasės sė parė, tė dytė, ose tė tetė u dhuroni nga njė ‘Play-Station’, nota e tyre do tė bėhen gjithnjė e mė tė dobėta dhe, pėrgjithėsisht, ata do tė kenė gjithnjė e mė shumė probleme nė shkollė. Kjo ėshtė vėrtetuar, pa asnjė dyshim. Tė gjitha tė tjerat janė vetėm parulla pėr interesa te tregut”, pohon Spitzer nė librin e tij.

DW

Komentet ()