E Diel, 26 Maj 2013E Diel, 26 Maj 2013

Tė shkruash nė burg

Nga Alfred Beka | 07 Gusht 2012 14:29
Madhësia e tekstit:

‘Burgologjia’, siē e quan shkrimtari Visar Zhiti, ėshtė njė formė e re e letėrsisė e shkruar gjatė dy dekadave tė fundit nė Shqipėri nga autorėt qė kanė pėrjetuar tmerret e burgut nė kohėn e regjimit komunist. Dy prej tyre, Fatos Lubonja dhe Visar Zhiti, autorė tė librave me kujtime nga burgu, flasin pėr pėrvojat e tyre tė burgut dhe pėr arsyet qė i kanė shtyrė pėr t’iu kthyer kėsaj periudhe.

Librat me kujtime nga burgu kanė marrė hov nė Shqipėri vetėm gjatė njėzet viteve tė fundit. Shkrimtarėt dhe intelektualėt e shumtė, qė kanė qenė tė burgosur gjatė regjimit komunist, nuk kanė mundur tė rrinė pa e dokumentuar njėrėn prej periudhave mė tė errėta tė historisė shqiptare. Dy prej tyre, Fatos Lubonja dhe Visar Zhiti, nė njė intervistė paralele pėr Mapo, evokojnė kujtime tė asaj kohe, japin arsyet qė i kanė shtyrė tė shkruajnė kujtime nga burgu dhe tregojnė pėr procesin e tė shkruarit nė burg.

Pėr Fatos Lubonjėn, kuptimi i jetės ėshtė t’i rrėfejė dhe t’i transmetojė eksperiencėn personale, ndjenjat, emocionet, shoqėrisė, nė mėnyrė qė ajo tė mėsojė prej saj. Ndėrsa pėr Visar Zhitin, tė shkruarit e kujtimeve nga burgu nxitet nga pėrvoja, ndėrgjegjja dhe pėrgjegjėsia.

“Filozofia ime e jetės, e ndėrtuar pak nga pak edhe sot, sidomos me burgun e mbrapa ėshtė: nė jetėn e njeriut ka dy seri ngjarjesh. Njė seri ngjarjesh qė na ndodhin pėr shkak tė fatit tonė qė vjen nga zotat ose diktatori, por ėshtė dhe njė seri tjetėr ngjarjesh qė nuk varet nga vullneti i zotave dhe diktatorit, por nga ne vetė, qė i diktojmė me vullnetin tonė. Nė jetė njeriu lufton qė fatin e tij ta bėjė destinacionin e jetės sė tij. Nė rastin konkret ishte vullneti i diktatorit qė pėrcaktoi fatin tim dhe tė hyja nė burg, por isha unė qė kėtij fati u mundova t’i jepja njė kuptim. Meqenėse kisha njė prirje pėr letėrsi, gjithēka qė unė kam vuajtur nė njėfarė mėnyre e kam parė dhe me idenė se duhet shkruar qė atėherė pa pasur mė idenė se nė fund fare do lirohem dhe do tė kem mundėsi t’i bėja libėr ato qė shkruaja”, ėshtė shprehur Lubonja. Ai ka treguar edhe faktin se si ka shkruar nė letra cigareje. Po ashtu, Lubonja nė burg ka bėrė edhe shumė pėrkthime. Njėkohėsisht tregon se ka shkruar ditarin e burgut, qė ėshtė njė nga format e tė shprehurit, ashtu sikurse ėshtė dhe njė pjesė e rėndėsishme e letėrsisė sė kujtimeve, qė pėrgjithėsisht nė Shqipėri mungon, letėrsia epistolare. “Letrat e shkruara nga burgu, korrespondencat qė unė kam me babain dhe nėnėn time, e cila shkruante njė letėr nė javė, dhe letra ishte katėr faqe. Tė gjitha kėto janė mėnyra komunikimi. Dua tė them se ideja primare nuk ishte pėr tė shkruar njė libėr, por ishte njė mėnyrė komunikimi e njeriut me vetveten dhe me tė tjerėt. Kėshtu qė nė njėfarė mėnyre ky komunikim fillon me burgun, por vazhdon dhe me post-burgun”, shprehet ai. Sipas tij, lėnia e dėshmisė nuk ėshtė thjesht rrėfim, por ėshtė njė pėrvojė qė ia jep shoqėrisė, nė mėnyrė qė ajo tė mėsojė prej saj. Dhe padyshim qė kjo ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm. Pjesa mė e rėndėsishme e tė rrėfyerit tė kėsaj periudhe, sipas Lubonjės, ka tė bėjė me emocionet.

“Ndoshta kthimi tek ajo histori ėshtė njė lloj pėrpunimi i traumės. Ėshtė njė lloj autoterapie. Ėshtė pak e vėshtirė pėr t’u shpjeguar kjo, por mendoj se nė njėfarė mėnyre kėrkon t’i japėsh njė kuptim asaj jete dhe jo ta shohėsh si jetė e shkuar dėm”, shprehet ai.

Ndėrkaq, pėr Visar Zhitin, burgu, i cili sintetizon mė mirė se gjithēka njė shoqėri, kohėn dhe sistemin, jep mundėsinė qė ti tė zbulosh njė tė vėrtetė dhe nėpėrmjet saj tė shpalosėsh moralin kolektiv dhe individual. Ndėrgjegjen e kohės.

“Kėto janė pak a shumė shpjegimet e mia, por joshjet pėr t’i shkruar ato si letėrsi, ku dokumenti tė shndėrrohet nė dokument artistik, janė nga mė misteriozet dhe mė tė pashpjegueshmet. Mbase pėr tė shpikur liri sa mė shumė, siē nxjerrim ujė nga njė pus i errėt”, ėshtė shprehur ai. Ai thotė se dėshiron t’i japė letėrsisė atė qė i ka dhėnė jeta. Zhiti shton se mbi sh shpatullat e tij bie barra pėr tė treguar krimin, ndėrsa ndjehet i lumtur qė ai nuk ka marrė pjesė nė ata qė e ushtruan krimin, qė e kishin zanat, mendėsi, doktrinė, por nė ata qė e pėsuan krimin dhe dinė ta shndėrrojnė nė vlerė artistike, qė e pėrjetėsojnė, jo pėr tė vrarė prapė, por qė tė ruhen prej tij.

“Kjo vjen si nevojė e brendshme e tė gjithėve qė pėrzgjedhin disa pėr tė thėnė tė vėrtetat dhe moralin qė del prej tyre. Kishin munguar prej kohėsh nė letrat tona. Prandaj dhe po shkruajnė pėr krimet e diktaturės, pėr burgjet dhe internimet, si pengoheshin njerėz edhe ata shkrimtarė qė nuk i kanė pėsuar kėto mbi lėkurėn e tyre, madje mund tė kenė qenė pjesė e mekanizmit tė dhunės me forma nga mė tė ndryshmet. Pra, tė paktėn tė tregojmė tani, gjė qė s’ėshtė pak”, thekson Zhiti. Kėtė lloj letėrsie ai e krahason me atė qė nė botė quhet ‘kultura e holokaustit’ dhe pėrmend shkrimtarin nobelist, Imre Kėrtez, i cili merret vetėm me kėtė lloj letėrsie.

Ai thotė se po zhvillohet njė metodė letrare, tė cilėn e quan ‘Realizėm i dėnuar’, pra letėrsia e njė realiteti tė dėnuar. Kjo, sipas tij, tė jep aftėsinė e dėnimit tė sė keqes, e frikės sė menēur se mos pėrsėriten dukuritė e saj dhe aftėsinė e vetėmbrojtjes kolektive.

Komentet ()