Lajmi se njėri nga miqtė e tij mė tė mirė u nda tragjikisht nga jeta, shumė kilometra larg vendlindjes, e ka prekur thellė shkrimtarin Dritėro Agolli. Herėn e fundit kur e pa, Aliu iu duk optimist, si njė djalosh. Sot, thotė se do ti mungojė zėri i tij, qė sdo ta dėgjojė mė kurrė.
Nė takime me tė, pėr intervista tė ndryshme nė shtėpinė e tij, na rastisi tė dėgjonim pėr bisedat hokatare qė kish bėrė me Ali Podrimen. Se si poetėt bisedonin deri pas mesnate, se si Podrimja vinte e rrinte nga njė javė tė tėrė nė shtėpinė e Dritėroit, se si ky i fundit njė muaj mė parė i kishte thėnė se do tė jetonte 100 vjet...
Dritėroi e kishte pėrmendur shpesh dhe kishte folur me vlerėsime tė larta pėr poetin dhe njeriun Podrimja, pėr mikun Ali.
Nuk ishte fort e lehtė ta merrje nė telefon as pėr ngushėllim dhe as qė t'i kėrkoje ndonjė fjalė nderimi, megjithėse ai vetė e pa tė arsyeshme tė fliste pėr Pdorimen; t'ia thoshte dy fjalė mikut, edhe pse ky s'do ti dėgjonte mė kurrė. I rėndė dukej telefoni nė ēastet kur i shpreh ngushėllime Dritėroit.
Nė tė qindtėn e sekondės, kushedi sa kujtime i parakalojnė nė mendje; kushedi sa biseda e tė qeshura; kushedi sa net dimri e vere tė kaluara nė Tiranė - nė shtėpinė pranė Teatrit tė Operės; kushedi sa plane tė lėna nė gjysmė kaq dhunshėm; kushedi sa premtime tė thyera prej atij qė, krejt padashje, u bė "besėthyer" - duke anuluar dhe ardhjen e pėrvitshme tė gushtit nė Tomorr.
Por, duket se nė kujtimet Dritėroit Podrimja jeton ende si njė njeri aktiv, si ai miku qė e takonte nė Ēorovodė e nė Berat, si ai njeriu qė ishte njė zog i lirė qė udhėtonte pa fund, e i cili, si njė zog, edhe fundin e pati larg folesė. Dritėro Agolli rrėfen si e njohu e si do ta mbajė mend poetin e dhimbjes dhe dashurisė, Ali Podrimjen.
Si e pritėt lajmin e vdekjes sė Ali Podrimjes?
Lajmi pėr vdekjen e Ali Podrimjes na ka mėrzitur, na ka pikėlluar. Jo vetėm ne qė e njihnim, por edhe ata qė kanė lexuar poezinė e tij. Ishte njė poet nga mė tė shquarit e shqiptarėve, nė tė dy anėt e Shqipėrisė - edhe kėtej edhe andej Drinit. Ali Podrimja ishte njė njeri aktiv edhe sa i takon problemeve tė shoqėrisė e jetės sė njerėzve, kėtu nė Shqipėrinė zyrtare dhe andej nė Shqipėrinė tjetėr. Mė duhet tė them se ka qenė njė shok i mirė pėr tė gjithė poetėt. Nuk ishte ziliqar, e as xheloz. I donte poetėt e Shqipėrisė e tė Kosovės, shkruante pėr ta dhe i linte mėnjanė mėritė, xhelozitė e zilinė. Ėshtė humbje e madhe ikja e tij. Ėshtė humbje pėr njerėzit edhe pėr ne poetėt.
E takonit shpesh?
Sa herė qė vinte nė Tiranė mė vizitonte nė shtėpi, jo vetėm viteve tė fundit, por ka ardhur shpesh edhe para vitit 1990. I takonte tė gjithė miqtė e tij, poetė e shkrimtarė. Shpeshherė ka ndodhur qė kur vinte, tė rrinte edhe njė javė edhe 10 ditė kėtu me mua, nė shtėpinė time. Ka qėlluar qė bashkė me tė, tė vinte edhe Azem Shkreli, poeti tjetėr i njohur qė po ashtu ėshtė ndarė nga jeta. Zakonisht qėndronte gjatė dhe rrinim zgjuar e bisedonim deri vonė pas mesnate. E kam ndjerė nė ato biseda dinamizmin e tij, lėvizjet. Donte tė ishte gjithnjė nė udhėtime. Ishte njė zog qė fluturonte. I donte aq shumė udhėtimet saqė mė ka qėlluar ta takoj edhe nė Ēorovodė, por shkonte edhe nė Tomorr - tek teqeja - ēdo muaj gusht.
Po hera e fundit qė e keni takuar, kur ka qenė? Si dukej ai?
E kam takuar kur erdhi kėtu, mbase, njė muaj mė parė. Ishte shumė optimist, madje, dukej si djalosh.
Ai ka qenė njė moshė me bashkėshorten time, Sadijen, dhe i thashė se do tė jetosh deri nė 100 vjet. Ai iku, po la pas njė emėr tė madh, dhe kjo ka rėndėsi. Emri i tij nėnkupton njė poet tė pėrmasave tė mėdha. Do e mbaj mend si njė njeri tė dashur, si njė njeri tė mirė. Humbjen e tij e kemi pėrjetuar shumė keq, jo qė s'do mund t'ia lexoj mė poezinė e bukur, por sepse do tė mė mungojė zėri i tij, tė cilin nuk do ta dėgjoj mė.
(BW)
Komentet ()