Skanderbeg - Lheroi, el mite (Skėnderbeu heroi dhe miti) titullohet ekspozita me libra pėr heroin shqiptar qė ėshtė hapur nė Bibliotekėn Kombėtare nė Barcelonė.
Nuk ėshtė vetėm dashuria e shqiptarėve pėr ekipin futbollistik tė Barcelonės e vetmja nyje qė i lidh kėta dy popuj. Nė tė kaluarėn shqiptarėt kanė pasur njė bashkėpunim tė mirė mė katalonasit. Shembull mund tė merret miqėsia e heroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu me mbretin e Aragonit, Alfonsin e Madh.
Pėr tė shėnuar kėtė miqėsi dhe raportet ndėrmjet tyre si dhe pėr tė shėnuar njėqindvjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Otomane, nė Bibliotekėn Kombėtare tė Katalonisė nė Barcelonė ėshtė hapur, para pak ditėsh, njė ekspozitė me libra pėr heroin shqiptar, tė cilėt janė marrė nga fondacioni i Patricia Nugee, e cila ka nė dispozicion njė fond bukur tė madh tė librave qė janė shkruar pėr Skėnderbeun.
Me kėtė ekspozitė nė Barcelonė, tė organizuar nga Instituti Europian i Mesdheut, Sekretariati i Punėve tė Jashtme i qeverisė sė Katalonisė dhe Ambasada shqiptare nė Spanjė, nėpėrmjet librave qė datojnė nga shekulli 16 deri nė shekullin 18, pasqyrohet roli historik dhe kulturor i Skėnderbeut.
Pėrpos ekspozitės, janė mbajtur edhe debate mbi historinė e Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e saj me Kataloninė dhe hapėsirėn e Mesdheut.
Nė websajtin e Institutit Europian tė Mesdheut, qė ėshtė njė prej organizatorėve tė ekspozitės, thuhet se nė njėqind vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, kemi mundėsinė tė zbulojmė njė hero qė u bė mit nėpėr Europėn Perėndimore.
Ky ėshtė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i njohur mė shumė nėpėr dokumentet mesjetare qė ekzistojnė nė Arkivin e Kurorės sė Aragonit si Jordi Castriota (14051468), zoti i Krujės, i cili arriti tė mundė turqit dhe tė mbajė Shqipėrinė tė pavarur nga Perandoria Otomane pėr rreth tridhjetė vite. Kjo ekspozitė nxjerr nė pah lidhjen e tij tė afėrt me Mbretėrinė e Aragonit nė kohėn e Alfonsit tė Madh, periudhė kjo qė kishte sjellė njė garė ndėrmjet Venedikut dhe Turqisė pėr kontroll ekonomik dhe social por edhe politik tė tėrė Mesdheut Qendror, thuhet nė informatėn lidhur me ekspozitėn, e cila ėshtė hapur nė Bibliotekėn e Katalonisė (Biblioteca de Catalunya) mė 27 qershor dhe do tė zgjasė deri mė 22 korrik.
Gjithashtu, pėr tė shėnuar njėqindvjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ėshtė mbajtur edhe njė tryezė e rrumbullakėt me temė Shqipėria dhe Mesdheu prej Skėnderbeut deri te Bashkimi pėr Mesdheun.
Heroi, miti
Nė shekullin 15, Mesdheu ishte bėrė arenė nė tė cilėn fuqitė e kohės republikat e Venedikut dhe Gjenovės, Mbretėria e Aragonit dhe Perandoria Otomane qė po lindte po tentonin tė impononin influencėn e tyre ekonomike dhe politike. Megjithatė, ka qenė gjithashtu periudha nė tė cilėn u shfaqen shumė identitete kombėtare, tė cilat mė vonė u ndeshėn me ambiciet ekspansioniste tė perandorive tė mėdha.
Gjenerali shqiptar Gjergj Kastrioti, i njohur mė shumė si Skėnderbeu, u bė kampion i lirive kombėtare tė shqiptarėve kundėr Perandorisė Otomane, e cila u paraqit nė Ballkan. Aktet heroike tė tij dhe aleancat politike do ta kthenin atė nė mit nė shėmbėlltyrėn kolektive tė Krishterimit Europian dhe do ta poziciononin Shqipėrinė nė skenarin gjeopolitik tė Mesdheut.
Nė pėrvjetorin e njėqindtė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Otomane, figura e Skėnderbeut ėshtė referencė e qartė e ndėrtimit bashkėkohor kombėtar tė Shqipėrisė.
Shqipėria dhe Mbretėria e Aragonit
Aleanca ndėrmjet Skėnderbeut dhe Alfonsit tė Madh kishte tė bėnte me interesat e vjetra tė Mbretėrisė sė Aragonit (shekujt 13 dhe 14) nė sigurimin e prezencės nė Mesdheun Lindor dhe nė Shqipėri. Alfonsi, trashėgues i atyre aspiratave dhe konflikteve me Venedikun pėr epėrsi nė Detin Adriatik dhe nė Mesdheun Qendror, zhvilloi njė politikė pėr frenimin e avancimit tė otomanėve.
Ky ka qenė konteksti i aleancės tė cilėn ai e zhvilloi me Skėnderbeun dhe nėnshkrimin nė vitin 1451 tė Traktatit tė Gaeta-s. Nė traktat, Skėnderbeu e pranonte Alfonsin si zot tė tij dhe ky i fundit dėrgoi trupa nėn komandėn e Bernat Vaquer, qė u vendos nė Krujė. Mbrojtja e hapėsirave tė banuara nga shqiptarėt nga Mbretėria e Aragonit e arriti kulmin e saj me arritjen e nėnmbretit Ramon dOrtafa nė vitin 1454 pėr tė mbėshtetur Skėnderbeun, i cili arriti tė ruante autonominė e tij.
Komentet ()